Hapat si të rezervoni një konsultë me mjekët specialistë të Spitalit Francez në QSUT

March 14, 2018 18:07

Hapat si të rezervoni një konsultë me mjekët specialistë të Spitalit Francez në QSUT

Sikundër ndodh me shumë shërbime të tjera, tashmë edhe konsultat ambulatore në Spitalin Francez në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mund t’i rezervoni nëpërmjet numrave të telefonit. Drejtuesit e QSUT-së bën me dije se mund të prenotoni një konsultë me një mjek specialist të këtij spitali, duke telefonuar në numrat 0800 28 28 dhe 04 23 49 217, si dhe në shërbimin online “Rezervo Konsultën Ambulatore”, në faqen http://konsultat.qsut.gov.al/.

Për të mos rrezikuar kryerjen e vizitës në ditën e planifikuar, duhet të respektoni edhe një sërë kushtesh të tjera, të cilat i gjeni të detajuara në vijim.

Sipas rregullores së QSUT-së: Orari i fillimit të konsultave është 10.00-14.00, ndërsa orari i marrjes së mostrave biologjike për analiza laboratorike është 7.30-11.30.

Rekomandohet që të mos keni ngrënë asgjë 10 orët e fundit para marrjes së analizave të gjakut, me përjashtim të ujit. Pacientët me diabet duhet të konsultohen me mjekun kurues.

Përgjigja e analizave merret tek zyra e informacionit pas orës 14.00 (sipas afatit të përcaktuar në fletën e dhënë nga laboratori, pas marrjes së materialit për analizë).

Duhet të ndiqni edhe udhëzimet në vijim:

 Të gjithë pacientët që paraqiten në Qendrën e Konsultave Ambulatore duhet të kenë planifikuar më parë vizitën, apo ekzaminimin që kërkohet, bazuar në rekomandimin e mjekut.

Respektoni oraret tuaja të planifikimit (mjafton të paraqiteni 15 minuta më parë).

Gjatë  hyrjes në këtë qendër duhet të tërhiqni numrin tuaj rendor dhe drejtohuni në sportel për t‘u regjistruar. Paraqisni në recepsion të gjithë dokumentet e kërkuara që të përfitoni falas vizitën tuaj.

Për të kryer konsultën duhet të jetë i pranishëm vetë pacienti (jo familjarët).

Qëndroni në hollet e përcaktuara të pritjes, deri sa të vijë radha juaj e konsultës.

Ndalohet qëndrimi në qendër i familjarëve, me përjashtim të rasteve kur shoqërimi i pacientëve është i domosdoshëm.

Pacientët që paraqesin urgjencë mjekësore, duhet të drejtohen pranë shërbimeve të Urgjencave të QSU “Nënë Tereza”, ku do të marrin trajtimin e duhur. Ky shërbim ofrohet për të gjithë qytetarët 24 orë pa ndërprerë dhe papagesë.

  p.k/dita 

March 14, 2018 18:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*