Si në kohët më të errëta të Mesjetës!

March 13, 2020 13:23

Si në kohët më të errëta të Mesjetës!

Tani po e kuptojmë,
po ja dëgjojmë këngën,
se ç’do të thotë tamam:
“Të bëftë Kina nënën!”

Një qytet i largët,
që s’e dimë ku bie,
na futi të gjithëve,
në arrest shtëpie!

Dalin shumë idiotë,
jo veç një e dy,
që thonë se kjo mbyllje,
është një mrekulli!

Këta të kalojnë,
drejt në çmenduri,
se ka shumë që mbylljen,
e kanë fobi!

Bota sot në fakt,
nuk është e bashkuar,
por është-për turp,
krejt e izoluar!

Sot s’kemi aspak,
një Botë më të mirë,
po një Botë ku jeta,
gjer në rrënjë ka ngrirë!

E shoh si harxhon,
dhjetëra vjet Planetin,
miliarda për armët,
qindarka për shëndetin!

Shpesh ato armë,
kohët i thërrasin,
çfarë shërojnë sot,
nesër prapë i vrasin!

Gjithë Zotat ku janë,
për Botën i lus,
gjersa e fundos,
edhe një virus!

Shkenca më e madhe,
e thënë midis nesh,
këshilla idiote:
“Lani duart shpesh!”

“Lani duart shpesh!”,
si kushtrim në Botë,
se diçka më shumë,
shkenca s’mund të thotë!

Doni-apo s’doni,
kjo është e vërtetë,
jemi të pa ditur,
aq sa në mesjetë!

Duart lart ka ngritur,
çdo lloj qeverie,
dhe i ka rënë shkurt,
me arrest shtëpie!

Dimë që virusi,
si “atdhe” ka Kinën,
porse gjer më sot,
s’ja dimë origjinën!

Nuk e dimë aspak,
nga erdhi-nga mbiu,
edhe si u fut,
brenda tek njeriu?!

Në arrest shtëpie,
tash mund ta kuptojmë,
një gjë të panjohur,
si mund ta luftojmë?!

Dhe ky izolim,
është torturë vërtetë,
pa miq e pa shokë,
pa kafe -gazetë!

Askush mos na thotë,
se s’do t’ja dijë fare,
ne sot po jetojmë,
në kohë mesjetare!

Sa do zgjasi kjo,
as “shefat” s’e dinë,
por mund që të bëhen,
qindra për çmendinë!

Dhe kjo histori,
s’është vetëm shqiptare,
po këtu-çmendina,
tani s’kemi fare!

A.DUKA

March 13, 2020 13:23
Komento

10 Komente

  1. gjeramadhi March 13, 17:40

    ç farë të komentojmë këtu na shkerdheu nënën kina ,poeti tha të gjitha në vargje

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi March 13, 22:39

    Po Kina e hengri,
    edhe vete me pare,
    jo se kish qejf,
    as se ish ne gare!

    Po mir beri qe erdhi,
    te kish ardh me pare,
    se njeriu me kohe,
    kish mbetur i ndare.

    Tash ne shtepi mbyllur,
    do njoh njer’zt e tij,
    do flase shtruar e qete,
    per ta do ndjej dashuri.
    13.3.2020 G.K.

    Reply to this comment
  3. timi xhamllikut March 15, 06:57

    Me Hipoteza e teori,
    mund te flasim te gjith,
    po nga erdhi e ku do shkoj,
    nuk e dim me saktesi.

    s’esht virusi i par,
    e as virus i fundit,
    vetem ne kto 10 vjet,
    shifi sa i esht rrit numri!

    a e ke menduar,
    bota ka 8 biljon njerez,
    dmth ka aq shum pisllik,
    qe t’ja ulim Kines vleren!

    Mund ta ken futur politikan,
    mbase per gara, a per inat,
    mbase kan qene edhe aljen,
    po vaksina thone, se shpejti vjen!

    mbase duan te shuajn popullsite,
    meqe jane rritur, jete gjatesite,
    te rinjt nuk ndihmojn me te moshuar,
    sikur sduan ti shofin duke jetuar.

    meqe fole per mesjeten,
    ku ka si zakoni i vjeter,
    mund te ti haj leket doktori,
    ose sherohesh vet, si popullori!

    si shekuj me pare e deri tani,
    keto gjera kane ndodhur gjithsesi,
    dhe shpresa na ngelet te shendetsia,
    po sdo te thot ajo i di te gjitha

    e vertete, bota ka ecur para,
    ka pas persian, romak,e amerikana,
    nqs ky virus ishte shkak natyrore,
    me thuaj ti, c’mund ti bej njeriu dot?

    me kaq po e mbyll dhe une,
    shpresojm te mos ngelemi pa pune,
    kudo qe jeni ne shqiperi a amerik,
    ju rrujt zoti, nate edhe dit!

    Cuni Kujtim Cepanit USA

    Reply to this comment
  4. fteri March 16, 10:52

    Po ku pyet gjigandi aziatik e bortor Kina për një ,për dy ,tre, katër ,njëzet ,pesdhjet ,pesqindë ,pesë- mijë ,pesë milon ,ajo është e madhe e madhe një milardë e gjysëm njerëz ,pa fillim e pa mbarim çini-maçini .

    Posi ne liliputët e varfër kurr nuk u bëmë 5 milon shqiptar brenda shqiprisë luan rol edhe humbja e një jete njeriu.për ne është kapitale..Ku pyet luani aziatik se ju shkëput një qime.

    Reply to this comment
  5. xhemal March 16, 18:35

    thjesht eshte nje qenie e natyres qe eshte shume me i vjeter se njeriu e eshte pakica qe i ben dem njeriut.nuk e njohim mire. edhe virusi eshte ne nje bote te panjohur e vepron me agrezivitet.prandaj kerkohet qe te perdorim mjetet me te mira per ta luftuar.ndalimin e perjapjes sa te gjendet nje vaksine.eshte nje lufte e vertete e gjeneralet e luftes jane mjeket shkencetaret.ne lufte ka edhe viktima prandaj te zbatojme urdherat e tyre per te shpetuar mijera jete.uroj sa me pak humbje

    Reply to this comment
  6. demo March 18, 04:28

    Pa u IZOLUAR Kina s`ka derman bota.
    Vetem ne Kine kam pare qe muti i halese ruhej ne ca gropa prapa shtepise ku rritesh peshku.Mortja e hengert ate peshk me gjarperinjte,mijte etregut te Wuhanit.
    Edhe po shpetoi bota kete here,vitin tjeter Kina ka virus gjende.

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 March 18, 17:48

    duke
    lëri pordhët dhe shkruaj diçka për shokun që të ka marrë mëri!!
    shkruaj diçka se po shkon për lesh!!
    na çau hajdarin idioti!!
    jo mos dil me grun me bo pazar por lene tre metra pas!!
    do me na çu prap në turqi ky idioti??
    megjithëse vëllain atje e ka!!
    xhepin plakun,që e lë putini të presë ke dera!!

    Reply to this comment
  8. edi March 23, 07:40

    More a me thote kush ku ndodhet Duka se s’po e degjojme me

    Reply to this comment
  9. Shahisti March 30, 13:18

    I ka ndodhur gje ketij bejtes, mo? Si ka mundesi qe ka rene squke, apo i jane mbaruar turtujt e nuk ha me bythe turtulli?

    Reply to this comment
  10. Afat SERJANI March 31, 10:34

    Arben Duka, te falemin derit se na ben edhe per te qeshur me vargjet e tua, edhe pse jemi te izoluar neper shtepirat tona. Keni yt ne DITA eshte i vecante per humor e per kritike. Sigurisht qe te gjithe sebashku do ta kalojme. Atyre qe jane nisur per ate rruge nuki pengojme dot…Pershedetje, shendet e vargje te reja me tej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim