Si të hiqni erën e rëndë të hudhrës nga goja?

January 11, 2018 16:37

Si të hiqni erën e rëndë të hudhrës nga goja?

Hudhra është shumë ushqyese, kurative si dhe është një burim i shkëlqyer i magnezit, vitaminave B6 dhe C, dhe selen. Por aroma e saj kur konsumohet nuk është e këndshme dhe ndaj duhet eliminuar. Për fat të mirë, ka disa mënyra të thjeshta për të parandaluar ose zgjidhur problemin e aromës së vazhdueshme të hudhrës.

Molla
Mollët përmbajnë enzima oksiduese, prandaj ndryshojnë ngjyrën kur priten dhe mbeten të ekspozuar në ajër për disa kohë. Këto enzime të njëjta mund të ndihmojnë neutralizimin e erës së hudhrave . Mund të hani mollë nëse goja mban erë hudhre ose të konsumoni lëng të freskët molle.

Qumështi
Qumështi është një përbërës tjetër natyral që siguron një mënyrë shumë të lehtë për të neutralizuar aromën e hudhrës. Për shkak të përmbajtjes më të lartë të yndyrës, qumështi i plotë është më efektiv.

Gjethe nenexhiku
Përtypni disa gjethe të freskëta të nenexhikut dhe do të keni frymëmarrje të freskët. Pini çaji nenexhiku për të luftuar aromën e rëndë të hudhrës.

Majdanoz
Majdanozi mund të luftojë me sukses aromën e saj dhe të ndihmojë të hiqni çdo aromë tjetër në duart tuaja. Klorofili në të ju ndihmon të mbani aromë të freskët.

January 11, 2018 16:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*