Si na sheh Europa!?

September 14, 2016 10:40

Si na sheh Europa!?

Shqipëria pret dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit në BE. Tirana zyrtare ngulmon se duhet të jemi pjesë e Europës së Bashkuar pa vonesë, -sepse përfitimi është i dyanshëm, -u pëlqen të thonë zyrtarëve.

Por a i plotëson vendi ynë kushtet e Brukselit? A kemi arritur pjekurinë politike që kërkohet. A kemi treguar vullnet për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës?

A ka ndryshuar vërtet Shqipëria dhe si na shohin sot Europianët? Këndvështrimin e tyre EurActiv, faqja më e ndjekur e internetit në BE në lidhje me politikat europiane, e vendos vendin tonë në optikën e një grupi turistësh të huaj e shqiptarë që jetojnë në BE dhe që e vizituan Shqipërinësi turistë këtë verë. Lapsi.al po e sjell të plotë shkrimin e EurActiv

Kur mendon të shkosh me pushime në Shqipëri, ajo që të vjen së pari ndër mend është imazhi i bukurisë së natyrës, mikpritja e njerëzve dhe ushqimi i shijshëm. Por kur mbërrin në Shqipëri, gjërat shfaqen nën një dritë tjetër. Për të mos thënë krejt ndryshe për ata që kthehen për pushime në vendlindje!

Avioni mbërrin në Rinas. Gjatë kontrollit të pashaportave, dy shqiptarë që sapo janë kthyer nga një konferencë në Vjenë më flasin për vjedhjen spektakolare të aeroportit. «9 ditë më parë, 3 burra me maska dhe të armatosur kanë grabitur rreth 3 milion euro nga ky aeroport në 14.45 të pasdites! Ndërkohë, nuk ka asnjë shans për të gjetur paratë, se ato kanë përfunduar në xhepat  e peshqve të mëdhenj.

Ata që janë arrestuar nga policia po mbahen në burg dhe sipas gjasave do të lirohen shpejt, ashtu siç ndodh zakonisht në Shqipëri!» më thotë Agroni, që është aktiv në shoqërinë civile. « Një grabitje e tillë nuk ka ndodhur në aeroportin kombëtar as në vitin 1997, kur Shqipëria ishte në prag të një lufte civile.

Dhe kur i shton kësaj edhe grabitjen prej 7 milionë dollarësh të Bankës Kombëtare në vitin 2014, mendon: Ky është shtet gallate! » thotë Arbeni, student në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. « Mos ua përkthe këtyre miqve tuaj të huaj, se do t’i zerë frika.

Këta kanë ardhur për natyrën tonë të mrekullueshme, nuk kanë punë me hallet tona! » përshpërit Arbeni. Ky moment shënon daljen nga aeroporti edhe hyrjen në botën e çudirave shqiptare. Gjatë gjithë qëndrimit tim në Shqipëri nga 9 korrik deri më 29 gusht, u grabitën tre banka të tjera, një në Vlorë, në jug të Shqipërisë dhe dy në Tiranë, njëra prej të cilave ndodhet në mes kryeqytetit, në pjesën moderne të njohur si «ish Bllok», ku mund të vizitohet rezidenca e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Shteti nuk siguron nevojat  bazike

Është ora 15:00. Jemi në qendër të Tiranës, bën vapë  dhe miqtë e mi duan të bëjnë një dush. Por në këtë orë nuk ka ujë, duke qenë se ardhja e ujit është ende e kufizuar me disa orë në ditë. « Nuk ka ujë ? Jemi në 2016 dhe një shtet kandidat për anëtarësim në BE nuk siguron ende një nevojë bazike për qytetarët ? Dhe ju doni të zhvilloni destinacione turizmi në këtë vend? » thonë shokët e mi.

Detyrohemi të hapim pompën e ujit. E njëjta zhurmë e keqe që dëgjoj që në 1996, që t’a bën gjumin të vështirë ! Më pas shkojmë të hamë në restorant, pasi ushqimi në Shqipëri të risjell buzëqeshjen.

Përveç historisë së lashtë të panjohur dhe natyrës befaquese, një nga vlerat e pakontestueshme të Shqipërisë është pikërisht ushqimi dhe raporti i cilësisë me çmimin. Pas drekës së shijshme, porosisim një kafe. «  Na falni, po na ikën dritat » thotë kamarieri. « Mirëseerdhët në Shqipëri! » shton ai duke venë buzën në gaz, duke na dëgjuar të flasim frëngjisht.

Mendoj që të shkojmë në fundjavë në Jug të Shqipërisë . Edhe atje ankesa. «Kufizimi i furnizimit me ujë dhe ndërprerjet e energjisë i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm turizmit te ne» shpjegon Ardian, një pronar hoteli në Rradhimë, në afërsi të qytetit të Vlorës në jug të Shqipërisë. «Dhe në qoftë se ju nuk e paguani faturat e energjisë, shteti të pret energjinë dhe mund të kesh edhe pasoja të tjera». shpjegon ai.

Për fat të mirë, miqve të mi u pëlqeu udhëtimi me anije në plazhet më të bukura të Jugut dhe u impresionuan nga Butrinti, Berati dhe Gjirokastra, tre site të Trashëgimisë Botërore të UNESCOs.

Disa ditë më pas, shkuam në Mat për të eksploruar pjesën veriore të Shqipërisë. Atje takova disa fermerë. «A i patë perimet dhe fruta tona? Ato janë të thata. Si mund t’a punojmë ne tokën tonë, kur nuk kemi ujë? Ne paguajmë çdo muaj që shteti të na sjellë ujë dhe nuk kemi ujë rregullisht », thotë

Muharrem, i cili ka krijuar një rezervuar për ditët e këqija, që është i zbrazur në momentin që flasim. Kur kthehemi në Tiranë, shohim, se të njëjtin shqetësim ndajnë edhe investitorë të huaj. « Zjarrëfikësi më kërkon të instaloj sistemin kundër zjarrit me një vlerë 11.000 euro, ndërkohë që ne nuk kemi ujë » thotë Giorgio, investitor italian.

Ilda, menaxhere e një kompanie greke nënvizon një tjetër paradoks: «Në qoftë se ju shkoni në Gjykatë me dokumentet tuaja në Shqipëri, ju keni shanse të vogla për të fituar gjyqin. Ndërkohë, në qoftë se ju nuk keni dokumente, është shumë e lehtë t’i jepni rryshfet një gjyqtari dhe të fitoni gjyqin »shpjegon ajo.

Të paktën, kur shkon në Theth (Veriu i Shqipërisë), mund t’i harrosh të gjitha problemet, sepse koha është ndalur në shekullin e XVI-të. Je thjesht në një botë tjetër. Thethi dhe Valbona janë patjetër dy vendet që duhet të shihen patjetër në Shqipëri.

Një ekonomi e bazuar gjithnjë e më shumë në të ardhurat e drogës

«Shqipëria është bërë një vend i kultivimit të Cannabis. Ju mund të gjeni parcela me kanabis në jug dhe veri të vendit. Të gjithë këtu e dinë se zgjedhjet mund të fitohet lehtë nga ata që kontrollojnë paratë e drogës »shpjegon Dritan, një ish-nëpunës civil në Ministrinë e Brendshme, i cili i frikësohet një përplasjeje mes bandave të drogës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Dhe ai nuk është i vetmi. Dritan flet për një regres të paimagjinueshëm të vendit në katër vitet e fundit. Ai i referohet shembullit të një mësuese në Veri, e cila punonte  në një plantacion Cannabisi gjatë verës për të fituar para të mjaftueshme për të rritur fëmijët e saj. Gazetarët si unë nuk lejohen t’u afrohen plantacioneve.

Unë gjithmonë kam pyetur veten se ç’ndodh me të gjithë sasinë e kanabis që është konfiskuar gjatë këtyre viteve nga policia? Kur policia fton gazetarët për të asistuar në një operacion anti-Cannabis siç ka ndodhur në Vlorë, Shkodër, Memaliaj, Dukagjin, Pukë, kjo perceptohet nga pothuajse të gjithë kolegët më tepër si shfaqje sesa operacione të vërteta

. Një burim i rëndësishëm më tregon se në disa zona, policia informon kultivuesit e Cannabis përpara çdo operacioni, për t’i  siguruar ata se gjysma e sasisë së konfiskuar do të kthehet përsëri tek ta një ditë pas. Sipas informacionit të  shërbimeve italiane dhe gjermane botuar në një raport nga gazeta «Shekulli» më 17 gusht, ka 363 zona të kultivimit të Cannabis në Shqipëri. Simon, kolegu im i ABCNews.al ka intervistuar një punëtor në një prej plantacioneve në Dukagjin, në veri të Shqipërisë.

Me një zë të moduluar dhe fytyrë të paekspozuar, punëtori shpjegon se njerëzit punojnë në plantacione Cannabis me armë drejtuar në fytyrën e tyre. «Kur unë kam njoftuar policinë, më kanë kërcënuar me burg» thotë punëtori në intervistën e transmetuar në 23h gusht nga ABCnews.al.

Lexoj titujt në Iphone tim: 22 Gusht: Guardia di Finanzia ka kapur 1 ton kanabis që mbërrin nga Shqipëria! Tone kanabisi që sekuestrohen në Itali janë bërë tashmë pothuajse lajme ditore. Më 29 gusht, Shërbimi Informativ Shqiptar i ka paraqitur Prokurorit të Përgjithshëm një raport për kultivimin e Caannabis Sativa në Shqipëri, sipas të cilit disa parcela në veri dhe në jug të vendit janë të mbrojtura nga njerëz të armatosur dhe ka dyshime se në disa raste inspektorët dhe shefat e policisë bashkëpunojnë me kultivuesit e parcelave.

Ndryshim vetëm në sipërfaqe, korrupsioni dhe nepotizmi minojnë përparimin

Sa herë që unë marr një taksi më duhet 5 minuta për të shpjeguar se ku duhet të vijë shoferi, sepse rruga ime nuk mban emër. Kur arrin shoferi i taksisë,  fajëson mungesën e një sistemi të adresave administrative në Shqipëri. Ne kalojmë përpara ndërtesës së Kryeministrit dhe taksisti tregon me gisht nga Kryeministria. Për të, asgjë s’ka ndryshuar.

Ndryshimi në Shqipëri është vetëm në sipërfaqe. «Kryeministri ynë është shumë i zënë duke mbajtur fjalimeve të bukura, duke hapur ekspozita për pikturat e tij në Berlin dhe Hong-Kong, duke tentuar të impresionojë Angela Merkel me shakatë e tij dhe duke paguar 80 mijë dollarë për një foto me Obamën». thotë Elton, shoferi i taksisë.

Ai flet për tre shtylla të rëndësishme të një vendi «Situata e sigurisë është shpërthyese, sistemi shëndetësor është ku thërret qameti dhe sistemi i arsimit është përkeqësuar tepër» thotë ai. Një telefonatë nga një mik ndërpret bisedën tonë. Ai është përkthyes dhe shoqëron një grup investitorësh turq në një turne nëpër minierat shqiptare.

«Nga 30 milionë euro që është kostoja totale e investimit, këta tanët i kërkojnë 5 milionë euro bakshish». më tregon Bledi në telefon. Ndërkohë Shqipëria ka shumë nevojë për investimeve të huaja. Në shtypin shqiptar të viteve të fundit  mund të gjesh një numër të konsiderueshëm të akuzave tê ngritura për tender korruptivë dhe koncesione klienteliste prej qindra milionë eurosh.

Sipas raportit të Komisionit Europian të 2015 për Shqipërinë, korrupsioni është i përhapur gjerësisht në vend dhe më shumë përpjekje janë të nevojshme për krijuar një gjurmë provash të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet.

Më pas, Adi, një ekspert shqiptar për çështje të BE-së, më jep mendimin e tij për për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë 2001-2013, Komisioni Europian ka këmbëngulë për tre ligje të rëndësishme për t’u miratuar përpara se Shqipëria mund të merrte statusin e kandidatit: Ligji për nëpunësit civil, ligji për Gjykatën e Lartë dhe ligji për procedurat e Parlamentit. «Shikoni se çfarë kanë bërë me ligjin e Nëpunësit Civil.

Ata kanë zëvendësuar të gjithë nëpunësit civilë dhe ekspertë me militantët »thotë ai. «Sa i përket Parlamentit, ne kurrë nuk kemi përjetuar një situatë të tillë me një numër kaq të madh deputetësh me precedentë penalë» shpjegon Adi.

Sipas Gentit, një politikan shqiptar, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë luajtur një rol të rëndësishëm në miratimin e ligjit për dekriminalizimin në jetën politike në Shqipëri, që është një kusht kyç në parandalimin e kandidatëve me të dhëna penale për të kandiduar sërish për zgjedhjet lokale ose të përgjithshme.

Kur ngrihet çështja e reformës në drejtêsi, të gjithë kanë diçka për të thënë, pasi ajo konsiderohet nga BE-ja dhe qytetarët shqiptarë, si parakusht për luftë efektive kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe transformimin e vërtetë të vendit.

Një ish-ambasadori shqiptar në një vend të BE-së më thotë me zhgënjim, që ambasadorët e BE dhe SHBA në Tiranë ishin aq të zënë duke gjetur një fajtor për mosarritjen e konsensusit për reformën e gjyqësorit se ata nuk e kuptuan se nuk po përpiqeshin për kompromisin më të mirë për vendin .

«Në fund të ditës, kjo reformë e rëndësishme nuk do të ishte miratuar pa kontributin e Johanes Hahn, komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit dhe Victoria Nuland, Ndihmës Sekretares së Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike» më tregon ai.

Reforma e gjyqësorit, e cila në fakt është kushti kryesor për Shqipërinë për të hapur negociatat për anëtarësim në BE u miratua me konsensus në datën 22 korrik. Por ky konsensus është sfiduar sêrish me votën jo-konsensuale të Parlamentit në procesin e verifikimit të kontrollit të profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ka dyshime se kjo mund të çojë edhe në më shumë kontroll mbi sistemin gjyqësor nga ana e qeverisë. «Proçesi i Vetingut ashtu si po bëhet pritet t’i japë më shumë fuqi kryeministrit për të kontrolluar sistemin e drejtësisë, pra më shumë presion për miqtë dhe armiqtë a tij». shkruan Artur, një gazetar i njohur në 360grade.al.

Shumë shqiptarë mendojnë për të emigruar në vendet e BE-së

Pothuajse çdo 500 metra në Tiranë, ka një lavazh. Te lavazhi i lagjes shoh fytyra të reja dhe pyes, se ku janë djemtë që kam parë vitin e kaluar dhe ato të një viti më parë. «Asnjë prej tyre nuk mund të fitojnë bukën e gojës këtu.

Të gjithë kanë emigruar»përgjigjet Landi, një nga punëtorët. «Nuk ka punë në Shqipëri. Dhe as mos bëj gafë të kthehesh! »shton Beni, punëtor tjetër, i cili dëshiron të largohet nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur. «Qeveria na premtoi vende të reja pune, shërbime mjekësore falas, më pak taksa, shërbime më të mira, por në fund të ditës, nuk mbajti as dhe një premtim të vetëm», thotë Beni, i cili është përgatitur gjithashtu për të ikur në shtator.

Dhe kur unë u  shpjegoj atyre, se shqiptarët nuk kanë asnjë shans si azilkërkues në asnjë vend të BE-së, për shkak të marrëveshjeve të nënshkruara me BE-në dhe se Shqipëria konsiderohet si një vend origjine i sigurtë, përgjigjja e tyre është: «Ne do të përpiqemi. Kudo që të përfundojmë, do të jetë më mirë se në Shqipëri ».

Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 85.000 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së në vitin 2014 dhe 2015 sê bashku. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, statistikat e Eurostat flasin 16.000 aplikime shqiptare. Por këto janë vetëm statistika ligjore. Një burim zyrtar më thotë, se vetëm në Britaninë e Madhe ka rreth 100.000 emigrantë të paligjshëm shqiptarë./Euractiv

September 14, 2016 10:40
Komento

11 Komente

  1. Mark uk September 14, 14:07

    Europa sheh se ka ma shume xhami Shqiperia se e gjith Europa e Amerika se bashku.

    Reply to this comment
    • €piriiiiii September 14, 23:30

      Më vjen per te QESHUR me kete EU tuaj. Mendoni semos kendej eshte Parajsa. Edhe kendej si ne Shqiperi ka mar situata. Cop cop fare nuk jane Ëngjej edhe keta. Perkundrazi jan Djaj madkuar me Lëkuren e Ëngjellit. Të Thone bëh si them une e mos bej si bej une. Kanabis eshte plot kendej dhe nuk vjen nga Shqiperia por Hollanda Spanja Ilalia e jugut Belgjika. Etjetj dhe se rrun kush. Korrupsioni me i madh behet ne Bruxell ne Qendren e Komitetit Europian. Kidi degjuar per Kompanite OffShore ne Qipro Malte dhe Ishujt Kajman. Ku e gjejne fuqine te rrjepin popullin. Mos valle Banka Europiane ne Frankfurt i intereson kjo gjendje…… si mendoni….. apo se dibe cbehet. Sot kan ardh dite te veshtira dhe EU eshte bere si Shqiperia por me kusht se Shqiperia Greqia etjetj paguajnë dhe ato vjelin kamatat Shfrytezuse. Qe ne Itali quhet Pizzu. Ptandaj Lesh eshte gjithandej

      Reply to this comment
  2. Arben September 14, 14:18

    NE NUK SHOHIM VETEN TONE, NGA VIJME E KU PO VENI, CFARE TE PRESIM NGA TE TJERET?????????!!!!!!!!!!!!!!!\

    Reply to this comment
  3. intelektuali September 14, 15:08

    EUROPA, POR EDHE BOTA NA SHEH SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU

    Si nje vend ku Mafia e Kuqe me pushtet ka kapur popullin prej fyti, njesoj sic beri Enver Hoxha 50 vjet me radhe kur e kishte bere Vatanin si nje CIFLIG feudal te familjes se tij.

    prandaj:

    Pyetja e pare per te huajt qe vizitojne Shqypnine Komuninste te Kohes se Qepes nuk jane dritat apo uji i munguar, as kanabisi i Saimir Tahirit, as kokaina e Librazhdit e Taulant Balles, as vjedhjet aktuale te Bankes se Shtetit alla Fullani&Miq, apo te Aeroportit albanez alla Al Kapone disa shekuj me pare ne SHBA, pra pyetja e pare qe i shkon ne mendje nje te huaji qe viziton Shqypnine Komuniste dhe Tiranen Enveriste eshte:

    SHQYPNIA NE BE-SE DEMOKRATIKE DHE ANTIKOMUNISTE DO T’I BASHKOHET APO KORESE E VERIUT TE KIMIT DHE GOPIT TE S’EMES?

    sepse:

    Po te shikosh Piramiden e Enverit ne mes te Tiranes qe u kal friken edhe femijeve ne barkun e nenave qe i kalojne prane,

    Po te shikosh Parlamentin shqyptar si e mban MONSTREN Enver Hoxha si HERO kombetar qe mbushi lumenj me ghjak njeriu ne vendin tone dhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin nga lakmia e mbajtjes se pushtetit me cdo kusht

    Po te shikosh si Kryeministri Edi Rama me MRIKAT e tij dekoron kriminelet e Enverit me medalje trimerie dhe u leshon pensione shtese si veterane

    Po te shikosh si deputete te Parlamentit dhe ministra te Qeverise shkojne dhe bejne homazhe cdo date famekeqe komuniste, duke vajtuar si Kukumjacka Bolshevike me fotografine e Enverit ne dore dhe me shallin komunist ne qafe dhe duke u betuar me grushtin stalinist lart mbi koke per Kauzen e Partise se Punes,

    Po te shikosh drogen e Rilindjes Socialiste qe eshte njesoj si droga e Enverit dhe e babait te Luan Rames te Like Floririt

    Po te shikosh si sot Mafia e Kuqe me pushtet vjedh, vret dhe mashtron njesoj sic vidhte, vriste dhe mashtronte Enver Hoxha,

    ATEHERE

    Cdo i huaj nga cdo vend i Botes sapo te shkele ne Shqypni per here te pare do te kuptoje se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE VENDIN TONE QE NGA KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES

    Reply to this comment
  4. intelektuali September 14, 15:09

    EUROPA, POR EDHE BOTA NA SHEH SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU

    Si nje vend ku Mafia e Kuqe me pushtet ka kapur popullin prej fyti, njesoj sic beri Enver Hoxha 50 vjet me radhe kur e kishte bere Vatanin si nje CIFLIG feudal te familjes se tij.

    prandaj:

    Pyetja e pare per te huajt qe vizitojne Shqypnine Komuninste te Kohes se Qepes nuk jane dritat apo uji i munguar, as kanabisi i Saimir Tahirit, as kokaina e Librazhdit e Taulant Balles, as vjedhjet aktuale te Bankes se Shtetit alla Fullani&Miq, apo te Aeroportit albanez alla Al Kapone disa shekuj me pare ne SHBA, pra pyetja e pare qe i shkon ne mendje nje te huaji qe viziton Shqypnine Komuniste dhe Tiranen Enveriste eshte:

    SHQYPNIA BE-SE DEMOKRATIKE DHE ANTIKOMUNISTE DO T’I BASHKOHET APO KORESE E VERIUT TE KIMIT DHE GOPIT TE S’EMES?

    sepse:

    Po te shikosh Piramiden e Enverit ne mes te Tiranes qe u kal friken edhe femijeve ne barkun e nenave qe i kalojne prane,

    Po te shikosh Parlamentin shqyptar si e mban MONSTREN Enver Hoxha si HERO kombetar qe mbushi lumenj me ghjak njeriu ne vendin tone dhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin nga lakmia e mbajtjes se pushtetit me cdo kusht

    Po te shikosh si Kryeministri Edi Rama me MRIKAT e tij dekoron kriminelet e Enverit me medalje trimerie dhe u leshon pensione shtese si veterane

    Po te shikosh si deputete te Parlamentit dhe ministra te Qeverise shkojne dhe bejne homazhe cdo date famekeqe komuniste, duke vajtuar si Kukumjacka Bolshevike me fotografine e Enverit ne dore dhe me shallin komunist ne qafe dhe duke u betuar me grushtin stalinist lart mbi koke per Kauzen e Partise se Punes,

    Po te shikosh drogen e Rilindjes Socialiste qe eshte njesoj si droga e Enverit dhe e babait te Luan Rames te Like Floririt

    Po te shikosh si sot Mafia e Kuqe me pushtet vjedh, vret dhe mashtron njesoj sic vidhte, vriste dhe mashtronte Enver Hoxha,

    ATEHERE

    Cdo i huaj nga cdo vend i Botes sapo te shkele ne Shqypni per here te pare do te kuptoje se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE VENDIN TONE QE NGA KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES

    Reply to this comment
  5. Mira September 14, 16:30

    Cfare jane keta artikuj pacavure, me emra te stisur, me tha Genti, Mondi e Lenci? Ky paska mbledhur llafe goje e shqptareve te frustrum, per ta botuar? Sipas artikullit Europa na shihka, sic i thone njerez anonim ne aeroport, nje taksixhi dhe puntor? Po ik more pirdhu. Te jesh te mbledhesh te keqija e nje vendi s’ka vend europian qe del me mire. Fajin e kane keta lapanjozet qe mendojne se duke share vendin e vet, fitojne naj send. Nderkohe qe europianet mezi presin ta shash vendin tat qe te gjejne rast qe te shfryjne albanofobine qe kane.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 15, 10:10

      mira deri diku i një mëndje me ty!!
      “më flasin për vjedhjen spektakolare të aeroportit. Dhe kur i shton kësaj edhe grabitjen prej 7 milionë dollarësh të Bankës Kombëtare Gjatë gjithë qëndrimit tim në Shqipëri nga 9 korrik deri më 29 gusht, u grabitën tre banka të tjera, ”
      të tëra këto janë të atyre që nuk kanë dalë një hapë jashtë shqipërisë!!të shkretët ëndërrojnë se në të gjithë botën është më mirë se në shqipëri!!mentalitet i vjetër sa dhe “bari i komshiur është më jeshil se timi”,ose më saktë”pula e komshiut është më e mirë se timja”dhe shkon tjetri dhe i fut gishtin për ta parë a ka vezë!
      POR e gjithë kjo tjetra është mëse e vërtetë!

      “Është ora 15:00. Jemi në qendër të Tiranës, bën vapë dhe miqtë e mi duan të bëjnë një dush. Por në këtë orë nuk ka ujë, « Nuk ka ujë ? Jemi në 2016 porosisim një kafe. « Na falni, po na ikën dritat » thotë kamarieri. « Mirëseerdhët në Shqipëri! » pjesën veriore të Shqipërisë. Atje takova disa fermerë. «A i patë perimet dhe fruta tona? Ato janë të thata. Si mund t’a punojmë ne tokën tonë, kur nuk kemi ujë?« Zjarrëfikësi më kërkon të instaloj sistemin kundër zjarrit me një vlerë 11.000 euro, ndërkohë që ne nuk kemi ujë » thotë Giorgio, investitor italian.Ilda, menaxhere e një kompanie greke nënvizon një tjetër paradoks: «Në qoftë se ju shkoni në Gjykatë me dokumentet tuaja në Shqipëri, ju keni shanse të vogla për të fituar gjyqin. Ndërkohë, në qoftë se ju nuk keni dokumente, është shumë e lehtë t’i jepni rryshfet një gjyqtari dhe të fitoni gjyqin »shpjegon ajo.”

      për pjesën e parë,grabitje vrasje e krim nuk e ka problem europa!!ndodhin dhe atje të njëjtat gjëra!!kuptohet shumë më pak,por janë gjëra që ndodhin!
      ndoshta dhe për këto mangësitë e përditëshme të një shteti që është në ngritje e sipër dhe që nuk kanë të bëjnë me problemet e e e ruopës por të turizmit dhe të marketingut për të,ajo i parnon!!
      e keqja janë këta nëntituj:
      “Një ekonomi e bazuar gjithnjë e më shumë në të ardhurat e drogës”
      “Ndryshim vetëm në sipërfaqe, korrupsioni dhe nepotizmi minojnë përparimin”
      “Ndryshim vetëm në sipërfaqe, korrupsioni dhe nepotizmi minojnë përpariminShumë shqiptarë mendojnë për të emigruar në vendet e BE-së”
      tërë fasada e prepotentit “çun tirone”fsheh këtë gjëndje katastrofale!!
      europianët po të ishin aq budallenj sa të hanin brroçkullat e palloshit të mënçur të tironës!?
      nuk do të ishin atje ku janë!!
      ndryshimi ndërmjet tij,palloshit,dhe europianëve është thënja e sokratit!
      palloshi ynë sokratin e injoron fare!!e quan një koqe gomari dhe si parim të tijin ka “vetëm unë i di të gjitha”!
      europianët e kanë mësuar në shkollë dhe e kanë pranuar si e ka thënë sokrati vetë “unë di vetëm një gjë,që nuk di asgjë”!
      rrezulatati është ky që shohim!!faji nuk është vetëm i palloshit!!faj kanë dhe ata që e kanë praprirë,ndoshta shumicën e shumicës,por meqënëse ky është sot në drejtim ha drurin direkt!e ha sepse nuk ka mësuar as nga paraardhësit dhe as nga të huajt!!
      ka mbetur po aq gdhë sa dhe të tjerët!!pikërisht një gdhë provincial,i lindur dhe i rritur nën një kryeqytet provincial!kryeqytet që po bën gjithçka për të mbetur provincial!për të mbetur në llumin e përjetshëm!!
      politika e politikanëve tanë na ka lënë gjithnjë në kufijt ekstrem të të tërë kohëve që egzistojmë!!pavarsisht se kemi qënë dhe në qëndër fizikisht!!

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 15, 15:57

      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      Reply to this comment
  6. bariu September 14, 17:42

    Ministret “budallaqe” te Rames,shumicen e kohes ,e kalojne ne floktore,kabinete tualeti fin,se sa ne sherbim te njerzve.Tipike eshte min.e arsimit nikolla,qe ngjet si nje maske,nga makiazhi i pafund,…por ama’,per pune,ja prishi themelet arsimit,i la maturantet pa zgjdhje, ndersa sportin me keq akoma,-ne olimpiaden e Rios,Shqiperia ishte per turp.

    Reply to this comment
  7. Vladimir September 14, 18:41

    Absolutisht probleme ka dhe jo pak, por autori i shkrimit nuk ka asnje lidhje me opinionin e Europes per ne, perkundrazi, nga pozicini qe mban, nga kendi i shikimit, nga theksimi i keqqeverisjes aktuale, del qe eshte vet zedhenes i Bashes me garniture europiane.

    Reply to this comment
  8. k September 14, 22:00

    JENI AQ TË PRAPAMBETUR, SA NUK KUPTONI SOT AS PRAPAMBETJEN QË KA MBËRTHYER ÇDO QELIZË SË JETËS DHE EKZISTENCËS TUAJ TË MJERË.
    EDHE PSE KENI MAKINA FUORISTRADA(NUK KENI AS FJALË PËR MAKINAT),
    EVROPA DRIDHET KUR JU SHIKON.KURSE JU JO.JU JENI KRENARË.TË DHIER POR KRENAR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*