FOTO / Pamjet e reja të ndërtimit pa leje “mbi kokë deputeti” në mes të Tiranës!

April 12, 2015 18:14

FOTO / Pamjet e reja të ndërtimit pa leje “mbi kokë deputeti” në mes të Tiranës!

“Ke ndërtuar 6 shtëpi pa leje mos guxo të ndërtosh të shtatën se shkon në burg- i tha kryeministri Rama dje një banori të ish-Kënetës Durrës duke i dhënë certifikatën e legalizimit.

Nuk ka nevojë të shkojmë në ish-Kënetë për kasollet e shtata sepse në mes të Tiranës sfida ndaj ligjit të ri mbi ndërtimet pa leje është e hapur.

Në fund të marsit të shkuar DITA njoftoi për konfliktin mes banorëve dhe bizneseve të vendosura në një nga dy kullat përballë Parlamentit të Shqipërisë dhe një individi që po ndërtonte një kat shtesë mbi tarracën e godinës.

Ministrave, deputetëve, do t’u mjaftonte të ngrinin paksa kokën për të parë atë që po ndodh pak metra nga salla ku zhvillohen cdo të enjte seancat plenare – shkruaji asokohe gazetarja jonë.

Për ironi të fatit shtesa po bëhet mbi apartamentin e një prej kolegëve të tyre që rastësia kuptimplote e do që të jetojë pikërisht në katin e fundit të kësaj kulle (kat i cili tashmë është kthyer në kat të parafundit).

Kolegu deputet tashmë nuk e di më nëse tavani është rezistent pas kësaj, apo kollonat e pallatit i rezistojnë tërmetit.

Ajrosja dhe shkarkimet kanë ndryshuar përgjithmonë ndërsa ambjentet e përbashkëta dhe tarraca tashmë janë zhdukur.

Ndërtimi në mes të Tiranës mbi kokë deputeti me duar të lidhura nga paligji tashmë duket se ka mbaruar.

Rrethimi me beze të zezë brenda të cilit gjoja po bëheshin “lyerje dhe riparime” në tarracë tashmë është një kat i plotë pallati madje edhe me një shtesë të vogël në taracën e re, pra si të thuash, një kat e një çerek mbi godinën ekzistuese.

As banorët as bizneset as deputetët as Dallandyshja e IKMT, as Bashkia e as vetë kryeministri Rama i lajmëruar disa herë me gojë dhe shkrim nuk e ndaluan dot këtë sfidë të hapur ndaj ligjit të ri për ndërtimet në mes të kryeqytetit dhe përbri ligjvënësve.

Fotot e reja ajrore që sjell sot DITA vërtetojnë mosveprimin e të gjitha strukturave të shtetit.

Ndërtuesi paraqet një dokument të firmosur nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës Florian Pustina.

Një faksimile e këtij dokumenti posedohet nga DITA (shiko në fund të tekstit) dhe aty lexohet qartë që bëhet fjalë për një kthim përgjigje.

Dokumenti kthen përgjigje për pranimin e një kërkese “për kryerje punimesh riparim të sistemit elektrik dhe hidraulik ndërrimin e pllakave ekzistuese zëvendësim të dyerve dhe dritareve dhe suvatim e lyerje të mureve në apartamentin e ndodhur në katin e 12 të objektit ekzistues 12 kat….” etj.

Dokumenti mban datën 30 shtator 2014.

Prej tetorit e në vijim taraca është rrethuar sic duket qartë nga rruga me vështrim të lirë dhe aty po shtohet një kat godine duke pretenduar se është leje ndërtimi një dokument për lyerje dhe suvatim – thonë banorët.

Në Bashki u është thënë që edhe dokumenti për punimet në fjalë duhet të kalojë në Këshillin Bashkiak, ndërsa për leje ndërtimi as që bëhet fjalë duke patur parasysh zonën.

Madje një përfaqësues i Bashkisë në një kronikë televizive për këtë prolem pak ditë më parë u shpreh madje se edhe ky dokument i pretenduar si leje është pezulluar pasi qytetari ka tejkaluar planin e punimeve.

Pas kësaj ata kanë biseduar personalisht me ministrin e rendit i cili u ka premtuar ndërhyrje, por më pas u ka shkruar një email ku u thotë se “është konstatuar pas verifikimeve që nuk ka dalje nga leja”.

Drejtues të IKMT janë njoftuar gjithashtu në mënyrë të përsëritur për atë që po ndodh në tarracën e kullës në fjalë. Drejtuesit e këtij institucioni kanë premtuar madje personalisht ndërhyrje të menjëhershme, por të nesërmen janë tërhequr dhe kanë ndërprerë komunikimin me banorët.

Tërheqja e institucioneve i ka nervozuar banorët duke rënduar një konflikt që ende nuk gjen zgjidhje.

Interesimit të gazetares Entela Resuli në Bashki zëdhënësja i përgjigjet me fjalët: Është dhënë një urdhër nga kryetari për ndërprerje por ky urdhër nuk është me shkrim / DITA

shtes 1shtes 2

 

11

 

April 12, 2015 18:14
Komento

43 Komente

  1. mrika vata March 22, 22:51

    ska me vend tirana per pallate se eshte bere beton gjithanej….tani hajdudat e bashkise japin leje per shtesa katesh per…..lek moj none…..

    Reply to this comment
    • Epiriíiiiiiii March 23, 09:58

      Heret a Vone Nena Natyr do tua japi 1 Leksion Shqiptareve si ta Respektojne ate dhe te heqin dor nga barbarizmat per perfitime momentale. Barbaret do te mallkojne ate qe vete kan gatuar

      Reply to this comment
  2. gjirokastriti March 22, 23:04

    Pyesni per nje Gysi, Gysi ne kryeministri dhe do ta kuptoni ku flen lepuri

    Reply to this comment
    • Banor i Lagjes March 23, 19:48

      Nuk eshte asnje Gysi i Monikes pronar i asaj banesess ti qe ke shkrar me 3-4 pseudonime,por eshte i biri i nje ish aktori te njohur.

      Ne rradhe te dyte dhe si ndjekes i Ditas sot jam i zhgenjyer prej saj,ky artikull eshte SHPIFJE. Nuk ka asnje ndertim te ri dhe as ndertim pa leje,ajo qe shihni eshte ndertim ekzistues ose kati i 12-te i cili ashtu sic thote shkresa po rikonstruktohet sipas shijeve e pronarit te ri. Se fundmi po behet dhe me termoizolim me aq sa kam degjuar prandaj dhe eshte mbuluar.

      Reply to this comment
      • Banor i Lagjes March 23, 19:55

        Ashtu sic dua te shtoj qe nuk ka tarrace te asnera prej kullave pasi qe kur jane ndertuar kane pasur nje si tip vile sic shihet ne foto;

        http://static1.pixdaus.com/files/items/pics/4/86/507486_e966c9aec1c5e787112cc3b21f83c4d9_large.jpg

        Problemi i vetem i banoreve jane zhurmat nga punimet.

        Reply to this comment
        • nazim April 12, 15:34

          Po mire mor bvanor i lagjes qe je kaq mire i informuar, perse nuk eshte thene zyratarisht kjo qe thua ti, por te vene ty si cub te komentosh ketu.

          Komenti yt ketu nuk e ben legjitim kete shkelje te ligjit!

          Reply to this comment
      • gysi April 12, 15:57

        o banor i lagjes, duket qarte se je shume i drejte ne gjykim dhe po ta vesh re me pallatin tjeter e kupton menjehere qe eshte ndertim egzistues(po duhet te jesh qorr qe ta besosh kete).bile paske aq informacion qe paska edhe termoizolim? ore boll u tallet duke bere komente sikur jeni te tjere dhe shkruani per veten.

        Reply to this comment
      • 23 Qershori 2013 April 12, 19:06

        O banor i Lagjes. Kjo duket qe eshte shtese kati sepse jane akoma kangjellat prej alumini te tarraces se vjeter dhe parapeti i saj. Kjo ben MUUUUUUUUUUUUUUUUUUU!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Puna eshte se ketu ka pjerdhur gjithshka, qe nga Bashkia e deri ne Qeveri. SHQIPERIA NUK BEHET ME KURRE.

        Reply to this comment
  3. ??? March 22, 23:12

    Ne boten e zhvilluar hidhet ne gjyq dhe vendimin e gjyqit nuk ka qeveri ta kundershtoje. Une nukk e kuptoj keta qe bejne takime me minister e ku e di une, ikni ore njerez dhe denoncojeni aty ku duhet… NE POLICI dhe jo tek ministri.

    Reply to this comment
  4. S.B March 22, 23:28

    Shteti jone ose INUK, apo si e ka emrin, ka fuqi vepruse vetem ne ndonje fshat ne Malesine e Tiranes. Gjen ndonje qe ben ndonje shtese per kotecin e pulave dhe e fut ne burg, me arsyetimin se ka ngritur ndertim pa leje. Gjithcka, eshte nje show i shemtuar qe vetem te demoralizon. Papra pak kohesh u fol per ndertimet ne Kruje, per furrat e gelqeres, per guroret, etj etj etj etj. Ne dijenine time eshte nje ndertim ne portat e Kalase te Krujes, gjigand, kater kate, dhunimi me flagrant qe mund ti behet asaj kalaje. U bllokua puna qe diten e pare qe u fituan zgjedhjet por u zhbllokuan vetem me fjalen e kryeministrit. Per te qene profesional po shkruaj biseden:

    Kryeministri: Po ketu pse nuk po punohet?
    X’i: Po ka hall se mos ja prishin zoti kryeminister.
    Kryeministri: Le te vazhdoje se eshte ne rregull.

    Te nesermen filloi puna dhe qe atehere ka dale fjala qe Krujen e ka zene amnistiaaaa.

    Reply to this comment
  5. Kanan Djali March 22, 23:48

    Ku pyet Gysi per shtet,ai shteti eshte vete!
    Ai eshte te dhjevsha Tom Doshin

    Reply to this comment
  6. nukdumbanane.com March 23, 00:30

    Te pakten dritat do i ket paguar…

    Reply to this comment
  7. Socialisti bythpambuk March 23, 03:20

    Doni me per Edi Ramen ?
    Prisni se nuk keni pare gje akoma ….

    Reply to this comment
  8. aaa March 23, 06:46

    GYSI MONIKES DHE LIKES PROVONI TA PRISHNI

    Reply to this comment
  9. info analitike March 23, 06:54

    Ore po Sandrit a ia prishen ato shtesat e shemtuara tek pallati ku eshte “Era”:
    http://time.ikub.al/17276386b5/9bea70a5330757a832ba5331d99700c0/Lajm_FOTO-LAJM-Shihemi-ne-gjyq-ne-gjyq-me-pallatin-ku-punojne.aspx
    Jo per gje po ngaqe i gjati sa here qe eshte tek Fevzi vazhdon avazin propagandistik si “TV i Saliut”, “Saliu…Saliu…Saliu” por ama nuk e ka per gje te mbylle syte edhe kur Sandri shkel ligjin ne menyren me flagrante.
    Te na rroje shteti i se (zh)drejtes dhe Dallendyshja qe merr fluturimin vetem drejt fukarenjve dhe atyre qe nuk jane pjese e klanit te miqve ose nuk paguajne “haracin”.

    Reply to this comment
  10. lushi March 23, 09:03

    Per aq kohe sa ligji nuk zbatohet per te gjithe njeoj keshtu do te jete.Mjere te varferit dhe ato pa perkrahje.Pse nuk po ndihet me Edi Rama per ndertimet e Bashkim Ulajt tek diga e liqenit qe jane teresisht te kundraligjshem.Ku eshte INUKU.Ku ishte INUKU tek ndertimi ngjitur me Sky Towerin.O miq te gjithe derrat kane 1 turi.Ka ardhe kohe per te dale figura te reja te paperlyera

    Reply to this comment
    • info analitike March 23, 09:32

      lushi,

      Edhe vete Sky Tower eshte ndertuar 8 kate pa leje e duhej prishur nga INUK, po ke pare ti qe ia legalizuan. Eshte ne te njejtat shkelje si pallati i tij binjak perbri. Ladi deputet e legalizoi ndersa atij tjetrit i skermisin dhembet. Na u futen edhe Meroja me Kadarene shkesa ne kete ceshtje.

      Reply to this comment
  11. Preza March 23, 09:18

    Kjo eshte nga temat me komplekse qe trajtohet kete kohe ne Shqiperi.
    Nga njera ana keta kriminelet me imunitet vazhdojne te ngrene katet pa leje, ( duket qarte nga faksimilja, se eshte lejuar te nderoje pllaka dhe dyer e te beje riparime por jo te ngreje nje kat te tere ), keta kane imunitet, sepse pikerisht ky personi qe po ngre kete kat mu perballe me Parlamentin eshte i ashtuquajturi Pellumbi i Luces, nje person me rekorde kriminale te theksuara, por qe pa dyshim ka mbeshtetjen e pushtetit dhe pikerisht te Ministrit halabak te Brendeshem, Saimir Tahirit.
    Me pelqeu komenti i “gjirokastriti”, sepse eshte edhe i plotfuqishmi Gysi ne kryeministri, Moni i Rames per temat e nxehta te antikorrupsionit dhe te INUK-ut , por qe ne fakt zgjidhen tak fak nga Gysi, ku te gjitha palet dalin te kenaqura, perveçse hallexhiu ka kryer nje levizje lekesh nga xhepat e tij ne ato te Gysit.
    Eshte e pavlefshme propaganda qeveritare me Ramen ne krye qe thote se u mbyll njehere e mire koha e ndertimeve pa leje ne Shqiperi. Por kjo nuk eshte e vertete. Kush ka Saimirin dhe Gysin vazhdon te ndertoje.
    Personalisht jam per nje shtet serioz e ligjor por serioziteti i kesaj qeverisje duket qarte tek inagurimi i Muzeut Arkeologjik ne Durresin e shkaterruar nga Vangjush Dako, e Kokat e Duket me shoke, ku Kryeministri na u paraqit me nje bluze rroku, pra me nje veshje diskoje e cila edhe pse nuk ishte zyrtare nuk kishte asnje lidhje as me turizmin e as me arkeologjine.
    Zoti Rama mendon se duke i fut i byrek, duke gjuajtur penalltine e duke u veshur si klouni i cirkut do te behet interesant dhe do te vazhdoje te impresionoje publikun me keto shfaqje te cilave i ka ikur me kohe, koha.
    Njerezit votuan dhe e perkrahen zotin Rama por ata nuk duan shfaqje bajate, ata duan pune, rend dhe drejtesi te barabarte per te gjithe.

    Reply to this comment
  12. I drejti March 23, 13:52

    ore njerez ato po shkatrojn liqenin e tiranes, do bejne pallate aty juve indinjoheni beni artikull per 1 kate siper. Po per ate dem nga te pabziturit nuk flisni. Po per depozitat ne tarrace qe po shkatrojn kollonat pse nuk merren masa>?

    Reply to this comment
  13. arta March 23, 17:22

    Per ndertim pa peje futesh direkt ne burgz per te ndaluar keto gjera e ndryshoi Rama kodin penal…pse nuk vepron tani? Apo eshte ndonje shok i Tom Doshit ky tipi qe po nderton??? He Sajmir, ku je?

    Reply to this comment
    • I revoltuari April 12, 20:44

      Arta moj qenke tru laraske, e ke inatin me Tom Doshin edhe te shkau goja, e bere kete te paudhe mik te Tom Doshit. Shiko mire se mos eshte miku i LSI, Likes dhe Monas, ose Gysit dhe kollovarit ky qe po nderton.

      Reply to this comment
  14. shpendi March 23, 18:36

    Te nderuar staf i Dites! Artikulli i juaj me titull – si po sfidohet IKTM ne mes te Tiranes, me solli ne kujtese gazetarin siçilian Xhuzepe Fava, i cili, tre vjet para se te vritej nga mafia, deklaronte para lexuesit te saj, por edhe para mafjes, konceptin etik te tij per gazetarine: “ne nje shoqeri demokratike gazetaria perfaqson forcen esenciale te shoqerise. Nje gazetari e bere mbi te verteten pengon korrupsionin, frenon dhunen e kriminalitetit…mban ne alarm forcat e rendit..u imponon politikaneve qeverisje te mire…” Nuk vuajme as per gazeta dhe as per gazetare, por vuajme per gazetari te bere mbi te verteten, vuajme edhe per konceptin etik te gazetarise. Ja, si ky artikull. Sado profesionaliste mund te jene nje apo disa gazetare, kthimi i fletes brenda dites ka bere, qe ne opinionin tone, ngelen si imazh i nje shartese te kameleonit me papagallin. (politikani nderron vetem lekuren, ketyre u duhet edhe sqepi i papagallit). Edhe per rastin konkret, edhe disa here te tjera, e kam pare kete gazete te godase edhe majtas edhe djathtas njekohesisht. Mafja s’ka ngjyre. Ata gazetare qe korrupsionin dhe krimin e shohin vetem blu, vetem roze, vetem mavi, nuk kane per mision berjen e gazetarise mbi platforme konceptuale dhe etike, por thjeshte per te korruptuar opinionin. Ky eshte thjeshte nje impresion i imi, ngacmuar nga artikulli – impresion i nje lexuesi.

    Reply to this comment
    • Atmos April 13, 10:15

      …duke u nisur nga premisa qe ka shtet, gazetaria mer ate rol qe thua ti dhe duke u ndodhur ne zgrip te problemeve te jetes se perditshme e sheh drejt ne sy cdo ,thyerje ligje apo norme dhe e kthen direkt ne nje ceshtje per raportim ne faqet e gazetes , pikerisht atehere kur shteti dhe agjensite e tij jane te ngadalte per te vepruar po kurrsesi nuk mund te mendohet se ato nuk kane vullnetin te veprojne.Eshte pikerisht ky roli i medias qe te sinkronizoje veprimin ilegal me kunderveprimin legal ne kohen e duhur dhe jo atehere kur te jete shume vone.Por ketu ka nje problem madhor nuk Ka Vullnet Te Qaarte Te Agjensive Shteterore per te Vepruar, Media mire ben qe raporton por kur askush nuk e ve ujin ne zjarr Mjere shoqeria Jone per Shetin qe Kemi dhe Inukun qe Kemi

      Reply to this comment
  15. shqiptar March 23, 21:37

    ky mut INUK beri gjithe ato prishje buze liqenit ne Pogradec se nuk ishin prona te pushtetareve [por te njerzeve qe nxirrnin buken e gojes.kur erdhu rradha per te prishur prona te pushtetareve e nderpreu aksionin.shkoni e vertetoni ne Pogradec

    Reply to this comment
  16. shqiptar March 23, 21:39

    kjo shkelje duket edhe nga dritarja e zyres se k.ministrit

    Reply to this comment
  17. Socialisti bythpambuk April 12, 15:28

    PD -PS , dy banda .

    Sali Krimineli -Edi Psikopati ,dy qelbesira .

    Reply to this comment
  18. Ali Asllani April 12, 15:59

    Shqiperia ka marre fund !

    Reply to this comment
  19. Ajaxs April 12, 16:18

    Jemi ne pushtet; edhe 2 vite jane deri ne zgjedhje e reja, çfare te bejme tani? Duhen fituar para sa me shume se koha iken , prandaj mos na shqetesoni me keto komente. A nuk e dini qe pushtetin e ka Ai qe ka paran. I varferi mbetet i varfer , sepse eshte frikacak. I varferi ka frike te beje pune te pista. Vetem me pune te piste PASUROHESH.

    Reply to this comment
  20. padrino April 12, 16:22

    Katovica, vazhdon pd, ps, lsi e bëjnë bukur rolin pozitës me opozitën, ah sikur të ndodhte ndonjë mrekulli, dhe të dilte nga varri gjysëm dite Enveri , çfarë do bënin këto plehrat e pd, e të ps, që kanë 25vjet që tallen popullin.

    Reply to this comment
  21. TROC April 12, 17:01

    KU KA NDERTIM PA LEJE ATY SYTE NE BYTHE I KENI APO JENI TE PAGUAR …..

    Reply to this comment
  22. TROC April 12, 17:04

    FLISNI TAMAM PER TAKSAT DHE GJOBAT E BIZNESEVE TE VOGLA QE PO UA VENE NEN DERE PA ASNJE ARSYE PO THJESHT MEQENSE ATA JANE TE VETDEKLARUAR DHE JANE ME LEHTE PER TI SKLLAVERUAR .TE TJERET QE KANE BERE MILARDA U RRUAJNE TOPET….SE I NDAJNE TE ARDHURAT NE MES …………………

    Reply to this comment
  23. naimi April 12, 19:31

    Ju cofte zoti nje termite e ju rrafshofte me temel te gjith c kane e nuke kane,te gjithe pushtetaret,hajdutat ,e kryeminelat se I kane ba me paret e popullit e me droge.,pse kryeministri me si mascara qe eshte me te gjithe maskarajte qe ka mbase veti, nuke jau prishe ,sepse ka marre leke edhe ky prej tyre,Jaubafte zoti harrame e shkryme e hi ,germadha ju bafte pasurija e tyre, si ne Palestine,zoti jaurrafshofte me temel.

    Reply to this comment
  24. Vladimir April 12, 19:42

    Ndoshta jam i gabuar, por eshte fakt qe e gjithe perballja me te fortet e ka qene nje perplasje personale e Rames me ta, asnje institucion nuk funksionon normalisht e me pergjegjesi, qe nga gjykata e deri te polici i fundit, pa folur per dallandyshet pa krahe.
    Por Edi Rama ka nje problem jo te vogel. Per te larguar qoftelargun nga kali ju desh te beje pakt me djallin dhe djalli kerkon haraçin, ku ka leke e interesa te pista ata jane aty, i njohin me emra e mbiemra dhe nuk kane çfare ti bejne kesaj mase kleptoparazite.
    Ka vetem nje zgjidhje. Ne qershor votohet. Alternativa eshte shume e thjeshte ose te genjehemi nga ndonje thes miell apo ndonje vend pune qe na ofrojne me “bujari” keta bandite, ose ti japim Edi Rames gjithe pushtetin qe i duhet per te provuar se sa seriozisht e ka programin e ndertimit te shtetit. Cdo gje do ta vendose pjekuria e elektoratit shqiptar. Te shohim.

    Reply to this comment
  25. Zoro April 12, 20:30

    Futja kot i thone kesaj. Shqiperia ka marre fund thone disa komentues ? Po perse me nje rikonstruksion kati paska marre fund Shqiperia !
    Meruni me gjera serioze dhe jo me shaka mbi vendin tuaj.Ketu nuk fillon e mbaron e ardhmja jone dhe e vendit tone.Me duket shume mellef per asgje.

    Reply to this comment
  26. dako, April 12, 21:51

    TE GJASHTE BANESAT PALEJE JA LEGALIZOVE TE GJASHTA,, PO MIR MOR ZOTERI NE HOQEM SALI RRUMPALLEN, NUK THAM QE TE VIJ SALI RRUMPALLA NR 2 ,,,,,,, PO I AFROHESH DHE TI SALIUT DALNGADAL,,, KTHEHU ANDEJ KTHEHU KETEJ PO NE VEND NGELEM NE SHQIPTARET ME KATA POLITIKAN QE NDERRIJNE VETEM KOSTUMET, SURRATET JA PO ATA,,,,,

    Reply to this comment
  27. arian April 13, 06:06

    Eshte kat ekzistues mos egzagjeroni.mund ta pyesni dhe deputeten zonjen dade

    Reply to this comment
  28. "Horri i Bulevardit" April 13, 07:38

    Une mendoj se ka akoma vend, per te ngritur edhe nja tre shtepiza te vogla dhe pronari te marre qira shtese.
    Njerezit tek ne jane kreatore,

    Reply to this comment
  29. Xhimi April 13, 11:27

    Po pse lodheni o njerez. Po deputetit po i jepet dhe jo Gjermanit. Lereni rehat se nje here zgjidhet.

    Reply to this comment
  30. enter April 13, 15:57

    Shyqyr mesuan shqiptaret te perdorin drone dhe hajd te bejme lajme tani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*