Si ta kuptosh kur ke alergji nga hudhra?

June 8, 2018 17:51

Si ta kuptosh kur ke alergji nga hudhra?

 

Ju mund të jeni alergjik edhe ndaj hudhrave. Ja simptomat kur keni alergji ndaj hudhrës dhe si duhet të veproni që të shmangni rreziqet.

Duhet të dini që alergjia nga hudhra është e rrallë, por duhet të trajtohet në mënyrën e duhur. Hudhra është tepër e dobishme për trupin tonë. Por, mund të jetë burim i intolerancës, ose alergjive. Kjo mund të parandalohet vetëm duke shmangur ushqime të caktuara.

Simptomat e alergjisë nga hudhra janë të ndryshme dhe tepër serioze. Ato variojnë nga kollitja, vështirësitë e gëlltitjes dhe dhimbjeve të stomakut.

Mund të ndodhë edhe me të vjella, ose dhimbje në gojë. Në raste të rënda kjo alergji mund të shkaktojë shok anafilaktik, duke e bërë frymëmarrjen shumë të vështirë.

Zakonisht simptomat ndodhin një orë pasi keni konsumuar hudhër.

Ata që vuajnë nga alergjia e hudhrave duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi ky përbërës është i pranishëm në shumë receta. Hudhra zakonisht përdoret për të përgatitur salca të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje jo vetëm restoranteve, por edhe kur bleni produkte të gatshme në supermarket, duhet që të lexoni me kujdes përmbajtjen e etiketave të tyre.

 

p.k/dita 

June 8, 2018 17:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*