Si ndikon pirja e kafesë te truri dhe humori

January 14, 2020 11:26

Si ndikon pirja e kafesë te truri dhe humori

Kafeina është një stimulues i fortë për trurin. Ajo e bën njeriun më të ekzaltuar, ndikon tek humori dhe mënyra e përpunimit të informacionit nga ana e trurit. Në këtë artikull do të mësoni më shumë se si ndikon kafja dhe përgjithësisht kafeina në disa aspekte të shëndetit mendor.

Ndikimi i kafeinës tek humori

Kafeina e bën njeriun më të vëmendshëm dhe të ndihet më i arrirë. Ajo mund të përmirësojë humorin, veçanërisht kur njeriu ndihet më pak energjik. Por si çdo stimulues tjetër, ajo rrit dozat e ankthit, të cilat tek disa njerëz rriten ndjeshëm dhe shkaktojnë luhatje të humorit. Rekomandohen jo më shumë se tre kafe në ditë.

Ndikimi në aktivitetin mendor

Kafeina përmirëson aktivitetin e trurit në mënyrë të ndjeshme. Njeriu bëhet më vigjilent, i përgjigjet më mirë punëve të ditës dhe e përpunon më mirë informacionin. Thënë thjesht, kafeina është rruga e shkurtër drejt një aktiviteti më të mirë të trurit. Megjithatë studimet të cilave u referohet thonë se përmirësimi i aktivitetit mendor nuk varet totalisht nga sasia e kafeinës së konsumuar në ditë. Nga ana tjetër, njerëzit kanë pritshmëri më të larta në mënyrën se si kafeina do të ndikojë në aktivitetin e tyre. Janë pikërisht këto pritshmëri që në vetvete orientojnë rolin e kafeinës në aktivitetin e tyre. Pra pas pirjes së kafes, psikologjikisht ndihemi më mirë.

A duhet të pini më shumë kafe për aktivitetin mendor?
Ekspertët janë të mendimit se shtimi i dozave të kafeinës për të pasur një aktivitet më të mirë mendore është diçka e gabuar. Patjetër që kafeina sjell përfitime të mëdha, por ato janë afatshkurtra. Si të tilla, ato mund ta shtyjnë njeriun të pijë më shumë kafe, duke prishur balancat e duke rrezikuar shëndetin. Një nga simptomat më të forta të sasisë së lartë të kafeinës është ndjesia e ankthit.

Më pas, ulja e dozave të kafeinës shoqërohet me simptoma të tjera që ndikojnë në aftësinë e trurit. Fundja, kafeina si stimulues që është shkakton varësi dhe çdo varësi shfaqet me simptoma dhe efekte anësore. Gjëja më e zgjuar që mund të bëni është të përzgjidhni kohën e pirjes së kafesë në mënyrë që të merrni përfitimet më të mëdha të saj pa u përballur me pasojat. Ju rekomandon që të mos pini kafe pa ngrënë dhe të evitoni orët e mbrëmjes. Nëse ju pini me shumë se tre filxhanë kafeje në ditë, do të përballeni me efekte anësore të mëdha që kanë një peshë më të madhe se përfitimet momentale./AgroWeb.org

o.j/dita

January 14, 2020 11:26
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 January 14, 12:01

    flitet e flitet për kafenë por asnjëherë nuk jepet e saktë mënyra se si kafeina vepron në organizëm!!
    “Kafeina është një stimulues i fortë”,këtu thotë i trurit,i humorit e lloj lloj llapaqenërie!!
    kafeina nuk bën gjë tjetër veçse bllokon ata që ne i quajmë “sensorët e lodhjes”,dhe duke bllokuar ata,trupi prodhon në vazhdimsi adrenalinë!!
    kështu që në një trup “të çlodhur” dhe të mbushur me adrenalinë,çfar ndodh??
    çdo gjë është në maksimumin e saj!!
    kun¨derindikacionet e kafeinës janë të shumta,varet nga sasia e përdorimit!!
    ai që është më i rëndësishmi është koha kur pushon,mbaron efekti i kafeinës!koha kur “sensorët e lodhjes” japin sinjalin e duhur!!
    pra trupi është i lodhur!
    në këtë moment trupi nuk është i lodhur si në momentin kur nuk do të vepronte kafeina,por është super i lodhur!!sepse në mënyrë të fshehtë,në mënyrë të gënjeshtërt atij i është shfrytëzuar energjia më e madhe se ai e ka mundësinë natyrale!!
    po të përdorësh kafeinë të pastër,jo nëpërmjet kafesë por nëpërmjet mapulave që përdorin sportistët,do të shohësh se brënda ditës mund të humbësh,varet nga pesha e personit,psh personi 70 kg mund të humbë pa problem deri në 6 kg!!nuk flas për ujë,nëpërmjet djersitjes!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim