Si ta kuptoni kush ju ka bllokuar në Facebook

February 21, 2018 16:23

Si ta kuptoni kush ju ka bllokuar në Facebook

Të gjithë jemi të interesuar të dimë se kush nga miqtë tanë na ndjek më shumë në rrjetet sociale, kush sheh përditë profilin tonë të facebook-t, apo edhe kush mund të na ketë fshirë, apo bllokuar.

Edhe pse nuk ndihemi mirë, janë të shumta rastet kur dikush vendos të na fshijë nga rrjetet sociale.

Ekzistojnë disa mënyra për të parë se kush mund të na ketë bllokuar në facebook-n e tyre, vendime të cilat në pjesën dërrmuese të rasteve duhen respektuar, pasi ndodhin për një arsye të caktuar.

Për të zbuluar këtë gjë, së pari duhet që të klikoni emrin e personit që mendoni se mund t’ju ketë bllokuar, ose fshirë në facebook. Nëse emri i këtij personi nuk ju shfaqet, atëherë, ose mund t’ju ketë bllokuar, ose ka çaktivizuar llogarinë e tij.

Po ashtu mund të mësoni edhe më shumë në rastet kur ju keni një bisedë të vjetër të ruajtur me këtë person. Në këtë rast klikoni mbi të. Nëse emri i tyre shfaqet me shkronja të zeza dhe nuk mund të klikoni mbi të, ata me shumë mundësi janë ende përdorues aktiv dhe ju kanë bllokuar.

“Nëse ende nuk mund ta besoni që dikush pati guximin t’ju largonte nga jeta e tyre virtuale? Nuk jeni plotësisht të bindur për këtë gjë? Atëherë kërkoni ndihmë nga një mik në jetën reale. Kërkojini mikut tuaj të kontrollojnë nëse profili i personit që ju mendoni se iu ka bllokuar është aktiv. Nëse po, atëherë dyshimet tuaja janë të konfirmuara’, raporton tvklan.al.

p.k/dita

February 21, 2018 16:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*