Si ndryshon trupi kur nuk bëjmë më ushtrime fizike

March 30, 2016 18:04

Si ndryshon trupi kur nuk bëjmë më ushtrime fizike

Trupi i njeriut ndryshon shumë pasi pushon së ushtruari  fizikisht. Ndryshimet vihen re që në ditët e para, po kështu edhe në javët e muajt në vazhdim. Më poshtë ju sjellim informacione të detajuara

Ndonjëherë dembelizmi është shkaku kryesor i prishjes së besimit për objektivin që i caktojmë vetes ose për të bërë aktivitete fizike në vazhdimësi.

Ka nga ata që regjistrohen në palestër dhe e lënë përgjysmë, por ka edhe nga ana që e gjejnë gjithmonë një justifikim për të mos dalë në ajër të pastër apo për të bërë vrap. Këta duhet të dinë se çfarë ndodh me trupin e tyre dhe sa ndryshon ku i fundit në sajë të pasivitetit.

“Women’s Health” ka realizuar një infografi në të cilën shpjegon se çfarë ndodh kur ushtrimet fizike lihen mënjanë për një interval kohe pak a shumë të gjatë. “Nëse as kjo nuk do t’iu bindë për t’u stërvitur vazhdimisht, atëherë nuk mbetet gjë tjetër”, shkruajnë redaktorët.

Nëse nuk stërviteni për pak ditë

Në këtë rast, trupi do të përfitojë për ta rimarrë veten dhe për të zbutur ndonjë dhimbje të muskujve. Por nëse në ditët në vijim konsumojmë më shumë ushqime dhe pije alkoolike mund të ndihemi pak të fryrë.

Nëse nuk stërviteni për një javë

Pas një jave pa stërvitje mund të fillojmë të ndihemi pak të dobët: kjo sepse fibrat e muskujve fillojnë të zvogëlojmë masën e tyre, ndërkohë që trupi ka tendencë të mbajë më shumë lëngje. Por në përgjithësi, nuk ndiheni shumë keq dhe mundësisht të kthyerit pas një jave në palestër nuk përbënë ndonjë ndryshim të madh në krahasim me më përpara.

Nëse nuk stërviteni për më shumë se dy javë

Forma fizike vjen absolutisht në rënie pas javës së dytë pa stërvitje. Mitokondritë, ose ndryshe “qendrat energjetike” të qelizave, që prodhojnë energjinë e nevojshme për shumë funksione qelizore, fillojnë të rrallohen.

Rezistenca kardiake është gjëja e parë që fillon të zbehet. Nëse do të përdornit shkallët ju mund të ndieni djegie të muskujve ose mund t’iu merret fryma.

Nëse nuk stërviteni për një muaj

Pjesa më e madhe e arritjeve tuaja në nivel kardiak dhe atë të rezistencës, që keni bërë muajt e fundit, do të zhbëhen. Do të rritet masa dhjamore dhe do të zvogëlohet ajo muskulare. Pa stërvitje, rritet edhe stresi: pa aktivitet fizik, trupi nuk do ta durojë më ritmin tuaj kardiak dhe kështu fjetja gjatë natës do të bëhet e vështirë.

Nëse nuk stërviteni për më shumë se një muaj

Metabolizmi juaj ndryshon. Përveçse digjen më pak kalori, mundësisht ka të ngjarë që ju të ndiheni më shpejt dhe shpesh të lodhur. Zemra juaj do të lodhet më shumë, ndërsa mushkëritë nuk do të thithin aq shumë oksigjen siç ishin mësuar të bënin më parë.

Nëse nuk stërviteni për një vit

Përveç rritjes së përqindjes së masës dhjamore, humbjes së masës muskulore, dëmeve të metabolizmit, rrezikoni të vuani gjithashtu edhe nga disa probleme të shëndetit si tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti i tipit 2, pagjumësia dhe depresioni.

March 30, 2016 18:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*