Fotot tronditëse: Korrikun e 25 viteve më parë, serbët kryen masakrën më të tmerrshme në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore

July 11, 2020 10:39

Fotot tronditëse: Korrikun e 25 viteve më parë, serbët kryen masakrën më të tmerrshme në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore

Duke filluar nga pranvera e vitit 1992, Bosnja e Hercegovina ishte në luftë – pjesë e ndarjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, kryesisht në vija etnike.

Në mars të vitit 1992, luftëtarët kroatë dhe boshnjakë vranë dhjetëra civilë në fshatin serb, Sijekovac. Kjo ishte masakra e parë e konfliktit, që më vonë do të bëhej më i përgjakshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një rrugë në Srebrenicë – prill, 1993 (Foto: AP)

Pasi forcat serbe të Bosnjës morën kontrollin në pjesën më të madhe të vendit, Srebrenica, afër kufirit me Serbinë, u bë qendër strehimi për civilët myslimanë, të cilët kishin ikur nga zonat e kontrolluara nga serbët, dhe bazë për luftëtarët e Armatës Boshnjake, shkruan Gazeta Express.

Trupat e viktimave, të varrosur në një varrezë masive, nxirren nga hetuesit – 1996 (Foto: Reuters)

Kombet e Bashkuara e kishin shpallur Srebrenicën zonë të sigurtë dhe forcat serbe ishin zotuar se nuk do ta sulmonin enklavën, me kusht që luftëtarët boshnjakë t’i dorëzonin armët.

Një grua e re gjendet e varur në pyll – 14 korrik 1995 (Foto: AP)

Megjithatë, në fillim të korrikut, serbët e nisën një sulm në Srebrenicë. Luftëtarët boshnjakë kërkuan që t’u kthehen armët, por paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara e refuzuan këtë kërkesë. Ndërkohë forcat serbe avanconin në qytet.

Një burrë mban në dorë një copë misri, duke treguar se është i vetmi ushqim që u ka mbetur (Foto: AP)

Më 10 korrik, një komandant holandez i OKB-së në Srebrenicë kishte kërkuar që sulmi serb të ndërpritej nga sulmet ajrore, por atij i ishte thënë se e ka mbushur një dokument të gabuar. Derisa ai e plotësoi dokumentin e duhur, aeroplanët kishin mbetur me pak karburant dhe u kthyen në bazën e tyre në Itali.

Komandanti serb, Ratko Mladiq, pas hyrjes në Srebrenicë, më 11 korrik (Foto: Reuters)

Më 11 korrik, trupat e OKB-së u dëbuan nga forcat serbe, të cilat po avanconin në Srebrenicë. Mladiqi kishte deklaruar: “Më në fund ka ardhur momenti për ne që të marrim hak ndaj turqve në këtë zonë.”

Sipas Institutit për Personat e Zhdukur të Bosnjës, mbi 8,000 persona u vranë në masakrën e Srebrenicës. Deri më tani janë gjetur, janë identifikuar dhe janë rivarrosur mbetjet e rreth 7 mijë prej tyre.

 

o.j/dita

July 11, 2020 10:39
Komento

15 Komente

  1. Jimi July 11, 12:35

    Drejtesia boterore ka nderuar objektivin! Denon qengjin qe i turbulloj ujet ujkut!?

    Reply to this comment
    • Agim July 11, 15:02

      I thon drejtesi kapitaliste.

      Reply to this comment
      • Arben July 11, 18:13

        I thonë “drejtësi” anti-islame

        Reply to this comment
        • Pirdh pirdh se lirohesh July 12, 12:54

          Po genocidit ARMEN si i thone o turkoshak Arben pordha?

          Reply to this comment
          • Arben July 12, 17:02

            vetem armenet dhe sherbetoret qorra te cifuterise

            anti islame e dine se cfare na qenka ky genocidi armen.

            Kultura dhe edukata Islame, nuk e njohin fare si term,

            po mos degjo shume llafe se te behet koka corbe.

            lexo edhe vete ndopak per temat per te cilat merr

            persiper te shprehesh,

            jo thjesht lexo flete-rrufete e gatshme te cifuterise

            dhe perendimit, qe ka 100 e kusur vite i rrjep per se

            gjalli muslimanet,

            po vjen dita, haka tek i zoti

  2. Alija Izetbegoviq rrëmbehet me dhunë nga armata serbe kurse Ibrahim Rugova pa kurfar dhune July 11, 13:26

    Kjo masakër flet se si bota as nuk i mburojti dhe i vuri bllokaden e armatimit duke qenë të rrethuar nga çetnik ustashë dhe nga tradhtari Fikret Abdiç boshnjakët me një mobilizim tē lehtë realizuan akcione spektakolare dhe luftarake si ajo e shkatrrimit të bazes komanduse serve me akcion thikash dhe marshimi dhe futja në dorë e kryqendres serve Banjalluka por Dejtoni prap u tregu i pamëshirëm ndaj tyre duke i detyru në tërheqje

    Reply to this comment
  3. Ishte EUROPA July 11, 14:13

    ishte EUROPA nepermjet Serbis…

    Reply to this comment
  4. mirel July 11, 16:25

    Ne nje emision te BBC gazetari akuzoi direkt forcat e Kombeve te Bashkuara qe ishin ato qe ja dorezuan popullaten e masakruar serbeve. Gazetari theksoi qe historia po i harron viktimat dhe po i kthen kriminelet ne viktima te shpifjes.

    Reply to this comment
  5. tomorraku July 11, 17:33

    Ky komandanti Hllandez duhej gjykuar si Mladici e Milloshevici.sepse me mosveprimin e tij ne kohe , ka kryer krim!

    Reply to this comment
  6. Europa kurva plake. July 11, 17:42

    Ne BE sidomos ne Framce dhe ne Gjermani serbet njihen dhe konsiderohen heronj dhe “viktima” ne shperberjen e ish Jugosollviose, ndersa VIKTIMAT e verteta boshnjaket, kosovaret etj qe mbrojten trojet e tyre jane kriminele dhe kane kryer genocid mbi serbet.
    Turp, Turp, Turp.

    Reply to this comment
  7. Arben July 11, 18:15

    Drejtësia do të triumfojë duke dënuar të gjitha krimet ndaj fesë islame dhe besimtarëve islam të kryera nga zullumqarët sllav dhe perendimor

    Reply to this comment
  8. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli July 11, 21:04

    Pa pyesni nje here presidentin Makron cfar thote per keto masakra , se… ai me sa duket jeton me idete e Napolonit te madh , ashtu si jeton kjo qe e quajne Greqi , me ” Megali – idene ” e mbuluar me mykun e mesjetes bizantine ! Makroni ndjehet me fat qe Britania u largua nga BE-ja dhe tashme jane e vetmia fuqi nukleare , qe edhe pse me breke neper kembe , duhet te jete liderja N.1 e BE-se dhe ky , si perandor ne krye te saj !

    Reply to this comment
  9. Iliria e bashkuar July 11, 23:53

    Me mire do te ishte te denohet Europa

    Reply to this comment
  10. lam kapshtica July 12, 12:47

    E cfare europe leshi. Asgje nuk bejne tjeter,pervecse deklata boshe, ashtu si dhe Amerika ,te dyja e kane shume frike Serbine. Bejne gallate edhe gjykaten e Hages, e cila eshte vene ne sherbim te masakrueseve….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim