Si mund të përfitoni pension më të lartë duke paguar kontributet shtesë

August 22, 2018 15:27

Si mund të përfitoni pension më të lartë duke paguar kontributet shtesë

Pensionistët aktualë, por edhe ata që janë në prag pensioni, mund të marrin të ardhura më të larta mujore duke paguar kontribute vullnetare.

Por kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura? Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korrent.

Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për më shumë të ardhura:

  1. a) Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 24.000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 5.184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.
  2. b) Të punësuarit – sigurohen me pagë minimale mujore 24.000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 5.184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.
  3. c) Punëdhënësit – sigurohen me pagë minimale mujore 24.000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, dmth sigurim me kuotë fikse 5.184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura: – Pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara.

Dokumentacioni dhe procedurat për t’u siguruar: Personi i interesuar, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentet e mëposhtme:

  1. a) Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit;
  2. b) Fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon;
  3. c) Fotokopje të letërnjoftimit elektronik / kartës së identitetit.

Nëse personi i interesuar bie dakord për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, shkruan shqiptarja.com

Duke disponuar këtë “Urdhër veprim” personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”. Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (mandat arkëtimi në asnjë rast nuk i dorëzohet punonjësit të sigurimeve shoqërore. Ai është personal dhe mbahet nga vetë personi i interesuar).

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë të re nëqoftëse nuk ka.

o.j/dita

August 22, 2018 15:27
Komento

4 Komente

  1. Arben August 22, 16:12

    se mos ka ndonje idiot, qe paguan sigurime.

    jo per gje, po me mire del ti djege ato para, se keshtu

    te pakten hirin e merr e ua hedh bimeve per pleh.

    Reply to this comment
  2. Adih August 22, 20:24

    Me gjithe se eshte shum turp dhe qesharake ,pensionet e ulta ,qe marin pensionistet e mjere shqiptar ,por kjo lutje qe ben shteti eshte e barabarte ,se Rama e ka cuar per lesh arapi ekonomine shqiptare ,pa haruar edhe mesuesin e anglishtes se ja harova emrin ,qe e ka minister financash..
    Koha ka ardhe ,keta katovicare te hapin krahun ,dhe tja u lene te rinjve me ide dhe principe perendimore drejtimin e shtetit..

    Reply to this comment
  3. romeo August 22, 23:39

    Keta bandite kerkojne akoma ta xhvatin pensionistin duke i mashtruar gjoja me pensione te larta,por me pare duhet ta blejne kete pension!
    Si nuk ju vjen turp,o kellira qe shkoni pa asnje nevoje e hani dreke ne Llogara duke shperdoruar miliona leke nga buxheti i shtetitr?
    Me cfare llogjike i ben keto shpenzime REama,kur duhet te shterngoje doren se eshte kryeminister i nje populli fukara?
    Jam sulltan ,thote Rama dhe do bej cfare te me doje bytha!
    Do bredh neper bote kudo ku shkon Trump-i apo Merkeli se kam interes te me japin doren qe re shohin shqiptaret se sa me duan mua te huajt!
    Mjere ne cfare karagjozi kemi ne krye!

    Reply to this comment
  4. Precizim August 23, 13:03

    Per Adih

    Pse more zoteri, nuk u ngope me demin e tmerrshem qe i kane bere ketij vendi keta te “rinjte” qe thua ti me ide dhe principe perendimore. Mire qe do ti futesh direkt ne drejtim, por per te mesuar te punojne keta, kur do te mesojne. I kemi bere te gjitha eksperimente e panumurta me te rinj karagjoze e te papergjegjshem te cilet e kane cuar dhe po e cojne cdo dite ne gremine kete vend. Hajdute te lindur e te pangopur. I kemi bere ministra e kryeministra e deputete, direkt nga shkolla e mesme, drejtore te te gjitha niveleve.
    Do ca shembuj nese nuk i di? Lista eshte aq e gjate sa duhen faqe.
    Drejtimi i institucioneve, bizneseve, organizatave, etj eshte karriere. Dhe karriere e gjate e cila kerkon brenda, profesionalizem, eksperience per te marre vendime te drejta e te rendesishme, te cilat nuk mund ti marrin te rinjte pa pervoje.
    Sigurisht qe drejtimi mund te jete edhe nje kombinim me te rinj te talentuar, por te rinj te cilet kane dhene prova ne punen e kryer nga ata ne nje periudhe jo me pak se 15 vite ne profesionin e tyre.
    E gjithe qeveria e sotme ne te gjitha institucionet perbehet nga keta te rinjte qe thua ti, dhe qe Rama per te mbuluar paaftesine e tija, per ti hedhur hi syve publikut, per tu treguar modern, dhe me pas per tja hedhur fajin e keqqeverisjes pikerisht ketyre te “rinjve”, sic ishte rasti i te riut rrugac dhe halabak Saimir Tahiri, i cili u promovua si Ministri me i suksesshem i qeverise Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*