Si të shohësh dosjen tënde

Bilal Kola - INTERVISTA June 13, 2015 15:33

Si të shohësh dosjen tënde

Intervistoi: Entela Resuli

E vetmja mënyrë për të pasur demokraci është të kesh pastërti dhe fakte për të shkuarën. Shqipëria ka vite që vuan pasojat e një të kaluare të errët, por një ligj i ri po vjen për të zbardhur të shkuarën që ka nxirë jetën e shumë shqiptarëve. Por ja u hapën dosjet, çfarë do të ndodhë më pas? Shumë sekrete nuk do jenë më sekrete, a do të kemi rrezik për ndonjë tragjedi të mundshme (hakmarrje)?

Drejtori i autoritetit për hapjen e dosjeve në Berlin, zoti Roland Jahn, tregon se në Gjermani nuk ka ndodhur asgjë e tillë: “Kemi pasur me miliona njerëz që lexojnë dosjet e tyre. Ata kanë mësuar gjera të tmerrshme edhe tradhti nga miqtë më të mirë, ndonjëherë edhe tradhti nga qarqet e ngushta familjare, por deri më sot nuk ka pasur asnjë rast hakmarrjeje. Gjithnjë ka qenë më e rëndësishme, të mësuarit për të shkuarën, të kuptuarit e fakteve për të shkuarën. Tani këta persona e dinë që nuk mund të fshihen më nga faktet. Në disa raste, diskutimi ka qenë shumë i dobishëm, sepse viktimat dhe tradhtarët janë përballur me njëri-tjetrin për të gjetur mënyra për të kapërcyer atë që ndodhi. Shpesh nuk janë takuar më, sepse e dinin se mes tyre nuk ka më lidhje besimi. Ndonjëherë ka pasur edhe nisje të miqësive të reja”.

Po në një kulturë si e jona, vështirë të përcaktohet qartë sa mund të ngjajmë me Gjermaninë në këtë drejtim… Do të duhet ndoshta të presim hapjen e atyre fletorëve për të mësuar ç’është shkruar. Në këtë situatë ndoshta do i afrohemi Polonisë në qasje.

Në këtë vend, ka pasur konflikte në lidhje me të shkuarën kur dosjet ishin të mbyllura, ndërsa kur ato u hapën konfliktet mundën të zgjidhen bashkë me ato që kishin shkruar këto dosje. Gjatë këtyre viteve, specialistë gjermanë e shqiptarë kanë shkëmbyer vizita të ndërsjellta për të dhënë dhe marrë eksperiencë në lidhje më këtë fushë. Vështirë të thuhet nëse ne do ia dalim dot si ata.

E megjithatë, më në fund Shqipëria ka një ligj për hapjen e dosjeve dhe javët në vijim do të nis dhe puna e Autoritetit që do të tregojë të shkuarën e shumë personave që mbajnë funksione publike. Në një intervistë për DITA drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola sqaron procesin që do të pasohet pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Si do të verifikohen dosjet, institucionet që janë përgjegjëse, dhe kush ka të drejtë të kërkoj informacion. Sipas Kolës, dhjetori është muaji që do të filloj hapja e dosjeve, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe faktin se ish të përndjekurit politikë janë nëpërkëmbur këto 23 vite pas rënies së sistemit komunist.

Drejtori shpjegon dhe etapat që do ndiqen për dëmshpërblimet dhe një vlerësim për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, që për më pak se dy vjet dha 5 këste nga dy që kishte dhënë qeveria e PD-së.

 

Zoti Kola, tashmë edhe Shqipëria e ka një ligj për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si ju duket ky ligj? Ju jeni më shumë për këtë ligj apo për një lustracion të plotë?

Përgjigjen do doja ta jepja në dy dimensione. Së pari, si një ish i përndjekur do dëshiroja që përveç elementeve të informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ky ligj të përfshinte elemente të qartë lustracioni (me këtë nuk nënkuptoj aspak gjueti shtrigash apo ndëshkime kolektive) me anë të së cilit të skanohej e gjithë vendimmarrja e lartë në Republikën e Shqipërisë në të tre pushtetet (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor) duke përfshirë këtu edhe organet shtetërore të informimit publik si RTSH dhe ATSH. Është fakt se në shumicën dërrmuese të vendeve të ish-bllokut komunist procese lustracioni ligjor apo faktik janë materializuar që përgjatë viteve ‘90, kështu që padyshim do kisha dëshiruar që edhe në vendin tonë të materializohej një proces i tillë!

Dimensioni i dytë është nga një këndvështrim prej juristi si dhe një aktivisti që proceset i shikon në dinamikën e kohës si edhe nga ajo që quhet arti i së mundurës dhe jo thjesht nga aspiratat e bukura por praktikisht të parealizueshme! Ju shpjegoj çfarë dua të them me këtë – Një ligj tipik lustracioni sot në vitin 2015 Shqipëria thjesht nuk mund ta këtë pasi kriteri i panegociueshëm i shtetit funksional të së drejtës dhe normave/doktrinës aktuale kushtetuese nuk ta lejojnë këtë. Shqipëria mund të bënte një ligj shumë efikas lustracioni përgjatë viteve 1990 nëse vullneti politik do të ishte real dhe jo i stisur për qëllime elektorale/propagandistike siç realisht ka qenë. Ky nuk është thjesht mendimi im – ky është qëndrimi i konsoliduar i Komisionit të Venecias apo i organizatave të tjera relevante si OSBE, etj. Ju besoj e dini se në Opinionin e tij referuar 5 pyetjeve të drejtuara nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me pajtueshmërinë ose jo me Kushtetutën e RSH të Ligjit të Lustracionit të vitit 2008, Komisioni i Venecias përveçse deklaroi që ligji në fjalë binte ndesh me Kushtetutën e RSH qartazi argumentoi se Shqipëria, si të gjitha vendet përkatëse të ish bllokut komunist, mund të kishte bërë një ligj efikas lustracioni përgjatë viteve 1990 duke balancuar nevojën për eliminimin e rrezikut ndaj shtetit të së drejtës dhe proceseve demokratike që mund t’i vijë shoqërisë nga ish-zyrtarë të pushtetit komunist që kanë kryer shkelje të drejtave të njeriut (nomenklatura e lartë, hetues, prokurorë, sigurimsa, bashkëpunëtorë, etj) nga njëra anë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës përgjatë kryerjes së këtij procesi (jo ndëshkim kolektiv, por gjykim rast pas rasti) nga ana tjetër.

Sa i përket ligjit të miratuar nga parlamenti më dt. 30 Prill 2015, mund të them pa hezitim se është një ligj që i përgjigjet kërkesave të kohës. Citoj se OSBE në vlerësimin që i ka bërë këtij ligji në raport me atë që paraqitën deputetët Doda dhe Idrizi e vlerëson këtë ligj jo vetëm si në përputhje me Kushtetutën e RSH, por edhe si mekanizëm efikas për trajtimin e së shkuarës komuniste (në të kundërt me vlerësimin që i bëri projektligjit të paraqitur nga dy deputetët në fjalë, të cilin e vlerësoi si antikushtetues). Ky ligj bazohet në ligjin analog gjerman për dosjet e STASIT (ju siguroj që as ai ligj nuk ka elemente ligjore lustracioni) dhe më lejoni t’iu kujtoj se në kumtesën qe Z. Roland Jahn (i ngarkuari për hapjen e dosjeve të Stas-it në Gjermani) mbajti në Simpoziumin që organizoi para pak ditësh Ambasada Gjermane në Tiranë, theksoi që ky ligj premton transparencë të mirëfillte më të shkuarën komuniste dhe bazuar në eksperiencën Gjermane vetë transparenca është një premisë e shkëlqyer për të mundësuar lustracion faktik rast pas rasti si pasojë e pashmangshme e presionit publik dhe mediatik. Unë e ndaj absolutisht këtë qëndrim!

Duket se shumë persona që mund të “digjeshin” nga ky ligj, me disa ndërhyrje kanë shpëtuar, është ky një kompromis apo diçka tjetër?

Bilal Kola

Bilal Kola

Nuk e di nëse ka patur ose jo të tilla kompromise, por ajo që mund t’u them me siguri është se ligji përcakton në mënyrë të qartë se Autoriteti që do administrojë dosjet e ish-Sigurimit ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të drejtuar nga organet vendimmarrëse përkatëse për emërimin rishtazi apo rikandidimin e cilitdo kandidati që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat, gjyqtare e prokurore të të gjitha niveleve, diplomatë, zyrtare të lartë të administratës publike, etj nëse këta individë kanë të shkuar të lidhur me ish-Sigurimin. Pra pyetja (retorike) që do ngrija do ishte – mund të kishte “kurajo” Presidenti, Kryeministri, Parlamenti të emëronin një individ me të shkuar të lidhur me ish-Sigurimin?! Besoj dhe shpresoj që jo, pasi jam i bindur që presioni nga opinioni publik do ishte i atille që do sillte ‘ndëshkim’ për cilindo nga vendim-marrësit e sipërpërmendur në rast se ata do të bënin një emërim të tillë. Kjo gjë qartazi pritet të passjellë atë që unë e quaj lustracion “faktik”.

Kur do të nisë hapja e dosjeve?

Ligji hyn në fuqi këto ditë dhe brenda një muaji nga hyrja në fuqi zgjidhen pesë anëtarët e Autoritetit i cili brenda dy muajve miraton Rregulloren e tij të brendshme. Më pas brenda tre muajve, të gjitha organet (Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, SHISH, etj) që disponojnë materiale nga fondi i ish-Sigurimi i Shtetit detyrohet t’ia kalojnë këto materiale Autoritetit. Nisur nga sa më sipër, besoj se Autoriteti do fillojë të shqyrtojë kërkesa për hapjen e dosjeve diku nga muaji Dhjetor i këtij viti.

Sipas jush çfarë do të mësohet, dhe kush preket më shumë pasi kjo të ndodhë?

Çdo person që është prekur (ish-përndjekurit) nga ish-Sigurimi, ata që janë vëzhguar, por jo domosdoshmërisht dënuar si dhe disa kategori të tjera duke përfshirë personat që hulumtojnë mbi historinë e komunizmit, mediat kur hulumtojnë për figura të ndryshme të historisë së kohës, etj do të kenë të drejtë të informohen mbi të dhënat që disponohen ne dosjet e ish-Sigurimit. Në një këndvështrim makro ajo që do të dalë në pah është gjithë makineria përçudnuese e ish-Sigurimit të Shtetit dhe “bëmat” e saj në kurriz të shqiptarëve, kjo edhe në funksion të ri-shkrimit apo korrigjimit të fakteve historike. Në një këndvështrim mikro, cilido i prekur do ketë të drejtën për të marrë informacion të plotë në lidhje me dosjen e tij/saj dhe në rast se në dosje gjenden pseudonime për punonjësit e ish-Sigurimit apo bashkëpunëtorët, i prekuri gëzon të drejtën të marrë informacion të plotë në lidhje me identitetin e vërtetë të këtyre personave (emër dhe mbiemër për secilin prej tyre).

Kush ka të drejtë të interesohet për dosjet? A mund të vij♪7 i biri apo e bija e dikujt të pyesë për të atin apo të ëmën? Po nëse ata nuk jetojnë dhe kanë vdekur me njollën e ”spiunit” si mund të merret dosja nga pasardhësit?

Në rast se i prekuri nuk jeton, trashëgimtarët e tij (duke përfshirë nipat edhe mbesat në rast se trashëgimtarët në vijë të parë nuk jetojnë) kanë të drejtë të marrin informacion të plotë në lidhje me dosjen e të afërmit të tyre. Në çdo rast gjithkush e ka të drejtën t’i kërkojë Autoritetit korrigjim të të dhënave bazuar në fakte konkrete.

Çfarë po ndodh me dëmshpërblimet. Cilat janë kategoritë që kanë përparësi për momentin, dhe nëse ndjekim këtë ritëm sa kohë duhet që të dëmshpërblehen të gjithë?

Që prej Shatorit të 2014-s është miratuar një skemë e re, në gjykimin tim tejet solidare, në shpërndarjen e dëmshpërblimeve duke i dhënë prioritet atyre që kanë vuajtur në vetë të parë, pra ish-burgosurve që jetojnë në raport me trashëgimtarët dhe si pasojë brenda 9 muajve ish-të burgosurit që jetojnë sot po marrin këstin e pestë (nga dy këste që kishin marrë gjithsej përgjatë qeverisjes së shkuar). Me këtë trend ka shumë gjasa që brenda këtij mandati qeverisës të dëmshpërblehen të gjithë ata ish- të burgosur që janë gjallë, duke përmbyllur kështu një plagë 25 vjeçare për të gjithë ata që ferrin e burgut komunist e kanë provuar në kurriz të tyre. Sa i përket trashëgimtarëve, sigurisht që procesi do marrë një kohë me të gjatë.

A është shtresa e ish të përndjekurve e kënaqur nga qeveria, duke qenë se kemi një qeveri të majtë që (teorikisht) nuk ka qenë dhe aq e afërt me këtë shtresë?

Nuk do doja t’i futesha ndonjë diskutimi filozofik se çfarë përfaqëson e majta dhe e djathta në Shqipëri por në gjykimin tim një gjë është e sigurt – të përndjekurit politikë janë keqpërdorur nga politika përgjatë 23 viteve pluralizëm. Ajo që quhet e djathtë në fakt nuk ka përfaqësuar interesat legjitime të ish-përndjekurve, për të mos thënë ka bërë thjesht demagogji me çështjen e ish-përndjekurve dhe pronareve (që në fakt duhet të ishin dy prej kolonave me solide të së djathtës). Sa i përket kësaj qeverie ajo që unë di për fakt është se ka patur një angazhim tejet serioz nga ish ministri Veliaj, me mbështetjen e Kryeministrit Rama, për t’i adresuar me themel disa çështje të rëndësishme të mbetura peng përgjatë 25 viteve pluralizëm, si dëmshpërblimi financiar dhe rehabilitimi moral i ish-përndjekurve. Ndërsa për të parën thashë se për ata që janë gjallë janë shpërndarë 3 këste përgjatë 9 muajve, për të dytën më duhet të them me bindje se ligji i dosjeve si dhe tratativat për gjetjen e të zhdukurve nga regjimi komunist janë dy nga iniciativat me kuptimplota të ndërmarra në këto 25 vjet pluralizëm.

Cilat janë pakënaqësitë e tyre të momentit?

Në lidhje me procesin e dëmshpërblimit ka një numër të caktuar dosjesh që janë dorëzuar mbas datës 1 Korrik 2009, e cili ka qenë afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për dëmshpërblim. Gjithashtu, janë një numër i caktuar dosjesh të personave që kanë qenë të internuar në tela me gjemba përgjatë periudhës 1945-1954. Për këto dy çështje të rëndësishme si dhe disa problematika të tjera administrative jemi duke punuar së bashku me MMSR për përgatitjen e një projektligji i cili synon të adresojë këto çështje dhe ta bëje procesin e dëmshpërblimit më efikas.

Bilal Kola - INTERVISTA June 13, 2015 15:33
Komento

8 Komente

  1. mimi June 13, 17:48

    ne kemi kanunin e lek dukagjinit me shekuj……bjeri ti biem, ndaloj pak ne kohen e atij burri.po kemi 25 vjet shtijme me pushke cdo gje qe ecen.

    Reply to this comment
    • Janinaqi June 14, 07:42

      Dosjet e vlefshme si p.sh. ato te saliut te gramozit te fatmirit te tritanit te meksi te arbnorit xhozefqes etj jane spastruar.

      Sekreti brenda dosjeve dhe misteri I te shkuares se klases politike i la terren kesaj klase per te bere bastisjen klasike te ekonomise se vendit por mbi te gjitha qe te instalonte klasen politike te perzgjedhur dhe te stolisur ne menyre te atille qe vetem keta vampira te ken pushtet ne shqiperi dhe te munden shume lehte te mbrohin njeri tjetrin me cdo kusht.

      Izolimi I dosjeve arriti qellimin: mbajtjen e pushtetit ne duart e stalinisteve dhe pasurimin e ketyre stalinisteve pa kufi.

      Hapja e dosjeve te mbetura nuk ka me asnje dobi kombetare por kkrijon nje avantazh per klasen politike: duke futur njerezit e zhveshur nga pasuria siguria dhe dinjiteti ne vellavrasje me ane te rrefimeve te dosjeve klasa politike arrin te vere perfundimisht murin e blinduar nermjet vetes dhe popullit. Mbas 10-15 vjetesh nuk behet me fjale per sistem politik meritokratik me shqiperi. Ndersa per 25 vjet te tjera gjendja politike do te ket arritur ne statusin “te dhjefsha diktaturen komuniste perpara diktatures se niperve e sterniperve te tyre”.

      Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA June 13, 18:42

    SHQIPTARET NUK JANE TE GJITHE NGA BURRELI

    Edhe ky si i ati, me pendet e fazanit te shpupurisa ne mbulim te nenzhvillimit krahinor, si me klasikja e dukurive te ketyre viteve te shkerdhatokracise. Eshte interesante te ishte intervistuar edhe per idete “filozofike” te tij mbi te vetequajturen te djathte shqiptare dhe dy kolonave te saj te denuarit dhe pronaret. Flet edhe per komunizmin, qesharak deri ne humbje ndjenjash nga padituria, injoranca e shurreperpjete hedhja, simbioza te lakuara ne tere kohet e vetat prej kohesh, per keto lloj personazesh te gjendura me shumice ne rrymenajat e Bulqizes.

    Ajo qe irriton shqiptaret eshte kenaqesia qe i dha aprovimi i ketij lloj ligji qe perbush me te tepert deshirat e aspiratat e ketyre te denuarve e persekutuarve fiktive, per te rishkruar historine duke manipuluar faktet e deshmuara ne dosjet qe i kallin tmerr vete ketyre sojsezeve.

    Shprehet gati i ekstazuar: “Në çdo rast gjithkush e ka të drejtën t’i kërkojë Autoritetit korrigjim të të dhënave bazuar në fakte konkrete!” Me fjale te tjera pese spurdhjake te seleksionuar nga vete keta zgjyra do manipujojne Dosjet qe i nxjerrin poshtersite qe kane bere jo vetem aso kohe por vazhdojne edhe sot.

    Dhe nuk ka pse te mos shkrihet si qiriu me dhjame derri per kauzen e Erionkes se fiqeve kakareçe, eshte ky qelbanik sponsorizuesi i kesaj matrahure kriminale qe vazhdojme ta vuajme edhe sot.

    Edhe te tjere zhylsa si ky jashteqitja kurtjane, “drejtues” te ketyre pseudo organizmave te krijuara si kepurdhat pas shiut, mundohen te justifikojne poshtersite qe mund tu dilnin ketyre pseudo “te denuarve politike”, me spiunimet qe kane bere brenda e jashte burgjeve ku duhej te ngordhnin me kohe e me vakt.

    “E kercenuan me gruan, apo me femijet qe te bashkepunoje…” u shpreh pak dite me pare nje tjeter zhyl i kesaj rrace te ndyre, sikur viktimat e tyre te mos kishin femije, gra, prinder, te aferm!

    Pretendojne edhe te paguhen me tere poshtersite qe kane bere, sepse Erionka e Shqiponjes ju a dha mundesine te sfidojne me tallje inteligjencen e shqiptareve..

    Eshte shpejt te therrisni fitore, koha do tregoje fundin makaber qe ju pret, ashtu si qelbesirave qe ju sollen ne kete bote.

    Reply to this comment
  3. lis dushku June 13, 19:18

    Mos shperbleni kriminelet ordinere me ofshin e inteligjences perendimore qe vuajti ferrin dantesk me gjithe familjet ne burgjet dhe kampet e internimit.Me 5 firma mund te kthehet nje i burgosur ordiner ne politik.Kujtoni c`kane vuajtur prej tyre intelektualet ne burgje,me teper se nga kapterrat.Ne kete llumokraci, te burgosurit ordiner ishin kopacja e Sali Berishes dhe u shperblyen me prona shteterore te pamerituara.Shihni deshmite origjinale te penalitetit ne ministrine e drejtesise!Po shperbleni kriminelet me gjakun e popullit te skamur.

    Reply to this comment
  4. lis dushku June 13, 19:18

    Mos shperbleni kriminelet ordinere me ofshin e inteligjences perendimore qe vuajti ferrin dantesk me gjithe familjet ne burgjet dhe kampet e internimit.Me 5 firma mund te kthehet nje i burgosur ordiner ne politik.Kujtoni c`kane vuajtur prej tyre intelektualet ne burgje,me teper se nga kapterrat.Ne kete llumokraci, te burgosurit ordiner ishin kopacja e Sali Berishes dhe u shperblyen me prona shteterore te pamerituara.Shihni deshmite origjinale te penalitetit ne ministrine e drejtesise!Po shperbleni kriminelet me gjakun e popullit te skamur.

    Reply to this comment
    • aty June 14, 12:04

      Po, eshte e vertete, kam njerez te mi qe kane marr lek si te denuar politik pa qene i tille, bile ishim familje komuniste.Kush kishte pak lek ose njerez ne ministrine e brendeshme e mirrte deshmi penaliteti falso.E pastaj ka shqiptare qe te mos kete vuajtur ne ate sistem, kane qene nje pakice, kurse shumica e ka ngrenene b……th sii thone.Une jam i mendimit qe dosjet te hapen vetem per politikanet qe jane sot, kush ka qene spia teiki vete, kurse per te tjeret jo, pasi ka dhe agjente te fshehte qepunojne per shtetin pa dallim ngjyre.

      Reply to this comment
  5. Sallakja June 13, 21:38

    Nuk duhen hapur dosjet. Nuk eshte e nevojshme.
    Duhet hapur Nyrenbergu. Pa denuar komunizmin e
    komunistet, Shqiperia nuk do kete kurre te ardhme.

    Reply to this comment
  6. lejleku June 14, 11:44

    Dosjet te hapen,sepse ,mire ata qe e kishin per detyre dhe paguheshin nga shteti i atehershem,por,bashkepunetoret INJORANTE me plot kuptimin e fjales , inatçinj dhe hakmarres pamvaresisht se nuk jemi denuar na kane shkaktuar dhimbje dhe nje ankth te madh ne shpirt qe edhe sot e kesaj dite me shkakton trishtim .Sikur ….erdhen…..per te me marre!!!E pse…. ???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim