Si shpëtoi Balili? Policia greke nuk nxorri urdhërarrest ndërkombëtar

May 14, 2016 19:48

Si shpëtoi Balili? Policia greke nuk nxorri urdhërarrest ndërkombëtar

Datën 9 maj mban urdhëri i shoqërimit prej 20 faqesh që ka siguruar Top Channel, i lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Athinës ndaj prokurorisë për 15 të arrestuarit, anëtarë të një prej rrjeteve të trafikantëve të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi e më pas në vendet e Europës.

Sipas dokumentit, 15 personat, prej të cilëve afiki3 shtetasit shqiptarë Petro Dalanaj, Kleanthi Palaj, të dy peshkatarë në Sarandë; dhe Stefan Zoto, shofer nga Himara, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Me të njëjtën akuzë në të njëjtin urdhër shoqërimi akuzohen edhe katër të tjerë, dy prej tyre të ashtuquajturat shtyllat e këtij rrjeti, Dhimitër Poti dhe Klemend Balili.

Ndërsa urdhëri i arrestit kombëtar për Balilin ka ditë që ka dalë, urdhëri ndërkombëtar është vonuar aq shumë sa atij i është mundësuar koha e duhur që të zhduket e të mos arrestohet.

Sipas hetimeve greke Balili ishte i ngarkuar me transportin e drogës nga Shqipëria në Greqi, me bashkëpunëtor Jorgo Alifanti, që merrte në dorëzim ngarkesën dhe gjente shoferë për ngarkesat në Europë.

Dhimitër Poti dhe Aleksakis Thomas organizonin rrjetin në Europë.

Rrjetin e furnizonte me kamionë kreu i grupit për Greqinë, Ksenofon Anagnostopoulos, nëpërmjet kompanisë Monoprosopi EPE në Kapandriti.

May 14, 2016 19:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*