Si shpallen emergjencat dhe një vendim i Nanos: Shteti paguan gjithçka

December 5, 2017 15:28

Si shpallen emergjencat dhe një vendim i Nanos: Shteti paguan gjithçka

 

Pa u tërhequr uji nga të gjitha shtëpitë dhe tokat e përmbytura, politika po debaton se si duhet trajtuar kjo situatë. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës, por qeveria refuzon në mënyrë të prerë.

Arsyeja janë paratë.

Nëse qeveria shpall gjendjen e emergjencës, detyrime që rrjedhin nga ligji i emergjencës shkojnë në dhjetëra milionë euro.

Por si, pse dhe kur shpallet gjendja e emergjencës?

Kuadri ligjor është një vendim i qeverisë së Fatos Nanos në vitin 2002.

Sipas këtij vendimi, gjendja e emergjencës mund të shpallet në një pjesë të territorit, ose në të gjithë vendin kur plotësohen këto kritere.

Në rastin e përmbytjeve mund të shpallet gjendja e emergjencës kur:

a-niveli i ujrave arrin pika kritike në dosa zona të matshme
b-një ose më shumë lumenj kanë dalë jashtë shtratit në përmasa të rrezikshme
c– kur jeta e popullsisë civile, gjësë së gjallë dhe pronat janë rrezikuar seriozisht

Pas shpalljes së emergjencës, të gjitha veprimet e organeve shtetërore rregullohen nga ligji për emergjencat civile. Në nenin 1 ky ligj thotë:

“Planëzimi dhe përballimi i emergjencave civile janë detyra të shtetit shqiptar që synon: parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim që prek popullatën, gjënë gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile”.

Pra nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 për qind të çdo dëmi që prek popullatën.

Në 7 vitet e fundit Shqipëria e ka shpallur dy herë gjendjen e emergjencës për fatkeqësitë natyrore: në të dyja rastet nga ish-Qeveria “Berisha”, një herë në vitin 2010 kur u përmbyt zona e Nën Shkodrës nga shkarkimet e Fierzës dhe herën e dytë në 2012-ën kur ngricat dhe dëbora bllokuan Veriun e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, qeveria miratoi 11 milionë euro në 2010 për dëmshpërblimin e banorëve, ndërsa në 2012 shifra e kompesimit ishte 30 milionë euro./TCH

December 5, 2017 15:28
Komento

2 Komente

  1. lora December 5, 21:03

    E ka shpallur Berisha gjendjen e emergjences per Shkodren? Po pse nuk ju dha parate por ata ja kerkonin Rames ne vitin 2013? Duhet te shkojne ne shtepi te ja marrin me gjithe Zenin.

    Reply to this comment
  2. kastriot teta December 6, 09:45

    Kur eshte miratuar ky vendim do te kete qene ne qef Ska pse shteti te mare persiper vullnetin negativ te individit qe nderton ku i leverdis atij pra kur ka fitim shkon ne xhepin e tij kurse humbja te ndahet me taksapaguesit Ai futi per here te pare ‘demshperblim’ se ka rene bore a thua se pritesh te binte xhin dhe rruget nacioanale jane te hapura ato lokale me pak veshtiresi kur ne shekuj por dhe para 90 krijoheshin rezeva dhe vetem per urgjence shendetsore mund te cohet mjet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*