Si po ndikon kriza turke në Ballkan

August 29, 2018 14:41

Si po ndikon kriza turke në Ballkan

 

Lufta tregtare e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet e saj të tensionuara me Bashkimin Europian dhe rënia drastike e vlerës së lirës i ka shqetësuar tregjet për rrezikun e madh të kontaminimit edhe gjetkë.

Europa dhe bankat e saj e kanë sidoqoftë fuqinë t’i kundërpërgjigjen një efekti domino, por ekonomitë e brishta të Ballkanit kanë çdo arsye të jenë nervoze.

Ekspertët e cituar nga “BIRN” argumentojnë se, ndërsa eksportet turke në rajon mund të rriten, të nxitura nga rënia e çmimeve dhe rrudhja e tregjeve për mallrat turke diku tjetër, trazirat financiare të vendit mund të frenojnë investimet e Turqisë, si ato shtetërore, ashtu edhe ato private, në një rajon të cilin Ankaraja është përpjekur shumë ta kultivojë sipas shijes së saj.

Monedha kombëtare e Turqisë ka humbur rreth 40 për qind të vlerës këtë vit, një rënie që i atribuohet shqetësimit të investitorëve rreth stilit gjithnjë e më autokratik të presidentit Recep Tayyip Erdogan, emërimit të dhëndrit të tij si ministër i Ekonomisë dhe pavarësisë në rënie të Bankës Qendrore atje.

Lira turke u dobësua sërish të martën përballë dollarit amerikan, pas paralajmërimit të ministrit të Financave, Berat Albajrak, se sanksionet tregtare të Shteteve të Bashkuara kundër Ankarasë mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme.

Mosmarrëveshjet e Ankarasë me Uashingtonin rreth një pastori amerikan, të ndaluar në Turqi nën akuzat për terrorizëm, i kanë përshpejtuar humbjet e lirës, ndërsa në një aspekt më të gjerë, investitorët janë të shqetësuar për kursin e politikës monetare nën drejtimin e Erdoganit, që e cilëson veten “armik të normave të interesit”

l.h/ dita

August 29, 2018 14:41
Komento

10 Komente

  1. Taku August 29, 16:25

    Nuk ndikon fare. Vetem ne mendjet e turkoshaneve.

    Reply to this comment
  2. Amerikani August 29, 16:29

    Cilat investime?

    Shikoni raportet e INSTAT ne internet !

    Turqia rendit investitori i fundit me pak para ne 28 vjet ne Shqiperi.

    Ne Serbi ndoshta… po.

    Reply to this comment
  3. Babalja August 29, 16:33

    I vetmi ivestim i Turqise ne Shqiperi eshte transferimi i shkollave turke nga Gyleni te Erdogani. Me pak fjale nga m… te kaka.
    Ndikim osmandhjere kane dash qe te dy.
    A, kane dhe nje ivestim. Olsi Sazexhiun, xhepistin qe na tregon histori me osmandhjere.

    Reply to this comment
  4. Arben August 29, 18:50

    Bkt. Albtelekom, hidrocentralet, kurum e shume qe nuk me vijne nder mend, investimet Turke=3 miliard euro.

    Te gjithe europianet te mbledhura bashke 1.5 miliard euro.

    Reply to this comment
    • Turqi=Serbi=Greqi. August 29, 23:21

      Cfare thua ore? Ku i ke 3 miljard eurot ?
      Hapi syte e lexo statistikat. 3 miljard euro Italia i paguan buxhetit te BE dhe ti na tregoke 3 miljard ne Shqiperi…
      Kujt ja thua keto ?
      Sa per dieni vendin e pare ne 28 vjet vit pas viti e ze Greqia sado mire mos na vije.
      Turqia per cdo vit renditet e fundit.
      Lexo se ke informacion sa te duash statistikor.

      Reply to this comment
    • Amerikani August 29, 23:32

      BKT, ALBTELECOM e Kombinati i degraduar metalurgjik qe ndertoi Enveri me ndihmat kineze dhe qe helmom perdite Elbasanin pasi nuk ka asnje mase mbrojtje, filtra etj si industrite e sotme moderne, nuk quhen ivenstime por shfrytezim nga te huajt i kapitalit tone kombetar.

      Gje tjeter nuk ka.

      Me thuaj nje investim , nje fabrike , uzine a cfare te duash qe eshte ndertuar ne Shqiperi nga turqit me parametrat e investive serjoze te BE?

      Ta them une. Nuk ka asnje.

      Per ato 3 miljard eurot, do me vinte dhe mua shume mire sikur kjo fantazia jote te ishte e vertete. E kuptoj mire deshiren tende per turqizimin e Shqiperise dhe ivenstimet turke ne Shqiperi por deshira eshte tjeter gje dhe realiteti tjeter.

      Reply to this comment
  5. Rama August 29, 20:28

    Prap ky xhihadidi

    Reply to this comment
  6. Sevo August 30, 13:42

    Na cate trapin gyleni erdogani turqia eshte problemi i atyre dhe Jo i joni gazetar Muti

    Reply to this comment
  7. Arben August 30, 14:09

    Behet fjale investimet direkte private me qellim fitimi, Jo pseudondihma, qe perdorin uropianet si skema mashtrimi per te vjedhur buxhetin e tyre.
    Nga te gjitha investimet prej verteti, vetem nafta ndonje celular ai I mineraleve dhe 2-3 banka te falimentuara nuk jane Turke.

    Sa per greqine, I shiti te gjitha per te shlyer borxhet, me te cilat u fry si kokoshi.

    Reply to this comment
  8. Arben August 30, 14:37

    Behet fjale investimet direkte private me qellim fitimi, Jo pseudondihma, qe perdorin uropianet si skema mashtrimi per te vjedhur buxhetin e tyre.
    Nga te gjitha investimet prej verteti, vetem nafta ndonje celular ai I mineraleve dhe 2-3 banka te falimentuara nuk jane Turke..

    Sa per greqine, I shiti te gjitha per te shlyer borxhet, me te cilat u fry si kokoshi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*