Si ta kuptoni nëse metabolizmi juaj funksionon vërtet?

May 29, 2018 17:43

Si ta kuptoni nëse metabolizmi juaj funksionon vërtet?

Nëse doni të keni një formë të përsosur fizike, është e rëndësishme që metabolizmi të funksionojë mirë. A keni menduar ndonjëherë nëse i juaji funksionon mirë? Në vijim gjeni disa simptoma që nuk duhet t’i nënvlerësoni.

Shëndosheni dhe dobësoheni shumë shpejt ose shumë ngadalë? Ndonjëherë ndiheni të fryrë pa ndonjë arsye? Mund të varet nga metabolizmi. Metabolizmi është kompleksi i reaksioneve kimike që konvertojnë kaloritë në energji. Pra, nëse ky proces funksionon mirë është shumë e thjeshtë të kesh një formë të mirë fizike. Ja si të kuptoni nëse metabolizmi juaj është mirë, ose nëse duhet të kontaktoni një mjek. Ju mund të veproni për ta rikthyer atë në ekuilibër.

Keni gjithmonë dëshirë për sheqer ose niseshte

Një dëshirë e fortë për këto ushqime është e barazvlefshme me kërkesën e organizmit për energji të plotë. Nëse keni dëshira të vështira për t’u kontrolluar, edhe pse hani dhe flini mjaftueshëm, ndoshta keni një metabolizëm disi të çekuilibruar.

Jeni gjithmonë të lodhur

Shkaqet e lodhjes janë shumë, lodhja mund të shkaktohet nga shumë faktorë, stresi, ditë e zënë, ose thjesht mungesa e gjumit. Mes këtyre shkaqeve, ka edhe procese metabolike shumë të ngadalta dhe trupi ka shumë vështirësi në procesin e konvertimit të ushqimit në energji.

Shëndosheni edhe pse hani në mënyrë të ekuilibruar

Nëse kjo ndodh, bisedoni me mjekun e familjes. Një analizë e thjeshtë gjaku tregon nëse keni probleme me metabolizmin apo jo. Ka mijëra trajtime për t’i zgjidhur ato.

Keni lëkurë dhe flokë të thatë

Përveçse shkaktohet nga hidratimi i dobët, thatësia e flokëve dhe e lëkurës është një simptomë e metabolizmit jofunksional. Trupi nuk mund nuk arrin t’i mirëmbajë si duhet qelizat e flokëve dhe lëkurës.

Shpesh keni ftohtë

Proceset metabolike duke krijuar energji, prodhojnë energji që ngroh trupin. Nëse ndjeni vazhdimisht të ftohtë, kjo ndoshta ndodh për shkak të metabolizmit të ngadaltë.

Keni shpesh ndryshime humori

Ndryshimet e humorit mund të shkaktohen nga shumë arsye të ndryshme. Midis tyre është edhe metabolizmi i ngadalshëm. Nëse e keni këtë simptomë së bashku me të tjerat në këtë listë, përpiquni të hetoni njëherë metabolizmin tuaj së bashku me mjekun.

 

p.k/dita 

 

May 29, 2018 17:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*