Si të dalloni një vaj ulliri të mirë?Jua themi ne!

February 22, 2018 11:37

Si të dalloni një vaj ulliri të mirë?Jua themi ne!

Vaji i ullirit padyshim është një përbërës që ose e çon ushqimin për dreq ose të bën të ndihesh si masterchef i vërtetë brenda kuzhinës tënde.

Por me kalimin e viteve është gjithnjë e më e vështirë të gjesh vaj të mirë ,e të virgjër ulliri.

Dhe ne që tua lehtësojmë punën,do t’ju japim disa sekrete si të zgjidhni një vaj të mirë ulliri.

1.Duhet të mbajë aromë të mirë,si një aromë fruti të freskët.

2.Mos blini vaj në shishe qelqi.

Drita mund ta ketë dëmtuar cilësinë ndaj zgjidhni më mirë një vaj në shishë të errët e të mbuluar.

3.Një vaj i mirë ulliri e ka periudhën më të mirë 1.5-2 vite pas datës së prodhimit që shënohet në ambalazhim.

4.Kujdesuni që vaji të jetë prodhuar vetëm në një vend dhe mos të ketë bërë tur nëpër vende të ndryshme.

5.Mbajeni në një vend të errët afër miellit apo ushqimeve të tjera që nuk duan lagështirë.

6.Blini shishe të vogla në vend të atyre të mëdhave.

Kështu edhe procesi i hapjes dhe mbylljes së shpeshtë do të jetë më i pakët.

a.k/dita

February 22, 2018 11:37
Komento

6 Komente

  1. tz February 22, 12:21

    keto jane keshilla per ta mbajtur apo per te dalluar cilesine??? ?

    Reply to this comment
  2. petriti February 22, 12:22

    Gomardheqe pa mase.Nje prodhues vaji nje dite tha:nuk ka prodhues vaji,qe e vlereson vleren e prodhimit te tije ,qe e shet vajin ne plastike,por vetem ne shishe qelqi apo metali te kromuar.
    Kurse ky artikull thote te kunderten.

    Reply to this comment
  3. MH February 22, 15:05

    Me kete pike(numer 5) ia keni fut kot.C’hyn lageshtina ne nji shishe te mbyllun hermetikisht kur ne piken 3 keshilloni:Një vaj i mirë ulliri e ka periudhën më të mirë 1.5-2 vite pas datës së prodhimit që shënohet në ambalazhim.
    Shkruani qe te perfitojme ne,nga ju,dhe jo t’iu kritikojme neve,juve per bydallalliqe.

    Reply to this comment
  4. MH February 22, 15:07

    Ne si duhet t’iu dallojme juve qe jeni ne terezi mendore!!!

    Me kete pike(numer 5) ia keni fut kot.C’hyn lageshtina ne nji shishe te mbyllun hermetikisht kur ne piken 3 keshilloni:Një vaj i mirë ulliri e ka periudhën më të mirë 1.5-2 vite pas datës së prodhimit që shënohet në ambalazhim.

    Shkruani qe te perfitojme ne,nga ju,dhe jo t’iu kritikojme neve,juve per bydallalliqe.

    Reply to this comment
  5. tironsi February 22, 19:17

    ha ha ha, e forte fare!

    O ca gallate !

    Faleminderit Dita per keshillat e vyera !

    Ooo sa kam qesh!

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit February 23, 00:26

    vaji i mire i ullirit behet nga ullinj te mire vajes qe dikur i quanim ullastra. Jane kokrra ulliri qe permbajne shume yndyre, por s’bejne per ullinj te shtruar, per shkak edhe te kokrres se vogel. Meqe po flasim per Shqiperine por keshillat do jene marre ne site te huaja, keni parasysh qe ne Shqiperi kane sjelle fidane spanjolle, qe prodhojne shume vaj, por nuk eshte i cilesise. Megjtihate nje keshille pa leke, mundohuni ta perdorni sade, pa e skuqur. Po eskuqet, mundohuni te mos e nxehni shume, te mos kaloje 160-170 grade, se pastaj kthehet ne produkt te demshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*