Si Platini futja topit, por jo pordhës!

October 17, 2014 12:23

Si Platini futja topit, por jo pordhës!

Ajo çfarë ne shqiptarët po përjetojmë këto ditë si popull e si komb, po na sprovon në pasjen ose jo të një virtyti bazë: Nëse jemi të drejtë, apo nëse drejtësinë e kushtëzojmë me interesa?! Nuk ka kush që ta diskutojë faktin se reagimi ynë masiv, gati në unison, me ndonjë përjashtim të vogël si ai i “supermbesës”, vjen prej një padrejtësie që ndihet në ajër kundrejt nesh, prej instancave europiane, e jo se na u prish ndonjë interes. Por kur teprohet me nacionalizëm, i pari virtyt që nis e shkërmoqet, është ai i drejtësisë. Serbët janë leksion i gjallë për këtë. E meqë janë kaq të gjallë e kaq të pranishëm në gjallimin e tyre në dehje nacionaliste me tepri, gënjeshtra, arrogancë e paturpësi, ne duhet të ruhemi fort se mos na injektojnë sadopak. U pyet Andi Lila të mërkurën mbrëma në Opinion, se ç`e shtyri të reagonte ashtu ndaj futbollistit serb që kapi në ajër atë flamurin e sajuar – medemek shqiptar – e po merrej me të, e ai u përgjigj se ”….është flamuri më i bukur në botë!“. Mund të na i kursente një definicion të tillë fëminor, pasi është fort e qartë dhe e kuptueshme që në një situatë aq provokuese, edhe sikur tirqet e Isës të ishin, do kishte gjithsesi një reagim në emër të ndenjave atdhetare, pa qenë fare nevoja të thuhet se tirqet e Isës janë më të bukurat në botë, madje dhe më shumë se një pale xhinse ‘Diesel’. Pra, nuk duhet të vetëpërmbahemi për të mos u ngjarë serbëve, por dhe të mos lëshuar mufka alla Platini! Futja topit si ai, nëse mundesh, por jo pordhës!/E.H

October 17, 2014 12:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*