Si po ndikon ‘humbja’ e natës në jetën dhe mjedisin e njerëzve

November 24, 2017 14:32

Si po ndikon ‘humbja’ e natës në jetën dhe mjedisin e njerëzve

Një studim i fotove të tokës, gjatë natës, ka zbuluar se drita artificiale po bëhet gjithnjë e më e shndritshme dhe po përhapet çdo vit më shumë.

Mes vitit 2012 dhe 2016, ndriçimi artificial i planetit u rrit me 2 për qind në vit. Shkencëtarët thonë se një humbje e natës në shumë vende po shoqërohet me pasoja negative për florën, faunën dhe mirëqenien njerëzore.

Një ekip i publikoi përfundimet në gazetën e shkencave të avancuara. Studimi shfrytëzonte të dhëna nga një radiometër satelitor i NASA-s, një mjet i dizenjuar për të matur shkëlqimin e dritës gjatë natës.

Ai tregoi se ndryshimet në ndriçim variojnë nga vendi në vend. Disa nga vendet më të shndritshme të botës, si SHBA dhe Spanja, mbeten të tillë. Ndërsa një numër i madh vendesh në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi janë bërë më të shndritshëm. Vetëm pak vende kanë dëshmuar një rënie të ndriçimit gjatë natës, si Jemeni dhe Siria, të dyja këto të përfshira nga luftrat.

Imazhet satelitore gjatë natës, të vijave bregdetare shkëlqyese dhe të qyteteve që ngjasojnë si rrjeta merimangash të shndritshme, duken bukur, por drita artificiale do të ketë padiskutim pasoja për shëndetin njerëzor dhe ambientin.

Përdorimi i dritës artificiale, është një nga ndryshimet fizike më dramatike që qeniet njerëzore i kanë bërë ambientit tonë.

Kërkuesit prisnin që të shihnin një rritje të ndriçimit në qytetet e pasura dhe zonat industriale pas kalimit nga llampat e thjeshta tek ato më efikase led, por sensori i dritës në satelitë nuk ka qenë në gjendje të masë pjesën më blu të spektrit të dritës që llampat led emetojnë.

November 24, 2017 14:32
Komento

1 Koment

  1. enter"" November 24, 17:22

    Gjeja me e shemtuar jane gradacelat ne manhattan qe rrine me drita ndezur githe naten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*