Si reagojnë në Beograd kur kërkohet banesë me qira për shqiptarët?
Dy gazetarë të gazetës serbe “Blic” e kanë realizuar një reportazh për të parë se cilat do të jenë reagimet e pronarëve të banesave në kryeqytetin serb nëse iu thuhet se qiramarrësi do të jetë shqiptar?
Në kuadër të reportazhit, gazetarët raportojnë se kryesisht pronarët e apartamenteve në Beograd kanë thënë se kurrë nuk do t’ia jepnin me qera banesën e tyre një shqiptari.
Beogradasit më të gatshëm kanë qenë që ta japin banesën e tyre me qira një çifti homoseksual se sa shqiptarëve, pasi autorët e tekstit kanë pasur rast kur janë paraqitur edhe si çift “gay” për të parë nëse ka paragjykime edhe ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti.
“Tua jap banesën shqiptarëve? Nuk ka shans! Asnjë të huaji nuk do t’ia jepja, jo vetëm shqiptarëve” ka deklaruar pronarja e një banese në Batajnicë të Beogradit shkruajnë gazetarët e “Blicit”.
Të njëjtit thonë se pronarja në fjalë para se ta merrte vesh që fjala është për një shqiptar, i kishte pranuar të gjitha kushtet e gazetarëve dhe ishte e gatshme ta lëshonte apartamentin e saj me qira.
“Shikoni se çfarë po ndodh, e kam parë në televizion, të gjitha ato provokime…Thjeshtë nuk do të ndjehesha e sigurt me ta…”, ka thënë pronarja e këtij apartamenti.
Autorët e këtij teksti shkruajnë se ishin gati të hiqnin dorë nga kërkesa për të gjetur banesë për një banor nga Shqipëria në Beograd, dhe krejt papritmas e gjejnë një të tillë.
Sidoqoftë, pronari i një apartamenti në “Prvojmajskoj” ka pasur porositë e veta nëse shqiptarët duan të jetojnë në banesën e tij:
“Ata vetëm të mos flasin shumë në hyrje, të mos i tregojnë emrat dhe të mos tregojnë nga janë… Nëse janë serioz dhe nuk bëjnë probleme, të vijnë fëmijët”, thotë pronari i vetëm që ka pranuar ta lëshojë banesën e tij për studentë nga Shqipëria. Marrë nga Express
KESHTU ISHIN TRAJTUA JEVREJET NE KOHEN E HITLERIT. AS NUK DUAN NE BEOGRAD TE NDEGJOJNE EMRIN SHQIPTARE. E MOS TE FLASIM EMRIN KOSOVARE. KETE JU PRISHI SHUME EDI RAMA NE MES TE BEOGRADIT. KUR PERMENDI KOSOVEN PO SIKURSE TE KISHTE PERMEND NE BERLIN NE KOHEN E HITLERIT-IZRAELIN.
po c’keput? kane pyetur tre vete dhe njeri ka rene dakord, tregon se jane kane me shume halle ekonomike sesa te merren me budalleqe flamujsh
– ja jep njeri ne shqiperi arixhiut? ja te them une qe asnje nuk e leshon shtepine me qera.. ja te bej ndonje eksperiment gazeta dita, apo me mire shqip
E kujt i plasi se si veprojne serbet . Te shkojne te bejne sondazh ne shqiperi, turqi etj
Pfff cfar reportazh koti qe kan bere edhe kta gazetat serbe. Nuk din gje tjeter veq te nxisin urrejtje mes dy popujve.
po sna plasi per keto katunaret ne serbi ;;;;ne France po jetojne arabet me francezet ne nje hyrje
Zotni Dokleati!
Megjithse jini nje analfabet funksional, nuk dua t’ju fyej per kete fenomen te shpikur vetem ne Shqiperine londineze!
Meqe zotnise suaj i njgjet vetja porsi nje cifut ne Beograd, atbote kot qe rron ne ket dynja , …ja more zotni shko e fal namazin qe te mos te trajtojne si “hebrenjte” ,ne ndonje kanal a hendek buze Nishit!
Ja fusin kot gazetat per te bere nje lajm kot!!!
Nuk eshte e vertet fare kjo qe shkruhet,eshte vertete qe ka paragjykime per shqiptaret,por kjo e theksuar ne zonat ku Serbet qe jane kthyer nga Kosova pas luftes.
Ne Beograd,ka plot shqiptare qe kane banesat e tyre,dhe bizneset e tyre.