Si të trajtoni në kushte shtëpie strijat dhe çarjet e lëkurës në bark dhe kofshë

December 5, 2017 17:15

Si të trajtoni në kushte shtëpie strijat dhe çarjet e lëkurës në bark dhe kofshë

Shtatzënia, luhatjet drastike të peshës dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara që pengojnë prodhimin e fibrave të kolagjenit janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e strijave, duke i dhënë lëkurës një pamje si të grisur, për të cilën shpeshherë femrat ndihen të turpëruara dhe mundohen ta ekspozojnë sa më pak atë. Strijat mund të shfaqen kudo: në stomak, vithe, kofshë, pulpë, krah dhe gjoks.

Me pak ndihmë nga natyra ju mund t’i eliminoni ato nga trupi juaj. Së pari duhet të përcaktoni një regjim ushqimor të shëndetshëm (fruta, perime, mish i bardhë, peshk dhe sa më shumë ujë), si dhe sa më shumë aktivitet fizik (ecje, vrap dhe not). Por krahas tyre , mund të përdorni edhe trajtimin e mëposhtëm.

Për të realizuar kremin e mëposhtëm ju nevojiten: 1 lugë gjelle xhel Aloe Vera, 2 karota mesatare të ziera, 5 lugë gjelle ujë, 5 pika vaj esencial bajamesh, 1 lugë gjelle pure avokadoje dhe 10 pika vaj të trëndafilit të egër.

December 5, 2017 17:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*