Si të bëni blerje të sigurta gjatë Covid-19?

April 22, 2020 20:14

Si të bëni blerje të sigurta gjatë Covid-19?

Ndonëse nuk ka ende raste të konfirmuara të transmetimit të Covid-19 nga ushqimet, apo paketimet e tyre, kujdesi për higjienën gjatë realizimit të blerjeve nuk duhet të neglizhohet në asnjë moment.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik vijojnë të theksojnë se respektimi i distancës fizike, si dhe higjiena (veçanërisht ajo e duarve) janë thelbësore në luftën kundër shpërthimit pandemik të Covid-19. Në një kohë kur numri i rasteve të reja po shtohet, specialistët e shëndetit publik apelojnë për kujdes të shtuar gjatë kohës kur bëjmë blerjet e ushqimeve apo produkteve të tjera të nevojshme në përditshmërinë tonë.

“Kur bëni pazar mbani të paktën një metër distancë nga personat e tjerë rreth e rrotull, dhe gjatë kësaj kohe duhet që të shmangni prekjen me duar të fytyrës, e veçanërisht syve, hundës dhe gojës, nëpërmjet të cilave ndodh kalimi i virusit në organizëm’,vënë në dukje specialistët e ISHP-së.

Një tjetër këshillë që nuk duhet neglizhuar në këtë drejtim është edhe kujdesi për higjienën e pajisjeve që do të përdoren për kryerjen e pazarit. Kur është e mundur rekomandohet që të dezinfektohen sa më shpesh dorezat e karrocave që do të përdoren për blerje, po ashtu edhe të trastave para se të bëni blerjet.

Kur të mbërrini në shtëpi nuk duhet të neglizhoni për asnjë moment larjen e duarve para dhe pasi të keni përfunduar me sistemimin e gjerave që keni blerë. “Larja e duarve dhe dezinfektimi janë çelësi për parandalimin e infeksionit. Duhet të lani duart shpesh dhe tërësisht me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdoret gjithashtu një solucion për duart me bazë alkooli (përqendrimi i alkoolit të paktën 60%)”, këshillojnë specialistët e shëndetit publik.

  

p.k\Dita

April 22, 2020 20:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim