Si të dalloni gripin stinor

December 5, 2017 20:48

Si të dalloni gripin stinor

Nga Prof.Pëllumb Pipero, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT

Stina e ftohtë e dimrit përveç kushteve meteorologjike që e shoqërojnë, si: ulja e temperaturave, lagështia, etj, shoqërohet edhe me një sërë problemesh shëndetësore për të gjithë popullatën në përgjithësi. Por ndërlikimet shfaqen veçanërisht tek moshat pediatrike, të moshuarit, gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronikë. Këshilla që ju japim të gjithë qytetarëve është të vishen mirë sipas stinës, të mbajnë ngrohtë dhe të ajrosin herë pas here banesat, të mos frekuentojnë mjedise të mbyllura dhe të mbi populluara si dhe të shmangin vizitat e pa nevojshme të të afërmve në spitale.

Problemet më të shpeshta shëndetësore janë virozat stinore, midis tyre më i rëndësishmi është gripi stinor dhe natyrisht agravimi i të gjitha sëmundjeve kronike dhe komplikacionet e gripit stinor, sikundër është encefaliti, miokarditis, por dhe sëmundjet bakterore të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore, që janë si sëmundje të mbivendosura në grip.

Aktualisht dimë se, virusi qarkullues i gripit stinor këtë vit ka pësuar ndryshime strukturore gjenetike të rëndësishme. Virozat stinore në përgjithësi, por dhe gripi stinor në veçanti kanë simptomatikë të ngjashme që përfshin: “Temperaturë të lartë që zgjat 2-3 ditë kur i sëmuri nuk ka komplikacione, dhimbje koke, dhimbje gjoksi, rrufë, teshtima, dobësi trupore. Ndërkohë simptoma pak më të rralla janë: diarreja dhe të vjella të shoqëruara dhe me anoreksi.

Gripi stinor kërkon kujdes. Përgjithësisht kalon në kushte shtëpie duke marrë lëngje dhe antipiretikë për rastet në të cilat temperatura kalon mbi 38.5 gradë Celsius. Sëmundja kalon në harkun e 3-5 ditëve. Nëse temperatura zgjat më shumë dhe simptomat rëndohen, qytetari duhet të drejtohet te mjeku i familjes për të marrë kujdesin e duhur për ndërlikimin e shfaqur.

Si transmetohet 

Gripi stinor është një infeksion akut viral shumë ngjitës. Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave  ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë,gojën apo hundën. Viruset përhapen në ajër  dhe nëpërmjet grimcave të ajrit që kalojnë në grykë e hundës, shtohen dhe mbas 1-4 ditë japin shenjat e gripit stinor.  Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shenjave të gripit. Por, veçanërisht te fëmijët, apo personat me imunnitet të ulur, periudha infektuese mund të jetë pak më e gjatë.

 

Shenjat si të dalloni gripin nga e ftohura 

December 5, 2017 20:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*