Si ndikon shpeshtësia e seksit për të ngelur shtatzënë?

May 15, 2018 18:34

Si ndikon shpeshtësia e seksit për të ngelur shtatzënë?

Të kesh marrëdhënie seksuale çdo dy ditë, deri në tri ditë gjatë ciklit do t’ju krijojë mundësinë më të mirë për të ngelur shtatzënë.

Megjithatë, nëse mjeku i ka thënë partnerit tuaj se sperma e tij ka probleme, nuk këshillohet të kryeni shumë shpesh marrëdhënie seksuale.

Kjo sepse trupit të një mashkulli i duhen deri në 3 muaj për të prodhuar spermatozoide të reja. Seksi aq i shpeshtë nuk do t’i japë mundësi trupit të prodhojë spermë mjaftueshëm për çdo herë që kryeni marrëdhënie.

Megjithatë njerëzit janë të ndryshëm. Sipas një studimi, meshkujt që kanë të dëmtuar ADN e spermës, rekomandohet të bëjnë seks më shpesh.

Nëse ju dhe partneri juaj prej një viti tentoni të ngelni shtatzënë, por pa sukses duhet të shkoni tek mjeku, raporton pernena.al.

Nëse partneri juaj i ka kaluar 35 vjeç, është mirë që çdo 6 muaj të bëni vizita për të kontrolluar gjendjen tuaj.

Duhet gjithashtu të konsultoheni me mjekun për të mësuar nëse sperma e partnerit është më e fuqishme dhe si ndikon mosha në fertilitetin tuaj.

 

p.k/dita 

May 15, 2018 18:34
Komento

1 Koment

  1. Tem interesante May 15, 18:47

    Shqiperia i ka shume te nevojeshme kto tematika
    qe te lindin sa me shume femije .
    Dy her ne jave thot autori ktu .
    Po thyaj dy her ne dite te pakten o tu mbyllte .
    Mos ja ul ritmin shqiptarit se ka dificite te medha uo burazer . I thoni femrave dhe meshkujve te bejne sa me shume seks te shtohet popullsia ,se ju mbyten vandalet . 🙂

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*