Si ranë në kurth gjyqtarja dhe avokati. Ademit iu gjetën lekët në portofol, Ndokës në çorape

June 14, 2015 14:39

Si ranë në kurth gjyqtarja dhe avokati. Ademit iu gjetën lekët në portofol, Ndokës në çorape

Prokuroria zbardh një skemë të marrjes së rryshfetit në sistemin gjyqësor në këmbim të një dënimi të favorshëm.

Është rasti i gjyqtares së Gjykatës së Lezhës Parashqevi Ademi dhe avokatit Gjovalin Ndokaj të cilët prej 11 qershorit janë në qeli.

Ndaj tyre sot gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestimit burg, ndërkohë që prokuroria zbardh skemën që futi në kurth avokatin dhe gjyqtaren.

Djali dhe nëna e tij ishin në gjyq për një vepër penale dhe avokati i caktuar kryesisht nga gjykata fillimisht i kishte thënë se mund të dënoheshin me burg por nëse do ti jepnin një kafe gjyqtares atëherë do të jepej një dënim me kusht.

Pasi bën denoncimin në prokurorinë e Krimeve të Rënda, vijon puna për kryerjen e veprimeve simuluese.

Djalit i jepen kartmonedha me prerje të fiksuara në procesverbal në shumën e 200 mijë lekëve.

15 mijë lekë nga kjo shumë iu gjtën avokatit në çorape ndërsa gjyqtares iu gjet shuma tjetër prej 50 mijë lekësh në portofol.

Paraprakisht, ky avokat u ka thënë se ai dhe mamaja e tij rrezikonin të dënoheshin me burg deri në tre muaj, më vonë u ka thënë se mund të dënoheshin me një gjobë rreth 50 mijë lekë, duke i ofruar edhe një kafe gjyqtares së çështjes.

June 14, 2015 14:39
Komento

4 Komente

  1. Pilo Lala June 14, 14:45

    Nje nga nje…..
    Ju ka hyre frika ne Palce gjyqtareve, sidomos tani qe Nishani po zvarritet ne metrat e fundit te mandatit.

    Reply to this comment
  2. xhateli June 14, 17:17

    Nuk meben peshtypje qwkane marre lekw Parashqevite dhe gjovalinet se se zarfa shumefish te fryra marrin edhe ata tw KLD-se si GjinGjonet me shoke, por u tmerrova me antikulturen e ketij te ashtuquajtur avokat. Nga pamjet e transmetuara nga Fiks Fare dhe nga dialogu qe bente ky palo burre, qe e heq veten “jurist”, qe merr rrogen te beje ” drejtesi”, dukej se nuk ishte ne nje zyre avokatie, juridike. drejtesie, por me ato hapjet e kraheve kur i fliste viktimes, dhe me ate fjalorin prej rrugaci, maloku, katunari te pagdhendur, me kujtonte mitingjet ku Berisha e Basha hapin krahet dhe ngrene dy gishta perpjete per tu nxjerre prej 25 vjetesh syte shqiptareve. Keshtu fliste Gjovalini, si ne foltoren e ku jashteqit haleja e Berishes. Thashe me vete: nga keta karagjozw tw gjyqwsorit tone karagjoz pret shqiptari drejtwsi?
    A shihni, bre burra, ku jemi katandisur? Nje cerek shekulli “pwrparim” drejt mesjetes se cubave te diplomuar te plepat e malokut.
    Kwsaj (pa) drejtesie qe ka Shqiperia nuk i ben gje asnje “reforme” ajo do fadromen, te kapen prej zhelesh keta palo gjyqtare, e avokate zarfash e “kafesh” qw po e rrjepin miletin dhe qw nuk gjejne asnje te drejte po nuk u dhe zarfin.
    Dhe flitet per kriminalizim te parlamentit e te administrates. Po keta kriminele qe kane inonduar organet gjyqesore? Keta i kane bere hatane kwrtij vendi per 25 vjet rresht dhe livadhisin me parate e grabirtura nga xhepat e qytetareve e te vrasin syte me vilat, me makinat, me veshjet e tyre qw brenda tyre mbajne kallama bosh, kafka te zbrazeta nga materia gri por te mbushura me kartemonedha…
    dhe thone se ka drejtesi ne shqiperi.
    Ketej duhet te filloje rilindja, pa gjyqtare te kultivuar, te kulturuar, te qyteteruar, ky komb do te vdese nje dite.

    Reply to this comment
  3. Plaku i mencur June 14, 23:03

    Sa te tille avokate e gjykates lekngrenes ka ne drejtesine e padrejte shqiptare , pa fund , nuk numurohen dot. Mua per nje proces civil ,me ropen lekuren edhe pse kisha te drejte. Kur jane kokat te paprekur , qe marrin miliona , keta te vegjlit me pak lek , nuk mund te krahasohen me ta , se drejtesia eshte e tera e qelbur , e kalbur . vlen vetem paraja e asgje tjeter. Jane gjyqtaret SALISTA , nuk mund te behet ndryshe , deri sa ka jete SALIBAJLOZI

    Reply to this comment
  4. pensionisti June 14, 23:05

    Sa te tille avokate e gjykates lekngrenes ka ne drejtesine e padrejte shqiptare , pa fund , nuk numurohen dot. Mua per nje proces civil ,me ropen lekuren edhe pse kisha te drejte. Kur jane kokat te paprekur , qe marrin miliona , keta te vegjlit me pak lek , nuk mund te krahasohen me ta , se drejtesia eshte e tera e qelbur , e kalbur . vlen vetem paraja e asgje tjeter. Jane gjyqtaret SALISTA , nuk mund te behet ndryshe , deri sa ka jete SALIBAJLOZKRIMINELI !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*