Si të keni një bel të përkryer?

Tribuna March 20, 2013 13:09

Si të keni një bel të përkryer?

Masazh barkut– Një nga fajtorët për bark të fryrë është tretja e ngadalshme, për shkak të së cilës ushqimi qëndron më gjatë në zorrë dhe vjen deri te formimi i gazrave, të cilat rrisin vëllimin e barkut. Me një ushtrim të thjeshtë mundeni lehtë ta përshpejtoni procesin e tretjes; gjysmë ore pas ngrënies shtrijuni në shpinë, këmbët i lakoni në gjunjë dhe ngadalë e goditni barkun me maja të gishtave prej mesit drejt anës së majtë e më pas anës së djathtë të barkut, e më pas me shuplakë i bëni masazh tërë sipërfaqes.

Mbajeni trupin drejtë– Qëndrimi i drejtë, përveç për kurriz, rekomandohet edhe për muskujt e barkut, kur ulemi dhe qëndrojmë drejt me krahë të hedhur prapa, në mënyrë automatike e shtrëngojmë barkun. Përveç kësaj, rekomandohet edhe që gjatë uljes ta praktikoni tërheqjen e barkut në cikle prej 3 deri në 5 herë gjatë ditës.

Përtypeni kafshatën mirë– Ngutja na shtyn që ta përfundojmë sa më shpejt ngrënien në vend se të kënaqemi me ushqimin, gjë që është krejtësisht e gabuar. Nëse i gëlltisim shpejt kafshatat, e nëse gjatë kësaj edhe bisedojmë, në lukth arrin një sasi e madhe e ajrit, e cila e shkakton fryrjen. Përveç kësaj, duke ngrënë shpejt, kemi tendencë që të hamë më shumë sesa që në të vërtetë na duhet.

Shmangeni kripën– Një prej fajtorëve kryesorë për krijimin e dhjamit në bark është kripa, mineral në të cilin lidhet uji dhe me vetë këtë e shkakton fryrjen e indeve. Për këtë arsye, është mirë që kripën ta konsumoni sa më pak që të jetë e mundur dhe duhet ta dini se shumica e ushqimeve e përmbajnë në vete këtë mineral.

Përdorni pijen “çudibërëse”- Çdo mëngjes është mirë që ta pini menjëherë pijen prej limonit dhe xhenxhefilit, e cila do ta shpejtojë metabolizmin dhe do t’i lirojë zorrët nga mbetjet e mbledhura.

Konsumoni drithëra– Me rastin e kërkimit të karbohidrateve, është mirë që t’i zgjidhni drithërat, të cilat treten ngadalë, siç janë orizi me ngjyrë të kafesë, buka nga drithërat e plota, të cilat ekuilibrojnë nivelin e insulinës në gjak. Përndryshe, karbohidratet e përpunuara shkaktojnë një kërcim të shpejtë të insulinës, gjë që rezulton me ngadalësim të djegies së yndyrave dhe përshpejtim të vjedhjes së shtresave të yndyrave veçanërisht në zonën e barkut.

Tribuna March 20, 2013 13:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*