Si t’i njohim “vampirët e energjisë”?

August 3, 2018 13:59

Si t’i njohim “vampirët e energjisë”?

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të takoni dikë dhe befas, pas takimit, të ndiheni pa humor apo t’iu vijnë ndërmend mendime të këqija?! Nëse ju ka ndodhur, me siguri që keni takuar ndonjë vampir emocionesh. ‘Vampiri’ ushqehet me energjitë tuaja dhe nëse e lejoni të qëndrojë për një kohë të gjatë pranë jush, do përfundoni me energji minimale, deri në kufinjtë e mbijetesës! Hajdutët e energjisë janë gjithandej, në zyrë, në palestër, në qendrat tregtare, në shtëpi…Mund të jetë kushdo dhe miku i afërt apo familjarë të ndryshëm! Madje, mund të jetë edhe partneri juaj!

Vetëm, se duhet të dini që ata nuk janë gjithmonë të ndërgjegjshëm për efektin që kanë dhe nuk janë gjithmonë njerëz jo të mirë! Jemi përballë njerëzve që kanë zili lirinë tonë dhe ju duket se e gjithë bota është krijuar për të plotësuar nevojat e tyre! Disa prej tyre nuk do të mund të jetonin pa energjinë që ‘vjedhin’. Të tjerë, ata më të rrezikshmit, kërkojnë të marrin energji prej të tjerëve deri sa t’i shohin të fikur krejtësisht!

Si t’i njohim?

-Përgjithësisht përpiqen të sillen mirë sado që është sjellje e shtirur

-Kritikojnë të gjitha sjelljet e të tjerëve

-I shohin marrëdhëniet me njerëzit vetëm si mënyrë për të përfituar vetë

-Nuk japin asgjë në këmbim

-Strategjia e tyre është që t’i bëjnë viktimat të mendojnë se po i ndihmojnë.

l.h/ dita

August 3, 2018 13:59