Si Nishani po lufton Bashën

May 19, 2016 23:04

Si Nishani po lufton Bashën

Kohët e fundit është vënë re që në luftën politike PD-PS është përfshirë edhe një personazh i tretë, ai është presidenti Bujar Nishani.

Megjithëse juridikisht dhe moralisht presidenti duhet të qëndrojë mbi palët politike, fatëkeqsisht kjo gjë nuk ka ndodhur. Nishani me deklaratat e tij është pozicionuar në të njëjtën llogore me PD-në, në mos ai, replikat e tij e dëshmojnë këtë.

Një nga momentet kur Nishani u bë palë me Partinë Demokratike ishte rasti i të ashtuquajturës dhe të ashtupretenduarës “pajisje përgjimi”.

Ishin eksponentë të opozitës ato të cilët ngritën pretendimet dhe hodhën akuzat e para në drejtim të ministrit Tahiri, ku sipas PD-së ky i fundit kishte përdorur përmes policisë një pajisje për të përgjuar deputetë të opozitës dhe plot personazhe të tjerë.

Nishani pa kurrfarë baze doli dhe i mëshoi akuzave të PD-së, madje e cilësoi ekzistencën e pajisjes si një fakt të qenësishëm. Mirpo deklarata e sotme e Drejtorit të Policisë italiane në detyrë hodhi poshtë PD-në dhe Nishanin. Pajisja në fjalë nuk ka përgjuar askënd.

Një tjetër rast i pozicionimit të Nishanit përkrah PD-së është edhe deklarata e sotme e tij ndaj kryeministrit Rama. Presidenti akuzoi Ramën se po pengon reformën në drejtësi, po shkatërron ekonominë, po shkatërron sistemin shëndetësor, etj. A janë të hijshme deklarata të tilla për një kre shteti deklarata të tilla? Padyshim që jo.

Por pyetja që shtrohet është: Për çfarë e bën Nishani këtë?

Po të lexosh reagimin e sotëm të Nishanit kupton se ai tashmë e ka të qartësuar faktin se për një mandatim të dytë të tijin si President është një gjë e pamundur. Deklarata e sotme i vuri kapakun.

Por a ka Nishani një qëndrim largpamës? A po ndjek ai trajektoren e Berishës kur ky i fundit ishte president?

Kujtojmë që pasi Berisha la postin e presidentit detyroi Tritan Shehun të jepte dorëheqjen nga kryesimi i PD-së dhe në këtë mënyrë e mori vetë këtë post, të cilin e mbajti deri në pas-zgjedhjet e 2013-ës.

Mund të themi se Nishani, i pashpresë për një mandat të dytë si president, po tenton rikthimin në PD si udhëheqës i saj. Pra, Nishani nuk e ka me qeverinë por e ka me Bashën.

Dihet që Basha u vu në krye të PD-së me ndihmën e Sali Berishës, kjo nënkupton se ai është lehtësisht i zëvendësueshëm./lexo.al

May 19, 2016 23:04
Komento

1 Koment

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... May 20, 06:42

    Sakati nga trute dhe mendja Kapter Jari nuk vlen me per agje nuk i hyn ne pune as dreqit. Shenjat e paburreris e qe eshte i tredhur e tregoji me shpelarjen qe i beri surratit duke hequr musteqet qe i kishte kopje te komikut Carli Caplinit. Nishanlliu akoma i ka ne supe shenjat e bustit te diktatorit Enver qe majti ne supe ne Shkollen e Bashkuar, per ta vendosur ne vendin ku u terhoq zvarre munumenti i diktatorit, ne shehshin Skenderbej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*