Si të “rizgjoni” metabolizmin pas moshës 30 vjeç

July 5, 2018 14:00

Si të “rizgjoni” metabolizmin pas moshës 30 vjeç

Të gjitha kemi ndonjë mikeshë që ha gjithçka që dëshiron  pa marrë asnjë gram dhe në fakt bota femërore është e ndarë në dy  pjesë: ato që mund t’i shijojnë vaktet pa u kujdesur për kaloritë (duke ia dalë të jenë në formë) dhe ato që janë vazhdimisht në betejë me bilancet dhe ‘shëndeti është në ajër’.

I gjithë faji i  një metabolizmi të ngadaltë në të cilin kontribuojnë faktorë të ndryshëm si mosha dhe stili i jetesës. Dhe në fakt, kryesisht pas moshës 30 vjeç, ‘makineria e metabolizmit’ fillon të ngadalësohet. Por cilat janë simptomat?

Kilet e tepërta akumulohen më shpejt se ato që humbasin: ‘dieta’ tradicionale që ndiqnim zakonisht për të humbur kilet duket se nuk funksionon më..

Pesha nuk ulet, pavarësisht se kaloritë e vakteve të konsumuara reduktohen.

Nevoja për sheqerna rritet dhe përkthehet në një dëshirë të parezistueshme për të konsumuar gjëra të shijshme të ngopura me sheqer, sidomos pasditeve.

Me një metabolizëm të tillë të fjetur është e vështirë të vish në formë dhe arritja e një peshe të shëndetshme mund të jetë një sipërmarrje e vështirë dhe stresuese, ku edhe ndikimi i humorit ka gjithashtu rolin e tij. Megjithatë, nuk ka nevojë të dekurajoheni sepse ka disa strategji që mund t’i zbatoni për të riaktivizuar metabolizmin tuaj dhe për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme dhe natyrale.

Ajo që ka vërtet rëndësi nuk janë kaloritë, por mbi të gjitha cilësia e ushqimit që konsumojmë (freskia, sezonaliteti, procesi i përpunimit, etj.) Ushtrimet fizike gjithashtu shumë të rëndësishme, pa një program adekuat ushqimi, nuk mjaftojnë për të riaktivizuar një metabolizëm të ngadaltë.

Ja pra 5 këshilla të dobishme për t’i dhënë një dorë metabolizmit!

Konsumoni sasinë e duhur të lëngjeve

Konsumimi i përditshëm i sasisë së duhur të ujit—pothuajse një litër e gjysmë—është i domosdoshëm, jo vetëm për të na mbajtur të hidratuar. Pirja e mjaftueshme e ujit ndihmon edhe në ‘qetësimin e urisë duke na dhënë ndjenjën e ngopjes”.

U lodhët duke pirë vetëm ujë? Çaji jeshil i konsumuar në mënyrë të rregullt ndihmon në reduktimin e absorbimit të yndyrave të integruara në ushqim dhe për të balancuar nivelin e sheqernave në gjak.

Së fundi, pirja e ujit të ngrohtë me limon në mëngjes ka një veprim purifikues për zorrët dhe ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit.

Konsumoni vaktet e duhura në momentin e duhur

Kur përpiqemi të humbasim peshë tentojmë që në përgjithësi t’i anashkalojmë vaktet. Në realitet, duke iu referuar aksionit të metabolizmit, të mos hash është kundërproduktive.

Në fakt, konsumimi i sa më shumë vakteve të lehta e të shëndetshme në harkun e një dite është i domosdoshëm për të mbajtur një metabolizëm gjithmonë aktiv. Kështu që hani ditë për ditë mëngjes, minivakte të lehta paradite e pasdite, drekë e darkë duke moderuar porcionet.

Zgjidhni produkte të shëndetshme, ushqyese e natyrale

Ushqimet që zgjedhim të konsumojmë kanë një impakt të rëndësishëm në metabolizmin tonë. Mes atyre që mund të konsiderojmë ‘miq’ janë: karbohidratet integrale, orizi e makaronat, por edhe perimet e frutat si mollët, dardhët, arrat, brokoli. Disa erëza, përveçse kanë një shije të mirë për pjatat tona, kanë një veprim përshpejtues në metabolizëm: kanella, specat djegës , xhinxheri, kakaoja e hidhur, etj…

Benefitet e ushtrimeve fizike

Mbajtja e trupit aktiv me aktivitete sportive qoftë edhe të lehta si ecja apo vrapi 30 minuta në ditë, është shumë e rëndësishme për të riaktivizuar metabolizmin.

Mbështetuni tek vitaminat aleate të metabolizmit

Njihet si vitamina B7, B8 dhe vitamina H. Me cilindo emër ta lidhni, biotina është një vitaminë e rëndësishme e grupit B me benefite të mëdha për shëndetin tonë.

Biotina në fakt simulon veprimin e enzimave të rëndësishme për metabolizmin e yndyrnave, karbohidrateve, proteinave dhe merr pjesë në aksione të tjera të rëndësishme që ndodhin në qeliza.

Mund ta gjeni në ushqime të ndryshme (drithëra integrale, sardele, sojë, thjerrëza, bizele, karota, sallatë jeshile, çokollatë) por në sasi të limituar dhe jo gjithmonë mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e organizmit. Gjithashtu, faktorë të ndryshëm mund të limitojnë absorbimin. Mes tyre: ritmet stresuese të jetës, apo marrja e medikamenteve të ndryshme si p.sh pilula kontraceptive. Për këtë, me rekomandimin e mjekut, mund ta merrni biotinën nëpërmjet suplementeve farmaceutikë./shije.al

l.h/ dita

July 5, 2018 14:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*