Si ndalet largimi i shqiptarëve? “Me 424 euro shtesë në pagën aktuale të tyre”

November 14, 2018 12:26

Si ndalet largimi i shqiptarëve? “Me 424 euro shtesë në pagën aktuale të tyre”

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është përpjekur t`i japë përgjigje pyetjes “1 milion dollarëshe”: “Çfarë duan shqiptarët për të mos ikur nga vendi i tyre?”.

Përgjigja përkthehet në vlerë monetare, por përpara se të shkojmë deri aty, duhet të kemi parasysh se, sipas BERZH, Shqipëria është ndër vendet më problematike në drejtim të emigrimit, madje sipas raportit më të fundit të BERZH, është vendi që do ta vuajë më shumë në tkurrjen e forcës së punës, emigrimin neto.

Ky fenomen do të kontribuojë në tkurrjen me 11% të popullsisë në gjendje pune. Madje, BERZH tregon edhe se në Europë nuk ka asnjë popull tjetër me dëshirë kaq të lartë për të migruar sesa shqiptarët.

Vlerësimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim arrijnë në përfundimin se një rritje e pagës mesatare mujore do të eliminonte dëshirën e shqiptarëve për të braktisur vendin. Por, sa do të duhej të ishte kjo rritje? Plot 477 dollarë në muaj thotë raporti, ose 424 euro.

Pra, ndërkohë që paga mesatare mujore bruto në vend është 390 euro, një shqiptar mesatar do të dekurajohej që të emigronte vetëm në rast se do të kishte një shtesë të pagës së tij me 424 euro, që është mbi dy herë rritje në krahasim me pagën mesatare, shkruan scan tv.

Pra, në terma më të thjeshtuar, në rast se do të donte të ndalte emigrimin, qeveria shqiptare e ka zgjidhjen, duhet të rrisë pagën mesatare në 814 euro në muaj. Studimi thotë se, në mënyrë që të zhduket dëshira për të emigruar do të duhej që diferenca mes pagës mesatare në vendin e origjinës dhe atij të destinacionit të emigrantëve të ulej me 70%.

o.j/dita

November 14, 2018 12:26
Komento

10 Komente

  1. Arben November 14, 12:56

    Ndalet me moral te larte e shpirt te paster, keto Jane mashtrime.

    Reply to this comment
  2. Arben November 14, 12:56

    Ndalet me moral te larte e shpirt te paster, keto Jane mashtrime..

    Reply to this comment
  3. Meti November 14, 14:16

    Eshte e cuditeshme kjo qe ngjet ketu tek ne, ne pensionisteve nuk na llogarisin fare, askujt nuk i dhemb per baballaret e gjysherit e ketij vendi. Nuk pretendojme per nje “page” aq te larte, ne jemi pa kerkesa te renda, mendoni edhe per ne, do te kenaqeshim edhe me 250 – 300 € ne muaj sepse punuam gjithe jeten me shume perkushtim e sot shperblehemi me 15000 leke ne muaj.

    Reply to this comment
    • Arben November 14, 17:51

      Shoku pensionit, kur punoje per xhaxhi enverin pa lek ishe ne rregull. Nga ju e kemi peshqesh kukturen e hajduterite dhe pertacise, te te kerkuarit e asaj qe nuk eshte hak.

      Reply to this comment
      • Ali Pazari November 14, 19:21

        Po tani mor Benush per ke “punohet?…Te shkerdhefshim “pensionistet” e familjes tende ..mor mut…U bone ti t`na pergojosh djersen dhe mundin e punes tone per familjet tona..Phu rrace e mutit..

        Reply to this comment
        • Arben November 14, 20:01

          Sot, 50% e shqipetareve punojne jashte shtetit, gjeje vete

          se per ke punojne.

          50% tjeter, vazhdojne si skllever, por mortaja nuk iken

          menjehere

          Reply to this comment
  4. Epiriot me Shpirt e me Zemer November 14, 18:43

    Shqiptaret nuk largohen vetem nga fukaralliku.Por me shume nga kriminaliteti edhe padrejtesia.E njejta situate ndodhi edhe pas pushtimit osman.Ku osmanet i dhane akses fiseve sllavike te islamizuara.Te cilat grabiten gjysme e territorrit arber duke perzenepopullsine drejt jugur ose duke e detyruar te hiki jashte Arberise.Vetem mbas 500 vjetesh Arberoret ,e rifituan kontrollin e pjses se turkosllavizuar tesaj,.Pikerisht ne viti 1944 pas luftes e madhe qe bashkoi krejt arberoret duke rifomuar edhe njehere qe mbas Lidhjes se Arberit ,Epirin e Ri ose Albane sic njihet.E humben perseri ne 1990,fale faktorit shkerdhatsot amerikan e serbo grekeve.Keshtu qe pa u lidhur turkosllavet e te rrine sus ,te gjithe do te kerkojne te hikin nga ky vend.

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi November 14, 19:36

    Pyetja nuk eshte 1 milion dollarshe, por eshte 100 trilion dollarshe. Nga do dalin ato leke? Cfar do ofrohet si pune apo si mall?
    Pastaj, kush tha se shqiptaret po largohen vetem per leke!? Po padrejtesite qe vijne nga xhungla e legjislacionit, nuk llogariten ato!?

    Reply to this comment
  6. SS November 14, 19:59

    Vendi i jone eshte hambar qe nuk mbushet Sa do para te derdh europa prap pushtetaret o do ta vjedhin o do ta nxierin Eshte derdhur shume para si nga emigracioni dhe shtetet qe kane dhene ndihma gjithe kjo para ne nje pakice ngec Populli nuk ka alternativ tjeter te gjithe hajdut nuk jane ,detyrohen ”Emigrimi ” Jetesa eshte bere e pa durushme papunesi dhe taksa gjithnje ne ngritje

    Reply to this comment
  7. alphade November 15, 07:02

    Apollogjia e K/ministrit Edi Rama ndaj kryetarit te Ballit
    Kombetar..! Dritero Agollit do t’i perdridheshin zorret ne
    varr dhe do te perseriste frazen e fameshme ne Parla-
    menti shqiptar kur tha: Perifrazoj: Balli Kombetar e beri
    “luften” me “pula e pilaf” dhe duke iu pergjigjur Urhan Bu-
    tkes se varrin e te atit te tij,Safet Butkes do t’ja benin va-
    rrin atje ku ra, dmth ne qenefin e shtepise ku me kobure
    vrau veten.
    PS duhet te distancohet nga lideri i saj ballist e zogist por
    asesi sicialist. Turpi i botes ! Te jesh i veshur me pushtet
    nuk do te thote te keshe te drejta te “pakufizuara” dhe te
    anatemosh te gjithe ata qe udhehoqen e kurorezuan me
    sukses luften NCL.kunder pushtuesve nazifashiste…! Ne
    asnje vend te Koalicionit te Madh Antifashist nuk jane rea
    bilituar kolaboracionistet me nazifashizmin dhe qendrimi
    e bashkepunimi i Mit’hat Frasherit me nazifashizmin bazo
    het ne dokumentat arkivore dhe jo ne voluntarizmin e nje
    K/ministri i cili fallsifikon turpshem historine,e shtrembe-
    ron ate pa iu skuqur faqja perpara shqiptareve.Me erdhi
    te vjell kur degjoja kryeministrin gjoja socialist te omitoje
    faktet qe ekzistojne per kryetarin e Ballit Kombetar dhe
    te nxjerre nga sendyqet e ndryshkura te tjera fakte qe i
    interesojne atij duke u bere buzebukur me ballistet qe
    jo vetem nuk,hodhen asnje pushke kunder pushtuesve
    nazifashiste,perkundrazi unjesuan me te kunder forcave
    partizane te udhehequr nga kryepartizani legjendar, Enver Hoxha qe ka meriten e madhe qe diti te orientoje
    kombin shqiptar ne koalicionin e madh antifashist dhe
    nese do te ndiqej rruga e Ballit Kombetar,Shqiperia sot
    nuk do te ekzistonte por do te ishte bere fertele midis
    hienave fqinje: serbo- greke. Dhe ka nje dokumenta kur
    kryetari i Ballit kerkon bashkepunim jo vetem me naziz-
    min por edhe me greket, sipas studjuesit Kasmi.
    Regani, duke iu drejtuar,Gorbacovit, i tha: ” Z. President,
    rrezojeni kete Mur” ! qe ndante Gjermanine ! Edhe patri-
    otet e ndershem shqiptar duhet t’i bejne thirrje socialiste-
    ve: “rrezojeni kete mur percares ndaj shqiptareve” kunder
    tradhetareve te kombit shqiptar duke filluar me demonin e
    Vicidolit, Sali Tradhetarin,duke kaluar nga Fatos Nano, Ilir
    Meta,Basha dhe duke perfunduar te kryeministri aktual qe cdo dite e me teper po largohet duke tradhetuar idea-
    let socialiste……!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim