Si në përralla: Ku e dinte ajo se do bëhej princeshë?!

November 29, 2017 16:08

Si në përralla: Ku e dinte ajo se do bëhej princeshë?!

Ajo është kryefjala e diskutimeve këtë ditë në median tradicionale, por edhe në rrjetet sociale. Aktorja amerikane, Meghan Markle do martohet me princin anglez Harry në maj të vitit që vjen. Bukuroshja me ngjyrë është 36 vjeç dhe e divorcuar. Kurse princi është 33 vjeç.

 

Një foto e publikuar nga Daily Mail tregon Meghan Markle teksa pozonte përpara pallatit Buckingham. Në atë kohë ajo ishte 15 vjeç dhe ishte fanse e monarkisë. Në një zhvillim si në përralla, tani ajo do jetë pjesë e Familjes Mbretërore më të fuqishme në botë. Fotoja është bërë 21 vite përpara fejesës. Një mikeshë e Markle tha se nuk ka mbetur e shokuar.

“Ajo gjithmonë ka qenë e fiksuar pas Familjes Mbretërore. Ajo merr gjithmonë atë që do dhe Harry ra ‘viktimë’. Ajo do të bëhet si Princesha Diana 2.0”. Markle pritet të bëhet qytetare britanike pas martesës. Ajo do martohet në maj në kishën St’ George në kështjellën Windsor. Çifti ka thënë se dita e martesës do jetë e gëzueshme dhe plot jetë, ashtu si personaliteti i tyre.

 

November 29, 2017 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*