“Si po e pengon Shkëlzen Berisha Argitën që të hyjë në politikë”

September 6, 2017 21:23

“Si po e pengon Shkëlzen Berisha Argitën që të hyjë në politikë”

Gazetari dhe publicisti nga Kosova Baton Haxhiu ishte i ftuar në Forumet UET nën moderimin e pedagoges Belina Budini, ku analizoi politikën në Shqipëri dhe në Kosovë dhe komentoi sjelljet politike të liderve kryesorë politikë. Edi Rama është një autoritet intelektual në gjithë Botën Shqiptare, ndërsa Basha nuk është opozitari që krijon shpresë për të ardhur në pushtet.

Sali Berisha po lufton për partinë duke vrarë historinë e vet politike. Argita Berisha është më e mira për në PD, por e pengon i vëllai duke u shfaqur në jetën e luksit me Arminën.

Pak a shumë ky ishte profilizimi që gazetari nga Kosova Baton Haxhiu u bëri liderve politikë shqiptarë gjatë një bisede të hapur me studentë dhe pedagogë të UET-it gjatë ForumeveUET të mërkurën në mbrëmje.

Për Sali Berishën ai mendon se po e banalizon historinë e tij me ‘fejzbukizmin”, ndërsa problemi më i madh për Berishën dhe për gjithë familjen e ish-kryeministrit, për Haxhiun, është sjellja e të birit, Shkëlzenit dhe të dashurës së tij modele, Armina Mevlani.

Duke shfaqur një jetë luksi në rrjetet sociale, sipas tij, ai po demonizon të atin dhe po pengon dhe motrën, Argitën, që të hyjë në politikë. ”

Nuk mund t’ia bësh babës që ka bërë diçka për shqipërinë në mënyrë më të vrazhdë të mundshme me asi referencash kulturore njeriut që është munduar ta moralizojë çdo situatë në Shqipëri dhe afër në shtëpinë e tij ka një diçka që çdo ditë ia nxin jetën.

Kjo është e padurueshme. Prandaj goditet Argita, e cila është një nga njerëzit ëm të zgjuar që njoh unë, me me karakter të fortë dhe më stabile, por si duket ajo nuk e ka guximin të hyjë në politikë për shkak të asaj që ka bërë vllai i saj ose që i bën çdo ditë. Kujt i intereson darkat dhe veshjet dhe ku janë ato lekë që për çdo ditë të atij njeriu me të dashurën e tij në çdo cep të botës? Po mbase kjo nuk është një shfaqje e mirë për njerëzit të cilët kanë paguar taksa dhe kanë pasur bindjen se doktori është i pakorruptuar.

Shkëlzeni dhe Armina e demonizojnë në mënyrë më të vrazhdë me prirjet sociale njeriun që ka kontribuar në histori dhe në politikë në Shqipëri. Kjo është për të ardhur keq. Unë po flas për të keqen e dukjes se për të keqen e mosdukjes le të merret prokuroria”.

Rama, reformatori i shijes

Duke e konsideruar ndikimin e faktorit shqiptar në Ballkan sot si më të fortin në histori, këtë meritë ai ia vesh Ramës dhe sjelljes së tij karshi Serbisë.

“Referenca shqiptare nuk është më në periferi të Ballkanit”- tha ai dhe për këtë i ka meritat Rama duke qenë relaksues i marrëdhënieve me Serbinë, pavarësisht se rrezikonte të linçohej në Kosovë.

“Rama është më popullor në Kosovë se të gjithë liderët e tjerë shqiptarë. Ai është një autoritet intelektual, jo politik, në Botën Shqiptare. E ka arrit pikën e autoritetit mbi konjukturat e tjera”- tha Haxhiu.

Duke iu përgjigjur pyetjes se për çfarë e ka këshilluar Ramën dhe cila është reforma e qeverisjes së tij të cilën ai vlerëson më shumë gazetari i Klan Kosova tha se “me Ramën njihemi që nga viti 1991 dhe nuk ka të bëjë me konsulencat politike.

Ka të bëjë me miqësinë dhe besimin. Por për një gjë kam qenë i sigurt tek Rama, që reformën e shijes do ta bëjë. Reforma e parë për mua është reforma e shijes. Është ekselente dhe është një prej gjërave që do e shijojë çdo shqiptar për një kohë të shkurtër.

Nuk ke pasur qytet në Shqipëri ku ke mundur t’a bësh një fotografi dhe shihni fotografitë, për vite të tëra i keni ose përpara sheshit Skënderbe ose tek një det i cili nuk përfaqëson asgjë. Dhe këto 4 vite nëpër qytetet mund të bësh fotografi.

Me sa di unë një pjesë e shijes ndërtohet brenda dhe atëherë njerëzit duke parë dicka të bukur e zgjerojnë vetë shijen, nuk mundesh secilit njeri t’ja ndërtosh dhe zgjerosh shijen, në rast se shteti nuk ka ndërhyrë në shijen e parë.

Por ai pranoi më pas se tek profili psikologjik i Ramës autoritarizmi ishte një rrezik. Sipas Haxhiut ë qënit intelektual e bën njeriun arrogant dhe dëshirojnë ta imponojnë mendimin e tjetrit dhe të qënit intelektual dhe me shije e bën që të ndikojë shijejn e tij në çdo gjë duke rrezikuar të kthehet në autoritarizëm.

“Pikërisht për këtë duhet të jetë shoqëria, ne gazetarët, që të mos e lëmë të ndodhë, pasi nuk kam shpresë se mund të ndodhë ndonjë rebelim në Partinë Socialiste.”- tha ai.

Basha i shtypur psikologjikisht

“Opozitarizmi realisht kërkon shpresë, kërkon përballje, kërkon ikje nga konjuktura dhe për faktin që asnjë prej këtyre elementeve nuk është tek këto dy parti kemi kaluar në një periudhë të dembelisë politike dhe dembelia politike do të instalohet ndoshta nga vetë miku im Rama, i cili nuk ka një kundërpeshë politike për momentin”- u shpreh analisti nga Kosova duke analizuar opozitën në vend.

Ai nuk fshehu zhgënjimin që në krye të opozitën ndodhet Lulzim Basha, duke e cilësuar atë njeri njeri të shtypur psikologjikisht gjatë rinisë së tij në Kosovë. “Deri pak javë më herët kam besuar, që Basha do të vijë në pushtet nga gabimet e pushtetit, por jo nga politika.

Tani jam shumë skeptik, a do të vijë në pushtet nga gabimet e pushtetit. Duke njohur Lulin, dhe jetën e tij në Kosovë. Basha ka jetuar në një atmosferë shumë të rëndë në Kosovë dhe ka pasur shef një njeri që ka qenë prokuror.

S’dua të hyj në profilin psikologjik, por prokurorët janë personalitete profesionale që nuk të lënë të mendosh, të zhvillohesh, duan të të dominojnë, të të zhveshin prej autoritetit, prej idesë se mund të thuash diçka ndryshe.

Mendoj që duke qenë në Kosovë për kaq vite i tillë, nën thundrën e një prokurori ndërkombëtar, kam përshtypjen që duke u rritur aty, Basha edhe kur bërtet për të shënuar një kthesë të vetën nuk është njeriu që del nga ajo shtypje që ka përjetuar”- theksoi Haxhiu.

Analisti pak e preku politikën në Kosovë, por në një analizë të shkurtër ai tha se në Kosovë është kjo kastë politike që e ka krijuar qeverinë, ose e krijon nesër pasnesër, e cila është në fund të karrierrës.

“Kur kundërshtitë grumbullohen në një pikë, atëherë ata hyjnë atje për të shpëtuar së fundmi rebelët dhe kjo ka ndodhur në kosovë”- tha ai i pyetur për situatën në Kosovë.

September 6, 2017 21:23
Komento

13 Komente

  1. turpbaton September 6, 21:48

    zoti Batalion Haxhiu….

    familja kriminale e berishorrit nuk ka te keqen nga armina dhe xenin,,,,vetem

    Nuk e kuptoj pse merreni me keto “kinkalerina” kur TRADHETIA & KRIMET E berishajve nuk kane shembull ne bote per egersine e tyre qe vetem nga ndonje MONSTER NGA KOZMOSI mund ti bente.
    A nuk e kuptoni se ky monstra e viqidolit ka nje perkrahje teper te forte nga nje sekt antikomunistet psiqikisht te semure ne perendim qe dihet kush jane dhe ju i atribuoni si “nentoka serbe”
    A e dini qe “forca mbinatyrale” e ketij superkrimineli mbeshtetet te nje nga doktrinat me antishqiptare qe quhet “dekomunistifikim” te hartuar ne katakombet e beogradit dhe te zbatuar nga dyshja rajerson-biberaj duke patur si kobure te tyre pit bullin berishes.
    A e hodhi kush komunizmin ( qe vetem i tille nuk ishte) ne Shqiperi ne 1990-1992 ???
    Ai fare komunizmi kishte vdekur ne ate vend dhe falangat e rajersonit,elez biberajt me banden e tropojes te berish-hajdarit bene lufte me nje sistem te vdekur..pra ishin kanibalet qe hengren komunizmin e vdekur qe vazhdo dhe sot.
    Por le te kalojme ne VITIN 93′
    Cfare ndodhte ne ate kohe prapa teatrit me Nexhmijen?
    Kam qene pjesmarres ne mitingun ne mbrojtje te Fatos Nanos te stadiumi Dinamo.
    Nuk kam pare as ne filma horror sjelljen e policise private dhe shikut te berishes..as naziskinet ne 1933 nuk vepruan ne ate menyre…kjo eshte teme tjeter.
    Cuditerisht Kastriot Islami pasi deklaroi se do ti thyem kafken Berishes u zhduk nga qarkullimi dhe shpetoi per fije te perit nga terrorizmi berishian se do kishte perfunduar si Remzi Hoxha.
    Nqs Fatos Nano u arrestua si Bin Ladeni per 100 dollare qe kishte vjedhur ( ai akuzoi Rajersonin per kete me te drejte)…nje tjeter ndyrsire me emrin Lul Basha qe vrau si Bin Ladeni ne 21 janar dhe vodhi gjysem milardi dollare shpallet yll ne ngjitje.
    Dritheruese eshte se pas disa dokumenteve te deklasifikuara ne kohen qe kryqzohej Fatosi per 100 dollare dhe Nexhmija per kafe…ne menyre antiligjore Rajersoni me Berishen neogociojne per arin shqiptar te Londres dhe nje zot e di ku shkoi.
    Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″

    Reply to this comment
  2. Arben September 6, 21:49

    JA KU DOLI EDHE PLANI I UDB-SE PER

    RICIKLIMIN E SALIUT.

    Reply to this comment
  3. floriri i Bençes September 6, 22:29

    Nuk mund t’ia besh babes qe ka bere diçka per Shqiperine? Po ti qenke loqe fare bre, baba ja ka ki nanen Shqiperise, vetem flaken ja ka vu fnja tre here …

    Reply to this comment
  4. MH September 7, 01:07

    Gazetar merakli shlivovice.

    Reply to this comment
  5. Adih September 7, 02:37

    Zoti Baton , shkodranet thone :: a je i mare a je nbalet ?. Kurse une do ju thoja ,me mire mos komento , se na vjen per te vjelle nga stomaku ..Akoma komenton per Berishen dhe per femite e vete .Zoteri ,Berisha brenda sekondit ,nga komunist karjerist ,u cua dhe shahu komunistet ,gjoja u kthye ne Demokrat .Kjo ishte dhe eshte tragji komedia e shqiperise z gazetar. Ndoshta ,pa frike ,qe nga themelimi i shtetit Shqiptar . ..Nuk do e gjeje as me qiri as edhe nje njeri tjeter ,ne ruzullin tokesor ,qe do e shkateronte kete komb e vend , me keq ,si Berisha..Dhe ju komentoni per Argita , Shkelzena e soj e sorolloper .A keni principe ju z gazetar ? Jo mer jo ,, Shqiperia ka shume te rinj mbaruar universitetet ne perendim dhe me shume gjuhe te huaja , me ideale ,dhe nuk ka ngelur ti besh moral zotrote e ti japesh mend Shqiptareve ,qe Argita eshte e zgjuar dhe ky vend i GJERGJ KASTRIOTIT ka ngele ne dore te Argitave ,te mbaje shprese , ku ju ,pa dinjitet ,e pa principe beni propogande. ??!!, Dhe mos i ofendo shqiptaret. ,qe paskemi vdekur , ngelur , e tna ndihmojne e dirizhoje Argitat e kompani . Kurse Rames mos ju servilos ,akoma nuk te mjaftuan ta njihje tash e 4 vite mbrapa , mer e komento e argumento Z Baton ´,,
    A jane ne te vertete ,partite kryesore PD ;PS dhe LSI vertete kundershtare APO ???!!! Mer e zberthe z Baton ,a ekziston ne parim ,ne ligje ,ne program e majta ,apo e djathta ne Shqiperi , ne te gjitha keto 26 vite e deri me sot .Une do thoshja me te forte qe JO::..Ku te gjithe ne e dime ,qe Ducja ,Milloshevici, Enveri ,Stalini ,kishin nga nje emer ,sinqerisht ,keta qe permendni ju me radhe ,sot , jane pa emer , .Pa ironi na ndihmo si fillozof e gazetar , me cfare emrash i pagezon , sinqerisht do ja u dija per faleminderit .. ., . ,
    Dihet nje gje z Baton , zhvillim e perparim ne nje vend ka , vetem atehere , kur ne ato shtete , ka kundershtare te vertete politike ,midis tyre ( partive) ..Ti thashe keto ,per te harruar se eshte turp ,tna shtrosh ne tavoline!! ???Argitat ,zenunat, zenat e me dreqi e te birin …Turp per ju , se ne Shqiptaret nuk na ofendon ,ska rendesi cfare thuhet ,por rendesi ka , kush komenton .???!!
    Me me principe e dinjitet , kur te komentoni , i nderuar z Baton .

    Reply to this comment
  6. e pabesueshme September 7, 05:01

    Nuk e di kush dore e padukeshme antishqiptare qe i komandon jo vetem keto analiste por dhe modertore si Belina qe qenka nje fare Blendi fejziu por e gjinise femerore.
    .
    Pse pikerisht duhej te merrej me politike Argita nje felliqsirat e nje babai gjakatar ?

    Pse Berishaj jane familje kriminale qe i duhen tundur prangat para surratit ?

    Qe ne 1992 me ardhjen ne fuqi te saliserbit eshte I dallueshem nje lloj terrori antikamunist artificjal qe ka kaluar cdo llogjike njerzore.
    *
    Nje nga menyrat kanibaleske te ketij terrori eshte dhe glorifikimi I tradhetarit Ahmet Zogu nga nje ane dhe baltosja e Luftes nacjonal clirimtare & rindertimi qe ka arritur ne ndyresi te pabesueshme
    *
    Ceremonia e marteses te me nder me thane Princit Anonim me vajzen e “lilo labes” ishte nje poshtrim I rradhes per shqiptaret e ndershem qe nuk jane akoma te dorzuar para invazionit demonkratik qe filloi ne ne 2 Prill 1991 pikerisht le me lobin serbo-kosovaro-amerikan te shoqeruara me mbeturinat zogolliane brenda dhe jashte kufirit.
    *
    Nqs do I therrasim kujteses para dy vjetesh Nipi Enver Hoxhes u kap sikur te ishte Pablo Eskobari dhe u cilesua nga mediat dhe “nje Prokuror Gjerman “ se nipi enverit ishte bossi I rrjetit te droges kolumbiane dhe drejtonte nga Xibraka qe edhe pse doli 100% bllof akoma mbahet ne burg padrejtesisht.
    *
    Pra analizoni me kujdes : Nipi Enverit me metoda te denja KU KLUS KLANI kalbet ne burg kurse nipi I zogut te zogut kurves pushton pallatin e brigadave symbol te LNCL….Kurse per perversion e Gerdecit shkerdhen berishen Holliwodi na kenaqi me WAR DOGS ku monstra Taulant Balla ja lexon saliserbit cdo te enjte ne parlament duke I bere fresk boleve te salisatanait
    *
    Po keshtu permendorja e Zogut Kurves vihet ne balle te bulevardeve te Deshmoreve te Kombit qe duket se po shurron mbi gjakun e tyre
    *
    Edhe ne 2012 Treshja BMB (berish-meta-basha) hoqen tabelen e deshmoreve te 4 shkurtit dhe vune ate te Ibrahim Rugoves…te atij qe ZGERDHIHEJ ME MILLOSHEVIQIN kur kosovaret po pergjakeshin nga fashizmi serb
    *
    Edhe pushtimi I Shtepise Qendrore te ushtrise popullore nga BANDA E BERISHAJVE ishte me teper nje poshtrim qe I behej nje institucjoni qe simbolizonte veteranet e ushtrise dhe te luftes..pra e pshurren dhe ate.
    *
    Një turp i vërtetë ka ndodhur më 17 nëntor 2012 dhe pikërisht kur duhej festuar dita e clirimit e 68 viteve më parë nga okupatorët nazi-fashistë; u rivarros i ashtuquajturi mbreti Zog në Tiranë. Paradoksi qëndron se pikërisht një shtet shqiptar me qeveri demokratike të tipit republikë parlamentare , nderon një diktator dhe mbret i cili mbetet një nga udhëheqësit e paktë shqiptarë që ka falur toka Serbise dhe ka erdhur në fuqi me anë të një ushtrie të huaj duke larguar me dhunë qeverinë shqiptare republikane të asaj kohe.
    Paradoksi i dytë që përbën dhe një tradhëti kombtare duke i vënë përfundimisht nofkën Tradhëtar i Atdheut, është se ky individ që drejtoi vendin për afër 15 vite rresht, me dhunë, vrasje, depërtime opozitarësh, dezertoi dhe u largua nga vendi si një mi kanalesh ditën kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, duke lënë dhe ushtrinë pa armë e municione,, duke e lënë atdheun pa mbrojtje dhe pa drejtim rezistence.
    ***
    Dhjetor 24, 2012 / Është përuruar në kryeqytet shtatorja kushtuar Palo-Mbretit Ahmut Zogu.Pse pikerisht diten qe Zogu me ndihmen e serbeve dhe ruseve te bardhe I ngrihet kjo shtatore ? Per te poshtruar Fan Nolin dhe shqiptaret e vertete ? A ka lidhje llogjike Zogu me serbet & ruset e bardhe ne dhjetor 1924 me ardhjen e saliserbit nga lobi serbo-amerikan I shtepise bardhe ne 1991 qe vazhdon dhe sot per inerci me ca elezbibere dhe matherfuckere

    5 dhjetor 2014
    Blendi Fevziu ka promovuar librin e tij për Zogun mbrëmjen e djeshme.
    Këtë gjë ai e ka bërë në Pallatin e Brigadave.
    Edhe pse ky Pallat është konceptuar për pritje zyrtare, ai është hapur që Fevziu privatisht të promovojë librin e tij.
    Dhe, në të nuk ka munguar askush.
    Ka qenë presidenti Nishani, kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta dhe kreu i PD-së, Basha.
    Një qokë që i bëhet Fevziut, i cili, pavarësisht se kush është në pushtet, vazhdon ta ketë mirë me të gjithë.

    Pra krerët më të lartë të shtetit, politikanë të majtë e të djathtë, gazetarë, e personazhe të showbizit shqiptar janë bashkuar në Pallatin e Brigadave në promovimin e Librit “Ahmet Zogu, Preshidenti qe u be mbret”.
    Ajo që vihej re ishte mungesa e ish kryekriminelit Berisha, por që në fakt përfaqësohej nga djali i tij Shkëlzeni i cili shoqërohej nga putanka me të cilën është në një lidhje dashnie, kArmina..
    Prolog
    Besoj qe skenariste elezbiberiste & nazi berishiste dhe lobet serbo-greke ne Washington bruksel Beograd athine dhe gjetiu ja kane arritur qellimit.
    Ate qe nuk e arriti Nacertania serbe dhe megali-idea greke per shekuj e arriti ne ditet e sotme me parine e tiranes..me dinastine kriminale berishaine,me zogjte e kurvave pa harruar dhe dipllomacine pernedimore qe na coi ne shekullin e Bismarkut pra na kthyen NE SHPREHJE GJEOGRAFIKE..NE KAZAN PLEHRASH & MUXHAHIDINESH..NE PLANTACJON DROGE…dhe nuk mjafton kjo por po na urinojme me nipin e zog kurvarit dhe Karminen e Xenit e Sali carit

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 September 7, 09:29

    ky paska shkuar për lesh @ari!!
    të jetë njeriu kaq i marrë??
    po!!
    baton vari hejbet në qafë se nuk ja vlen të replikosh në mënyrë normale me këto që ke thënë!!
    është ulje niveli për komentuesit!!

    Reply to this comment
  8. MH September 7, 15:56

    Ky analisti Baton asht nji buton ne sherbim te UDB -shit Serb.Po ta kishte me sinceritet do e analizonte nji rast por jo ne cdo sezon ndryshimit politik apo stinor.Kjo papermbajtje per ta analizue tash e pare pa pushim asht direktive e agjentures serbe per te vene kryetar te PD te bijen e armikut,tradhetarit te kombit Berisha i cili per mbi nji cerek shekullit i sherbej Serbit me politiken e Partise Demokratike Une pa frike e vendosi,Partia Demokratike e Sali Berishes asht parti serbe qe ban jete partie ne shqiperi.Ne mos kjofte keshtu ejani dhe me peshtyni ne surrat.Ndaj Buton Haxhia kerkon me ngulme e me cdo sakrifice te vendoset e bija ne krye te PD.
    Ai,Lulushi nuk ka pike intiligjence edhe pse asht kembe e krye ne sherbim te Serbit.Stazhin per kete sebep e ka kryer ne Srebenice te Kosoves ne duet me Argiten “intiligjente” te Buton analistit.Po qe u diskreditue nga Zafer Ansar nepermjet medias nese kishte nji cike karater.Ne fakt nuk iu dridhe fare qerpiku se i ngjante prinderve,qofte babit apo mamit.

    Reply to this comment
  9. Albamich September 7, 16:46

    …… dhe studentet te ftuar ne kete takim si dhe drejtuesja e ketij takimi ,rrinin si guaf ,duke mos ngritur zerin per budalliqet qe nxirrte nga goja ky palo gazetar‍♀️‍♀️
    E kom thone disa here se Shqiperine do ta bojne ata vajza dhe djemte e emigranteve, te cilet kon mbaru te gjtha ciklet e shkollimit ne vendet e zhvilluara perendimore , ku sot ata punojne dhe drejtojne me sukses ne keto vende dhe fale suksesit te tyre ne pune , karriera e tyre eshte gjithmone ne ngritje‍‍‍‍‍♀️

    Reply to this comment
  10. Aliu nga Selenic September 7, 17:42

    Ne se ne shqiperi ndodhi katastrofa njera pas tjeters ne keto vite te tranzicionit, nje pjese te fajte e ksan pikrishte keta fare analiste te cvilet i kan dhe mbeshtetje kriminelit Berisdha ne forma te dukshmed dhe te pa dukshme. Edhe sote qe ka ardhur Koha te numrohen nje e nga nje(ne sei referohemi VETINGUT) keta mendojn se si te sjellin perseri kriminelet Berisha ne Pushtat.!

    Reply to this comment
  11. Nausika September 7, 17:45

    A nuk do ishte me mire te na tregonin, se kujt pronare ja kane marre pronat kjo familja Berisha, se per te tradhetar nuk kane tradhetar gjeni e tani jane milionere dhe me i vogli prej tyre.
    Mos na u merrni me grate e tyre e me fjale koti, por gjykojeni per vjedhje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*