Si të shmangni shtimin në peshë kur lini duhanin

December 21, 2017 19:28

Si të shmangni shtimin në peshë kur lini duhanin

Shtimi në peshë është një shqetësim i zakonshëm kur ndalohet pirja e duhanit. Disa njerëz madje e përdorin atë, si një arsye për të mos e lënë duhanin. Është e vërtetë se shumë duhanpirës shtojnë në peshë për një periudhë mesatare deri në gjashtë muajt e parë pas lënies së duhanit. Megjithatë, duhet të jemi në përgjegjshëm në gjykim pasi disa kg më tepër në trup nuk i shkaktojnë shëndetit të zemrës më shumë dëm se sa duhanpirja.

Hani shëndetshëm

Konsumoni një dietë ushqimore të ekuilibruar. Përqendrohuni në konsumimin e frutave dhe perimeve duke kufizuar përdorimin e yndyrës. Shmangni alkoolin, sheqerin në sasi të mëdha, pijet me gaz dhe pije të tjera të pasura me kalori.

Çfarë duhet të konsumoni

Përzgjedhja e llojeve të ushqimeve që përmirësojnë shëndetin dhe shmangia e atyre llojeve, të cilat rrisin rrezikun për disa sëmundje si sëmundja e zemrës, kanceri dhe diabeti, janë thelbi i të ngrënit në mënyrë të shëndetshme. Kështu, të hash shëndetshëm do të thotë të shijosh ushqimin duke menaxhuar porcionet e tij, veçanërisht tek ushqimet me shumë kalori dhe kjo realizohet duke mirëmbajtur një balancë midis kalorive që merren dhe atyre që harxhohen. Kufizimi i ushqimeve me sheqer, kripë dhe produktet e drithërave të rafinuara duke i zëvendësuar me fruta, perime dhe bimë bishtajore, të cilat janë ushqime të larta me karbohidrate komplekse, fibër,vitamina dhe minerale,me pak yndyre dhe kolesterol.

Pini shumë ujë

Konsumimi i ujit, të paktën 8 gota në ditë, do ju ndihmojë të ndiheni të çlodhur si pasojë e eliminimit të toksinave (helmeve). Gjithashtu do ju ndihmojë të ndiheni te plotë dhe jo të uritur jashtë vakteve.

Bëni shëtitje të gjata

Ecja është një nga format me të mira të ushtrimit. Jo vetëm do ju ndihmojë për të të djegur kalori dhe për të mbajtur peshën nën kontroll, por ajo gjithashtu do ju ndihmojë në lehtësimin e ndjenjës së stresit dhe frustrimit që shoqërojnë lënien e duhanit dhe në përmirësimin e aktivitetit tuaj mendor.

 

December 21, 2017 19:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*