Si ndikon tek bursat Kampionati Botëror i Futbollit

June 13, 2018 22:50

Si ndikon tek bursat Kampionati Botëror i Futbollit

 

Edhe tek ata që nuk janë aspak fansa të futbollit, Kampionati Botëror krijon një efekt tërheqës.

Në vitin 2014 ishin rreth 3.2 miliardë njerëz të cilët panë ndeshjet, e ndërsa këtë vit priten edhe më shumë ndjekës të turneut në Rusi.

Një tërheqja të jashtëzakonshme Kupa e Botës e ka krijuar edhe në tregjet financiare, pasi shitësit dhe agjentët, si kushdo tjetër, e kthejnë vëmendjen e tyre nga puna tek loja.

Një studim i Michael Ehrmann dhe David-Jan Jansen, ekonomistë nga BQE dhe Banka Qendrore e Holandës, llogaritën impaktin e kampionateve të viteve 2010 dhe 2014 në volumet e shitjeve.

Efektet ishin veçanërisht të mëdha kur ekipi kombëtar luante gjatë orëve të hapjes së tregjeve.

Kështu, në 2014, kur përfaqësuesja vendase luante gjatë orëve të bursës, volumet e bursës së atij shteti uleshin me mbi 48% të atyre të zakonshëm. Kjo shifër vlen edhe për kampionatin e vitit 2010, kur volumet tregtare ranë me rreth 36%, shkruan scan.

Autorët e studimit zbuluan gjithashtu se ka edhe një efekt në çmime, si pasojë e mungesës së vëmendjes, kur çmimet në bursën e shtetit që luante shkëputeshin nga çfarë po ndodhte në tregjet financiare botërore në atë moment.

Por nuk përfundon këtu. Duke qenë se futbolli bëhet më interesant kur dikush shënon një gol, volumi i bursës ulej me 10% të tjera kur shënonte secili prej ekipeve që luante.

Pas euforisë së ndeshjes efekti zgjat akoma në kohë, pasi duhen 30 deri në 60 minuta pas përfundimit të ndeshjes që tregtimit të kthehet në gjendje normale.

Tregtarët më të mençur, si dhe algoritmet mund të gjejnë mënyra për të përfituar nga rënia e likuiditetit dhe lëvizjes jo në sinkron të çmimeve gjatë kohës së ndeshjeve.

l.h/ dita

June 13, 2018 22:50
Komento

2 Komente

  1. info analitike June 13, 23:42

    Kaq shume ndikon sa edhe vellai i lali Erit ka vendosur te na hape pike bastesh mu ne mes te sheshit qe ndertoi lali Eri ne qender te Tiranes duke shpenzuar miliona euro te qytetrave. Ama kujdes se keto reklama keshtu nuk i ka qejf lali Dhjeri se ketogjera eshte mire te behen pa kamera.

    Reply to this comment
  2. s'kam ç'bej June 14, 09:26

    Doli ly komentuesi stazhinouar qe na jep informacion me keq se vete salikerma.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim