Si të dalloni shenjat e hershme të kancerit në stomak

December 6, 2017 18:55

Si të dalloni shenjat e hershme të kancerit në stomak

Nëse zbulohet herët, pasojat e rënda të kancerit në stomak mund të jenë të trajtueshme. Por duhet bërë kujdes, pasi simptomat rrallë herë janë të dukshme që në stadet fillestare të nisjes së sëmundjes. Përkundrejt kësaj situate, bluzat e bardha këshillojnë kryerjen e kontrolleve periodike, të cilat ndihmojnë në zbulimin e hershëm të rrezikut për këtë sëmundje, duke bërë që edhe trajtimet më pas të jenë efikase dhe pa pasoja të rënda.

Si shkak i mungesës së këtyre simptomave dalluese që në stadet e hershme, apo edhe neglizhimit të tyre, shumë pacientë diagnostikohen me kancer të stomakut në stade të rënduara, kohë në të cilën trajtimi mund të mos jetë efikas, duke shtuar rrezikun edhe për ndërlikime të tjera të rënda në organizëm. Ndonëse mund të jenë të pranishme disa shenja, shumë prej pacientëve i neglizhojnë duke i konsideruar kalimtare.

Mjekët thonë se ndër shenjat paralajmëruese të sëmundjes janë simptoma të tilla, si: “Dhimbje abdominale (e barkut), ndjesinë e lodhjes dhe këputjes, dobësinë, ndjesinë e fryrjes se tepërmi pas një vakti të lehtë, pacientët vuajnë edhe nga ngopja e shpeshtë. Në këto raste duhet detyrimisht që të paraqiteni për ekzaminim më të specializuar mjekësor. Gjithashtu, të pranishme janë edhe dhimbjet e papërcaktuara të barkut zakonisht sipër kërthizës.

Shenja të tjera dalluese janë edhe: djegie kraharori, urth, ose shenja të një ulçere, të përziera, të vjella të pashpjegueshme dhe të vazhdueshme (me ose pa gjak), humbje e pashpjegueshme e peshës dhe humbje e oreksit, ënjtje e barkut për shkak të grumbullimit të lëngjeve në kavitetin abdominal. Simptomat mund të imitojnë gjendje të tjera si: “GERD, gastrit, ulçerë peptike”.

Ndër mënyrat që ju mund të konsideroni për të mbrojtur veten dhe familjen tuaj është njohja dhe ndërgjegjësimi mbi faktorët e riskut, shenjat dhe simptomat, masat parandaluese, si dhe komunikimi me mjekun tuaj. p.k/dita

December 6, 2017 18:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*