Si të përfitoni shërbimet mjekësore pa pagesë!

November 27, 2017 17:38

Si të përfitoni shërbimet mjekësore pa pagesë!

Nëse jeni pensionistë, invalidë, veteranë, të punësuar, të vetëpunësuar, të siguruar vullnetarisht, fëmijë, gra shtatzëna, persona që trajtoheni me ndihmë ekonomike, punëkërkues, etj, nëpërmjet Kartës së Shëndetit mund të përfitoni falas nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke filluar nga recetat e rimbursueshme, shërbimin te mjeku i familjes, kujdesin te mjeku specialist, vajtjen për shërbime më të specializuara në qendrat spitalore dhe qendrat e tjera të kujdesit shëndetësor publik.

Për të përfituar nga këto shërbime mjekësore pa iu nënshtruar tarifave, duhet të pajiseni me Kartën e Shëndetit, duke u paraqitur pranë pikave të autorizuara të shpërndarjes së kësaj karte në drejtorinë rajonale të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme dhe Kujdesit Shëndetësor.

Për qytetarët në rrethe pajisja me këtë kartë bëhet pranë drejtorive rajonale të Fondit që mbulon secilin rreth. Ndërkohë që sigurimi i kësaj karte mund të bëhet edhe nëpërmjet sistemit online duke aplikuar në portalin e-Albania.

Karta e shëndetit, e cila ka zëvendësuar tashmë plotësisht librezën e shëndetit, është mjeti që identifikon të siguruarit dhe me anë të saj përfitohen shërbimet shëndetësore të skemës së sigurimeve shëndetësore në të gjitha nivelet. p.k/dita

November 27, 2017 17:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim