Si ndryshon formula e kompensimit të pronarëve, zbardhet ligji i ri

April 18, 2015 08:01

Si ndryshon formula e kompensimit të pronarëve, zbardhet ligji i ri

Pronarët do të kompensohen me vlerën e tregut në momentin që është marrë vendimi për kompensim dhe jo me vlerën e tregut në momentin që kryhet pagesa, siç ishte në ligjin ekzistues. Njohja e së drejtës së pronës dhe kthimi i saj do të kryhen mbi bazën e ligjit të ri, që është botuar dje në Fletoren Zyrtare, ku janë përcaktuar gjashtë kategoritë që përfitojnë kthimin e pronës, si dhe kategoritë të cilave nuk mund t’u kthehet prona.

Në ligjin e ri është përcaktuar mënyra e vlerësimit të pronës, formula për kompensim si dhe sipërfaqet për kthimin e pronës, raporton GSH.

Sipas ligjit të ri, për pronat e përcaktuara në këtë ligj, për të cilat është i pamundur kthimi fizik, shteti kompenson subjektet e shpronësuara me një ose më shumë nga format e mëposhtme: me pronë tjetër të paluajtshme të të njëjtit lloj, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit; me pasuri të paluajtshme publike në zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit; me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit; me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme; me vlerën e objekteve të cilat janë objekt i privatizimit, si dhe me të holla.

April 18, 2015 08:01
Komento

4 Komente

  1. sadik malaj April 18, 08:16

    Mbas ligjit 7501 ky me duket se na ngushullon mbas 25 vjet mashtrime e rrena dhe shume ankthe. Edhe kjo ishalla eshte genjeshtra e fundit dhe do te prfitojme diqka nga ,ajo qe na lane prindet.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 April 18, 14:50

    vendimi merret sot,pagesa mund te kryhet pas disa vjeteve.A nuk kemi te bejme me nje vjedhje?

    Reply to this comment
  3. Bocari April 18, 15:21

    Ligjet jane shkruar qe ne 1991 qe pronareve te shtetezuar u kthehet prona, por deri me sot ska ndodhur asgje, vecse ligje mbi ligje, qe te mos kthehet prona. Kane mbi 20 vjet qe komisionet e kthimit te pronave marrin rroge per te kryer kete detyre, por mbi 50.000 pronare jane akoma pa prona. PS beri perseri ligje te reja, por fatkeqesisht ashtu si paraardhesja e saj pa afat. Ka 2 vjet ne qeverisje dhe e vetmja gje qe ka bere eshte lista elektronike e te shpronesuarve. Zot me jep nje grusht te fuqishem qe hajdutit qe qesh ne zemer me ja ngjesh.
    Brezi i vjedhur dhe femijet e tyre vdiqen me endren e genjeshtert se do te gezojne gjakun dhe mundit te tyre. Mendon ti qeveri se te tille do vdesim edhe ne, ashtu sic e tha programatori yt vizionar ne Katovice. Une them se jo! Per kete te premtoj sa marr fryme mbi dhe.

    Reply to this comment
  4. Hëm... April 18, 15:51

    te gjithe derrat nje turi kane… lozni me interesin legjitim te pronareve korrekt. Nese u ngopni kompensim me para me zor, nese nuk merrni ne konsiderate tregun e kohes, te merrni ne kosiderate interesin bankar qe lidhet me vonesen e kompesimit. Po keshtu si ka ardhur koha dhe shumica jane ata qe perlane tokat e pronareve, keta te fundit jane minorance dhe sa kohe e drejta vlen me pak se klientelizmi politik, nuk ka gje ne vije. Mire keta tanet, por dhe BE nuk ben asgje por vetem ha dreka e darka me ata qe e bene pronen lemsh. Mos ndoshta kane perlare per vete ndonje gje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim