Seancë e qetë. Thanë “kurrë më”, a po shkojmë drejt një 17 maji të dytë?

April 18, 2019 15:38

Seancë e qetë. Thanë “kurrë më”, a po shkojmë drejt një 17 maji të dytë?

Këtë të enjte parlamenti arriti të zhvilloi seancën e parë të qetë që prej 21 shkurtit, kur Partia Demokratike dhe pjesa tjetër e opozitës dogjën në grup mandatet.

Para sallës së seancave plenare munguan protestuesit, munguan masat e përforcuara të sigurisë, munguan skenat e përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, por mbi të gjitha mungoi gazi lotsjellës.

Çfarë ndryshoi nga vendimi dhe qëndrimi disa javor i opozitës për të protestuar para Kuvendit sa herë që mazhoranca mbledh këtë të fundit në seancë plenare? Që prej 13 prillit, kur u zhvillua protesta e fundit e opozitës janë dhënë tërthorazi disa sinjale të tjera se diçka ka ndryshuar.

Sinjali i parë ishte mungesa e reagimit të ndërkombëtarëve pas protestës. Deri para kësaj dite, në çdo protestë të opozitës që ishte shoqëruar me përplasje me forcat e policisë dhe gaz lotsjellës nga ana e këtyre të fundit, përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë kanë dalë me deklaratat standarde kundër dhunës dhe thirrje për dialog.

Pas 13 prillit, ndoshta edhe për faktin se ishte fundjave, këto thirrje munguan. Mungoi gjithashtu edhe data e protestës së radhës, të cilën Lulzim Basha e njoftonte në mbyllje të protestave, për të vazhduar më vonë me sinjalet e përcjella nga dita e diel.

Tradita e vendosur nga opozita ishte që pas çdo proteste, udhëheqësit e partive opozitare mblidheshin në selinë e Partisë Demokratike për të koordinuar hapat e mëtejshëm në aksionin e tyre opozitar.

Të dielën, pra më 14 prill, kjo nuk ndodhi. Fillimi i javës e gjeti Lulzim Bashën në Slloveni.

Nga Sllovenia ai propozoi një mision të ngjashëm me atë të Reinhard Priebes në Maqedoni, ku mandati nuk do të ishte ndërmjetësimi i krizës politike, por vëzhgimi i shtetit ligjor dhe dalja me rekomandime të ngjashme si ato për Maqedoninë në 2015.

Si i ftuar special në një forum ndërkombëtar, Basha nuk mund të njoftonte datën e protestës së radhës të demokratëve, ndaj në Tiranë u hamendësuan se ajo do të zhvillohej në maj.

Për zyrtarizimin u prit mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, që Basha e kishte thirrur këtë të enjte, paralelisht kur në Kuvend formoheshin grupet parlamentare të deputetëve të rinj që kanë hyrë në Kuvend nën logon e PD dhe LSI-së.

Edhe nga kjo mbledhje nuk doli një datë për protestë, madje por dolën tre kushte të vendosura nga udhëheqësi i Partisë Demokratike që opozita të hyjë në zgjedhje.

Kushtet janë dukshëm më të zbutura dhe në to ha debat nëse kushti me të cilin Basha dhe të tjerët dogjën mandatet, pra largimi i Edi Ramës dhe formimi i një qeverie teknike qëndron ende.

Në pikën e parë, Partia Demokratike kushtëzon regjistrimin në zgjedhjet e 30 qershorit vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, shkruan SI.

Situata aktuale politike e Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave”, thuhet aty.

Akuzat ndaj Ramës se në bashkëpunim me krimin ka blerë zgjedhjet përsëritet, por nuk përsëritet kushti për largimin e tij. Në pikën e dytë, PD zotohet që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që sipas saj shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Kushti i tretë është më interesant. Në të i jepet mandati Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizmin e aksionit opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve dhe është “minimizuar” kushti i qeverisë transitore.

Tri propozimet e Bashës: PD hyn në zgjedhje, por me kusht

Pyetja është nëse mandatimi kufizohet vetëm tek dialogu me partitë opozitare, apo në vazhdën e gjithë zhvillimeve të ditëve të fundit, Partia Demokratike po përgatitet për bisedime edhe me mazhorancën?

Vetëm koha do t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje, por kjo panoramë e re sugjeron se diçka ka ndryshuar, duke shtuar hamendësimet se nën rrogoz kontaktet janë vendosur, me hir apo me pahir.

Rama: Jemi gati bisedojmë edhe me ata që hedhin kapsolla

I qetë ndoshta nga fakti se në Parlament nuk ndodhej në presionin e protestave të opozitës apo të sulmeve me kapsolla, kryeministri Edi Rama mori fjalën në seancën plenare për të dhënë qëndrimin e tij mbi krizën politike.

Në një fjalim të gjatë afro 45 minuta, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar që të sulmojë aksionin politik të opozitës që ndodhet jashtë Parlamentit.

 

b.b/dita

April 18, 2019 15:38
Komento

6 Komente

  1. Xha Teme April 18, 16:16

    Tolerance zero shpellareve shqipfoles. Nuk kane nga ta levizin sumen. Jane futur ne nje grope septike and “there is no way out”. Ishte nje hara-kiri e nje organizate banditeske qe ka mbajtur peng Shqiperine qe kur kjo krijese “lindi e vdekur” ne 1990. Shqiptaret ne shumice nuk kane pse marrin pjese ne funeralin e nje krijese qe sic thashe de facto ka lindur e vdekur dhe vetem kuterbonte ere Shqiperine.

    Reply to this comment
  2. Nqs Rama ,nuk e mban sumen Shtrenguar dhe mashtrohet nga mafiozet Nderkombetare dhe e le pak te lire ate , e Hengri pergjithmon, April 18, 16:25

    Asnji marreveshje me nji Opozite inexzistente

    qe De-Jure nuk njihet me ne Shtet .

    BLA BLA BLA PO

    por asnji Rehabilitim te bandave te Krimineleve sepse

    kjo mundet ti kushtonte jovetem Koken Rames ,

    por do fundoste njiher e pergjithmon te Ardhmen e Shqiperise
    e humbte gjithe votbesuesit e ktij pushteti qe nuk po vepron si Premtoje !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Nuk ka me kthim pas zoti Kryeminister perndryshe rrezikojm gjithcka e biem ne Gropen qe hap Greku e Serbi

    me mekanizamt e tij ne Shqiperi bandat pd lsi

    KOHA E KRIMINELEVE DHE ANTISHQIPTAREVE NE SHQIPERI
    MBAROJE !

    KUSH NUK E MER PER TE QENE KTE

    DO TE THOTE VETVRASJE

    Reply to this comment
  3. Rana s'duhet te bej pederin e tregohet i dobet ,por shtyje Shqelmin grykes se bijve te putanave antishqiptare April 18, 16:33

    zhdukini perfundimishte nga politika

    asnji budallik qe te kushtn jeten e shqiptarve

    se paguhet shtrenjt .

    Reply to this comment
  4. Referendum per arrestimin e koleres sali April 18, 17:05

    Kreret e isisit festonin pas marjes se cdo qyteti edhe kreu i isisit sali dhe 2 kukllat etij luli e munika festojne pas cdo vendimi qe eshte kunder Shqiperis.
    Keta hajdute e kriminel qe na hiqen patriot duke kenduar hymnin me stonime dhe ze te cjerre nuk jane gje tjeter vec antishqipar gjakatar.
    Mos kujtoni se populli nuk ju njeh dhe ju shikon edhe ata qe ju vijne mbrapa……

    Reply to this comment
  5. Lili April 18, 18:39

    Sa shpejt i kupton mesazhet e Sigurimit ky Basha, del video e tij si ´perkthyes’ e ky pranon me hanger kapuçin siç thone francezzt , shqip me i hanger fjalet e tija!
    Prej nje b..r cka pret ma shume!.

    Reply to this comment
  6. info analitike April 18, 21:48

    Kot lodheni o shoke militante se nuk u pjerdh njeri! Keta lajne e lyejne si te duan e ju beni vec gam gam kot.
    Nuk keni pare gje akoma. Ju do te vazhdoni ti votoni edhe pse ju kane katandisur ne pike te hallit. Vazhdoni keshtu!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*