Si t’i rrisni flokët dy herë më shpejtë? Ja maska me vetëm 2 përbërës

May 31, 2017 15:47

Si t’i rrisni flokët dy herë më shpejtë? Ja maska me vetëm 2 përbërës

Mesatarja e rritjes së flokëve në vit është 15 cm. Por, ju keni mundësi të dyfishoni këtë numër. Sigurisht që rezultatet variojnë nga një person në tjetrin, megjithatë ka një metodë aspak të shtrenjtë dhe që bën mrekulli në flokë.
Gjithçka që ju duhet është: vaj kokosi (ose çdo lloj vaji tjetër që ju preferoni). Duhet ta ngrohni pak që të bëhet i lëngshëm dhe pluhur speci djegës.

Merrni një kavanoz 500 litërsh. Mbusheni gjysmën e kavanozit me vaj kokosi dhe 2 lugë gjelle pluhur të specit djegës.

I përzieni mirë, mbylleni kavanozin dhe ruajeni në një vend të errët për 1 javë. Pastaj e kulloni përzierjen dhe e ruani në një shishe që të mund ta përdorni vazhdimisht.

Aplikojeni vajin në rrënjën e flokëve shkruan Shëndeti.

Masazhoni me të kokën dhe mbajeni gjatë gjithë natës (nëse mund ta mbani).

Përdorni doreza nëse e keni lëkurën të ndjeshme.

Në fund i lani flokët si zakonisht. Përdoreni këtë maskë sa më shpesh të mundeni, të paktën njëherë në javë. Përse funksionon kjo maskë?

Përbërësi kryesor që funksionon në këtë rast është speci i kuq djegës. Ai ka në përmbajtje përbërësin kapsaicinë, që stimulon rritjen e flokëve. Ky përbërës i bën flokët gjithashtu më voluminozë dhe më të trashë. Duhet ta provoni!

May 31, 2017 15:47
Komento

1 Koment

  1. kati May 31, 20:31

    ….i shtojmë dhe pluhur kockash lakuriq nate, dhe themi ” abra kadabra”….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim