Si shpëtuan dy kushërinjtë nga breshëria e plumbave dhe denoncimi i njërit prej shënjestrave: Ka miq në shtet, ndaj nuk arrestohet

November 21, 2020 13:55

Si shpëtuan dy kushërinjtë nga breshëria e plumbave dhe denoncimi i njërit prej shënjestrave: Ka miq në shtet, ndaj nuk arrestohet

Një ditë pas atentatit pa viktima në Bulqizë, ka folur për Report Tv Shaqir Tollja. Edhe pse në njoftimin e policisë thuhet se është qëlluar me armë në automjetin Land Rover ku udhëtonin Shaqir dhe Erlind Tollja, përkatësisht 52 dhe 26 vjec, vetë Shaqir Tollja ngre një tjetër pretendim.

Ai thotë se ndodhej në makinën e tij, ndërsa autori ishte vënë në ndjekje të kushëririt Erlind Tollja, i cili udhëtonte me Land Roverin që u bombardua nga plumbat.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Besmir Zeneli, i shpallur në kërkim policor. Burime nga policia thanë se fisi Tollja dhe Besmir Zeneli kanë pasur konflikte të vazhdueshme për fabrikën e ferrkromit në fshatin Tërnovë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “Për ngjarjen e ndodhur më 20.11.202 ora 14:30, veprimet proceduriale jane kryer nga Krimet e renda në Drejtorin e Policise së Dibrës dhe materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale vrasje e mbetur në tentative sipas nenit 78-22. Nga forcat e Komisariatit Policise Bulqizë dhe në bashkëpunin me forcat e Drejtorisë së qarkut Dibër vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar për këtë ngjarje Besmir Zeneli.

“Ngjarja e sotme e ka zanafillën më 18 gusht më ka kërcënuar djalin, bëmë denoncimin në polici. Më 9 shtator më ka dhunuar mua, erdhi policia bëmë denoncimin por prapë nuk e arrestuan. Ditën e premte, kushëriri im Erlind Tollja erdhi tek kapanoni ku punoj e më tha që po më përndjek Besmiri, unë e shoqërova për në Krajkë. Unë isha me makinën time, Erlindi Tollja me makinën e vet. Autori është Besmir Zeneli, ka qëlluar më armë ndaj automjetit të Erlindit. S’dimë ku na gjen rreziku prej tij, se dikush e mbron në shtet. Nuk kam konflikte por kushërinjtë e mi kanë bashkëpronësi me Zenelin në fabrikën e ferrokromit” – tha Tollja.

o.j/dita

November 21, 2020 13:55
Komento

2 Komente

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. November 21, 15:23

    Hongshin kokat e njeri-tjetrit ka thënë skizofreni”rilindjes”!
    Askush nuk ka besim tek Shteti,tek Shteti qe ka marrë peng gangsteri drogaxhi,qe pretendon se Qeveria mafias “rilindase” do te hapi negociatat me BE-n!

    Reply to this comment
  2. LEON November 21, 15:33

    He rrreee Edi,Po ti sikur nuk beje nga keto?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim