Si u krijua emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Bedri Islami June 5, 2015 10:57

Si u krijua emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në dimrin e ashpër të vitit 1999, ndërsa po kalonin kufirin mes shqiptarëve, për të shkuar drejt shokëve të tyre të cilët i prisnin sëbashku me armatimin që kishin me vete, mbi dëborën e bardhë kishin rënë Mujë Krasniqi, komandanti i Brigadës 113 në zonën e Drenicës, dhe disa nga shokët e tij. Kishte qenë një ndër betejat e ashpra të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëbora ishte skuqur nga përgjakimi i tyre, si të ishte edhe një dëshmi më shumë, se një popull që sakrifkohet kështu, e meritonte lirinë e tij. Aty, fare pranë tyre, ndoshta të përskuqura nga gjakimi i trimave, por edhe ndoshta nga ngjyra e tyre, ishin disa nga emblemat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat djemtë i kishin marrë me vete. Të mbetura mbi dëborë, ato ishin lejmotivi i një lufte, ishin si lulëkuqet e hedhura mbi bjeshkët dhe që njëkohësisht dëshmonin se liria nuk do të ishte e largët. Ishte fillim janari, lufta do të shkonte dhe gjashtë muaj të tjerë, e megjithatë, emblemat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin tashmë gjithkund. Nga dëbora e skuqur e bjeshkëve të Jezercës dhe deri tek udhët e metropoleve të Perëndimit, nga të moshuarit që i përkëdhelnin dhe duart sikur i ngroheshin, dhe deri tek fëmijët që shihnin, pa e ditur, vazhdimin e jetës. Për pak kohë, për fare pak kohë, ajo u bë e njohur për të gjithë shqiptarët dhe jo shqiptarët, u bë simbol i një shprese që nuk mund të ishte tashmë e largët; por njëkohësisht edhe simboli i një ushtrie, të cilën populli e kishte pritur dhe tashmë nuk do e braktiste.

E vendosur mbi uniformën e luftëtarëve, ajo ishte njëkohësisht edhe premisa e shumëçkaje që do të vinte. E megjithatë, edhe ajo e ka një histori, ka një gjenezë të saj, njerëz që e ideuan dhe që e punuan, që i u përkushtuan shumimit dhe përhapjes së saj, që e bënë të mundur mbartjen e saj deri tek jeta e përditshme e një populli.

Tashti, që kanë kaluar kaq vite, kur gjërat po fillojnë dhe marrin trajtat e tyre të së zakonshmes, dhe kur vetë emblema e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, u bë një gjë tepër jetësore (dhe për këtë ëndërrojnë emblema edhe më të hershme se ajo e UÇK-së dhe ende nuk e kanë arritur); është e domosdoshme të dëshmohet zanafilla e saj, gjeneza, lindja e mendimit dhe e realizimit të saj. Jo thjeshtë për historinë e saj, megjithëse edhe kjo duhet, por edhe për të dëshmuar një të vërtetë, për ata njerëz që i u përkushtuan luftës për lirinë e popullit të tyre.

Në të vërtetë zanafilla e saj, si edhe për shumë gjëra të tjera që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është Lëvizja Popullore e Kosovës, e cila në vitet e atëhershme kishte arritur të përvijonte dhe të sendërtonte emërtimin si Ushtri Çlirimtare, tekstin e betimit të saj dhe uniformën, përcaktimin e strukturave drejtuese dhe të strukturave të tjera që lidheshin me luftën. Natyrisht qëllimi i parë kishte qenë vetë krijimi i Ushtrisë dhe ndërtimi i logjistikës së saj; këto ishin parë me të drejtë si më të domosdoshmet, ndërsa për të tjerat ishte menduar të veprohej gradualisht.

Në muajt e fundit të vitit 1997, pas një takimi të strukturave drejtuese të luftës, mbajtur në Belgjikë, në ndihmën e atdhetarëve që vepronin në klubin “Idriz Seferi” në Bruksel, u theksua se lufta nuk do të ishte e largët, përkundrazi, ishin të gjitha mundësitë që ajo të fillonte më shpejt se sa mendonte dikush tjetër, qoftë edhe nga vetë rradhët e strukturave drejtuese. U mendua me të drejtë që të bëhej përshpejtimi i punëve dhe eleminimi i problemeve që kishin dalur dhe që nuk ishin të pakta. Krahas të tjerave, në kryesinë e organizatës së LPK së atëhershme është vendosur edhe realizimi i emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Për ndjekjen e këtij problemi, nga ana e kryesisë , është caktuar anëtari i atëhershëm i saj, Gafur Elshani.

Në gjysmën e dytë të dhjetorit 1997, Adnan Asllani, ndëra po punonte në redaksinë e gazetës “Zëri i Kosovës”, si redaktor i saj, pranë tij afrohet Gafurr Elshani dhe i thotë: A mund të bësh diçka për emblemë të UÇK-së?

– Po, me kënaqësi, – iu përgjigj ai, – Por a mund të më thoni se çka duhet të përfshijë ajo?

– Të jetë e kuqe, të ketë shqiponjën dhe të ketë shkronja të arta, i tha. Shiko mundësitë dhe puno disa variante e pastaj e shohim cila është më e mira. Gafurri atëherë fliste në emër të kryesisë së degës së LPK-së. Shkaku që ai iu drejtua Adnan Asllanit nuk qëndronte në faktin se njihte mirë teknikën kompjuterike dhe kishte një përvojë në punime të ndryshme në “Zëri i Kosovës” dhe jashtë saj. Nuk ishte vetëm në atë se Adnani deri atëherë kishte punuar shumë materiale të ndryshme, apo se kishte punuar shumë dokumente propagandistike për fondin “Vendlindja Thërret”, Ai kishte arritur të bëjë disa logo dhe ndër to edhe ajo e ” Zërit të Kosovës” etj, por ajo që ishte më e rëndësishmja ishte se Adnan Asllani ishte nga brenda Lëvizjes dhe punën, jo vetëm që do e bënte me përkushtim të veçantë, por duke qenë atë kohë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK, ai ishte plotësisht i besueshëm dhe në dijeni të shumë gjërave që për të tjerët ishin tabu. Natyrisht që e gjithë biseda u bë vetëm në mes tyre, sepse askush nuk ishte i interesuar që të merrej vesh më tutje kjo punë. Ishte edhe fakti tjetër se kjo mund të kuptohej nga organet përkatëse zviceriane dhe ato do të pengonin punën e prodhimit të emblemës.

Adnan Asllani

Adnan Asllani

Për Adnan Asllanin, si njëri ndër djemtë e spikatur të Kosovës në rrugën e tij drejt lirisë së saj dhe njëkohësisht njëri ndër drejtuesit e organizatës së atëhershme brenda vendit, besimi i një detyre të tillë, ishte jo vetëm i veçantë, por në fund të fundit ishte njëri nga spikamat e gjithë punës së kryer deri atëherë. Megjithatë është e logjikshme të pyetet, përse i është besuar pikërisht Adnan Asllanit, redaktorit të atëhershëm dhe më pas kryeredaktorit të gazetës “Zëri i Kosovës” një detyrë e tillë? Lidhej kjo vetëm me aftësitë e tij në fushën e kompjuterizimit apo diçka më shumë se kaq? Përse ishte e domodoshme që punët që kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Koovës të qëndronin aso kohe mes rradhëve dhe të mos ishin punë pazari?

Shumë pyetje mund të shtrohen sot dhe disa prej tyre është mirë të kenë përgjigjen e tyre. Ka lidhje ky besim edhe me punën e tij prej profesionisti, por më shumë se kaq me të kaluarën e tij. Adnan Asllani, djalë preshavali ishte vetëm 18 vjeçar kur u burgos në vitin 1988 për veprimtari kundër pushtuesit si anëtar i LPK-së. Dënohet me dy vite. Kishte filluar rruga e gjatë. Pas daljes nga burgu vazhdon veprimtarinë në kuadër të LPRK-së (më pas LPK) si drejtues i Këshillit të Rrethit të LPK në Preshevë. Në vitin 1993 merr pjesë në mbledhjen Konsultative të LPRK-së në Kërçovë, sëbashku me Ahmet Haxhiun, Azem Sylën, Xhavit Hazirin, Halil Selimin, Hashim Thaçin, Ramadan Avdiun, Ali Ahmetin etj. Mbledhja e LPRL në Kërçovë mori vendime tejet të rëndësishme, mund të thoja historike, për të ardhmen e Kosovës, mes të cilave edhe ato për përgatitjen dhe thellimin e aksioneve të armatosura kundër pushtuesit. Për këtë kërkohej riorganizimi i rradhëve. Hashim Thaçi, Adnan Asllani, Bilall Sherifi dhe Ramadan Avdiu u caktuan nga Mbledhja Konsultative për të bërë riorganizimin e rradhëve dhe organizimin e Mbledhjes së IV të Përgjithshme.

Në korrik të vitit 1993, në Prishtinë, në kushtet e një ilegaliteti të thellë, mbahet Mbledhja e IV e Përgjithshme. Në të marrin pjesë shumica e delegatëve të rretheve dhe Adnan Asllani caktohet për drejtimin e Mbledhjes. Në Mbledhje marrin pjesë, krahas të tjerëve, edhe Xhavit Haziri, Bilall Sherifi, Halil Selimi, Xheladin Gashi, Emrush Xhemajli, Fasli Veliu, Isa Krasniqi, Hashim Thaçi, dhe merret vendimi i rëndësishëm për thellimin e aksioneve dhe përgatitjen e luftës së armatosur. Disa aksione ishin ndërmarrë ndërkohë nga anëtarë të LPK-së në Drenicë, mes të cilëve ishin edhe Adem Jashari, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, Ilaz Kodra etj. Ndryshohet emri i organizatës nga LPRK në LPK dhe zgjidhen organet drejtuese, Këshilli i Përgjithshëm i organizatës, pjesëtarë të të cilit zgjidhen Shaban Shala, Xhavit Haziri, Halil Selimi, Bajrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Adnan Asllani, Emin Krasniqi.

As një muaj pas përfundimit të Mbledhjes së Përgjithshme, organizata goditet rëndë: Në gushtin e vitit 1993 burgosen shumë shokë, ndër ta edhe Xhavit Haziri dhe Bajrush Xhemajli, disa kalojnë në ilegalitet të thellë, disa arratisen. Adan Asllani, Halil Selimi dhe Ramadan Avdiu kalojnë në bazat ilegale në Maqedoni, më pas në Shqipëri, ku sëbashku me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën futen disa herë në Kosovë, për të ruajtur lidhjet me shokët dhe ndërtimin e lidhjeve të reja. Tashmë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Azem Syla marrin përsipër rindërtimin e bazave të dëmtuara dhe të goditura. Në vitin 1994, Adnani, ashtu si disa nga shokët e tjerë ilegalë më shumë të ekspozuar dhe të rrezikuar, kalon në Zvicër, kjo edhe me rekomandimin e Hashim Thaçit dhe të Azem Sylës. Më vonë, edhe këta të dy sëbashku me Kadri Veselin, kalojnë në Zvicër, por pa humbur lidhjet me strukturat që po vepronin në Kosovë. Përkundrazi.

Unë e kam njohur Adnan Asllanin, kur ai ishte tashmë i zgjedhur në Këshillin e Përgjithshëm të LPK dhe si redaktor, e më pas si kryeredaktor i gazetës “Zëri i Kosovës”, kemi bashkëpunuar dhe kemi patur mirëkuptim, thuajse për të gjitha problemet që na kanë lidhur. E kam njohur atë edhe përmes arshivës së organizatës, nga proçesverbalet e viteve 1993 dhe 1994, kur janë analizuar shkaqet e arrestimeve të gushtit 1993, apo në Organizimin dhe Riorganizimin e rradhëve. Pas zgjedhjes së tij si kryeredaktor i gazetës “Zëri i Kosovës”, në marrëveshje me redaksinë e gazetës “Bota e re” të studentëve të Prishtinës, për botimin e materialeve të ngjashme, për herë të parë “Zëri i Kosovës” bëhet organ i përditshëm dhe po ashtu për herë të parë botohet në Kosovë.

Mendoj se ishte e domosdoshme të shtoja diçka për njeriun që do të merrte përsipër dezinjimin dhe ndërtimin e emblemës së UÇK-së, për të sjellë edhe një fakt tjetër domethënës. Lexuesi i kujdesshëm, i cili është ndalur në rrjeshtat e mësipërme do të ketë vënë re dy fakte: Emrat e atyre që do të bëheshin të njohur më pas si drejtues politikë të luftës si Hashim Thaçi, Azem Syla, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Xhavit Haziri, Shaban Shala, Ramiz Lladrovci, Kadri Veseli etj, nuk ishin të rastësishëm dhe nuk e kishin filluar aktivitetin e tyre për Kosovën në fundin e vitit 1998 apo më pas. Ata kishin një jetë të tërë, që kur janë krijuar strukturat e para, dhe kur i kishin hyrë kësaj rruge nuk e kishin menduar se ajo do të përfundonte në mesin e qershorit të vitit 1999. Së dyti, lexuesi i kujdesshëm do të vinte re se në strukturat drejtuese ishin ilegalë nga të gjitha trevat shqiptare nën pushtimin sllavomaqedon, nga Presheva, Kërçova, Tetova, Prishtina, Drenica, Prizreni,Llapi etj.

Por le të kthehemi, pas kësaj intermexoje disi të gjatë, në ndërtimin e emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çka është edhe zanafilla e këtij shkrimi.

UCK-640x345Menjëherë pas marrjes së detyrës, Adnan Asllani filloi punën. Analizoi shumë emblema të tjera të ushtrive e të organizatave çlirimtare. Stukturimi i emblemës u bë preokupimi i tij kryesor në ato ditë, një çështje e cila kishte zënë të gjithë mendimin e tij. Hulumtoi gjithë internetin për këtë çështje. Punoi në disa variante dhe në fund i është dukur se varianti më i mirë do të jetë ky që është sot. Si do të mund të shikohet edhe nga skemat e ndryshme që do të botohen sëbashku me këtë shkrim, janë përgatitur më shumë se 10 modele të ndryshme. Tri prej tyre kanë formën e stemave të vjetra shqiptarëve, të zotërve ilirë, si ishin stemat e dikurshme të Topiajve, Muzakajve, Kastriotëve, Shpatajve, Dukagjinëve. Ata deri diku kanë formën e një shqyti dhe të një fortese njëkohësisht. Dominon në të gjitha e zeza dhe e kuqja, si ngjyra të flamurit tonë kombëtar, me shqipen dykrenore në mes dhe me germat e arta. Në ndonjërën prej tyre është vendosur një vijë mes shkronja UÇK dhe sfondit me shqiponjën dhe në një tjetër germat e arta janë të shkruara mbi ngjyrën e zezë, si triumf i së ardhmes në tokën e lashtë të shqiptarëve. Tri nga modelet e përgatitura janë disi më të rrumbullakta dhe ato, si duket nuk e kanë tërhequr edhe aq shumë autorin. Ai është ndalur më shumë në emblemën që njihet tashmë nga të gjithë, megjithëse edhe aty nuk ka qenë e lehtë të bëhet, ashtu si është realizimi i saj. Problemi ishte te shkronjat.

Ai kishte filluar të hulumtonte lloje të ndryshme të shkronjave, dhe më së shumti e pengonte shkronja “Ç” e cila kishte bisht dhe ishte pengesë për shkronjat tjera. Merrnin shumë vend dhe nuk dukeshin të theksuara sa duhet. Dëshironte që të jenë të theksuara mirë këto tri shkronja, prandaj edhe krijoi një lloj të veçantë të shkronjës “Ç” që më në fund e mbushte tërë hapësirën dhe theksohej ashtu bukur e krenare. Nuk donte të bënte punë shkel e shko,sepse ajo do të ishte njëra nga sinjalet njohëse të luftëtarëve shqiptarë. Disa herë e kishte analizuar me të qintat e milimetrit këtë gjë, herë i dukej se e kishte bërë mirë, shkëlqyeshëm, e herë i dukej se ka edhe më mirë. Nuk mendonte asgjë tjetër. Nganjëherë i dukej se çdo gjë që shikonte në TV ose në qytet mund të lidhej me emblemën. “A thua mos do të ishte më mirë kështu?” pyeste veten, apo ndoshta është më mirë të bëhet diçka tjetër etj. Në fund, pas më shumë se dy jave punë, të gjitha variantet i shtypi në letër në proporcionin 1:1 dhe ia dorëzova Gafurr Elshanit, i cili si anëtar i kryesisë së LPK, ishte caktuar për ndjekjen e këtij problemi. I tha gjithashtu, “kështu mendoj se do të duhej të dukej. Kjo është preferenca ime”, duke i bërë me dorë simbolin që u përdor gjatë luftës.” Megjithatë shihni edhe ju dhe shihni edhe variantet tjera, e pastaj e bëjmë si është më së miri”.

Pas disa ditësh (ditët e para të janarit 1998) Gafurri i komunikoi se varianti që edhe ai kishte preferuar ishte aprovuar, me një vërejtje që të bëhet pakëz më i madhe. Ai e korrigjoi emblemën dhe në fund ia dorëzoi përsëri Gafurr Elshanit, të shtypur në letër dhe në disketë si grafikë dhe fotografi. Gafurri ishte i

Gafurr Elshan

Gafurr Elshan

gëzuar nga një e tillë dhe së bashku me Agush Bujën, në atë kohë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK dhe më pas anëtar i kryesisë së saj, shkuan në një fabrikë tekstili në Zvicër e cila ua ka punuar disa mostra, por ka kërkuar shumë shtrenjtë për punën e vet. Disa nga këto mostra Adnanit i janë dhënë nga Gafurri për të parë a ka dalë ashtu si ai e kishte menduar. Ishte e shkëlqyeshme. Pas kësaj Agush Buja i palodhur gjeti një fabrikë tjetër në Gjermani dhe ka bërë një kontratë me ta për shtypjen e 3000 copëve të emblemave. Ishte prodhimi i parë masiv i tyre. Këto dolën në fillimin marsit 1998, por emblemat e para të prodhuara në Zvicër, ishin dërguar menjëherë në Kosovë. Nuk ka qenë e lehtë prodhimi i tyre, sepse është dashur të kryhet krejt fshehurazi. Prodhuesi gjerman kishte shumë frikë, tregon Agushi. Nuk na linte të shkojmë në Fabrikë por na i sillte emblemat diku në magjistrale etj. Më vonë janë bërë disa herë porosi për emblemat.

Menjëherë pas prodhimeve të para masive të emblemës dhe sigurimit të uniformave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ato u bënë njëra nga simbolet e saj. Filluan të duken jo thjesht në uniformat e luftëtarëve, por kudo, në faqet e gazetave, në emisionet e lajmeve të agjensive të ndryshme mediovizive, në faqet e gazetave, u bënë të dukshme nëpër rrugët e Kosovës, por edhe kudo që ishin shqiptarë, simbol, por edhe thirrje. Rrallë ndonjëherë, emblema e një ushtrie, e për më shumë se një ushtrie që luftonte për shtetin e vet, të kishte patur, në kaq pak kohë një shtrirje dhe jehonë të tillë, sa kishte emblema e UÇK-së. Shumë shpejt ajo u bë emblema e një ushtrie, e cila ishte pranuar tashmë në kancelaritë e botës, ishte pranuar nga strukturat ushtarake të Natos, por edhe u bë bashkëshoqëruese e denjë e tyre. Ajo është emblema, e cila vetëm fare pak ditë nga krijimi dhe realizimi i saj praktik u përgjak nga gjaku i Fisit legjendar të Jasharëve dhe duke patur një fillim të tillë, ajo do të bëhej shumë shpejt preludi i lirisë. Dhe është pikërisht kjo emblemë, përsëri e strukturuar nga Adnan Asllani në bashkëpunim me Gafurr Elshanin që zuri vend në librin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Dokumente e Artikuj”.

Natyrisht që dy njerëzit që bashkëpunuan më ngushtë për realizimin e saj, Gafur Elshani, si përfaqësues i kryesisë së atëhershme të LPK dhe Adnan Asllani si realizatori konkret i saj, natyrisht që duhet të jenë të lumtur për punën që bënë, për bashkëpunimin e frytshëm, dhe aso kohe, çdo gjë bëhej vetëm nga idetë vizionare dhe përkushtimi për Kosovën.

ushtaretSi shumë gjëra të tjera, që lidhen me groteskun e “institucioneve” edhe emblema e një gjë të tillë. Diku nga fundi i majit ose në qershor të vitit 1998, e ashtuquajtura “Ministri e Mbrojtjes” e “qeverisë Bukoshi, boton në “Botën sot” një vendim, përmes të cilit, jepej urdhëri i përdorimit të emblemave, mes tyre edhe ajo e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte po e njëjta emblemë që ishte punuar nga forcat progresive çlirimtare, por tashmë të ripunuara edhe për forcat e aviacionit e për drejtime të tjera ushtarake. Ata dëshironin dy gjëra, që kjo histori të fallsifikohej dhe burimi i emblemave të ishte gjoja Bukoshi dhe Krasniqi, dhe së dyti të “mbushnin mendjen” e njerëzve se ata, “qeveria” tashmë po punonte për njësitë e aviacionit, tankistët etj, kur as nuk e kishin marrë mundimin të bënin gjë konkrete, veç një grupi devijatorësh me emrin FARK. Mirëpo ky ishte një bllof i dyfishtë; sepse tashmë emblemat ishin në kapelat e luftëtarëve dhe kudo tjetër dhe se dihej po ashtu se çfarë kishte në mend të bënte “institucioni Bukoshi”.

Pra përpjekje për tjetërsimin e autorësisë së ndërtimit të emblemës ka pasur edhe atëherë. Prandaj mendova se do të ishte mirë të tregohej e vërteta për të, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Në fund të fundit për t‘u ditur se cilët ishin ata, qoftë organizativisht, qoftë si njerëz, që morën përsipër e realizuan gjërat madhore që u lidhën me luftën çlirimtare.

Bedri Islami June 5, 2015 10:57
Komento

13 Komente

  1. Mato Hasani June 5, 11:42

    Shume mire z. Bedri Islami .Me kenaqe e me perlote me shkrimin tend per herojte e Kosoves . Eshte e nevojshme te dale ne drite cdo sacrifice e paterioteve , e atyre qe luftuan per interest e atdheut , e atyre qe dhane jeten per liri .Sot jetojme ne nje kohe te coroditur nga propaganda antikombetare si ne Shqiperi edhe ne Kosove .Shume politikane jane te shitur dhe u sherbejne interesave te shteteve fqinje .Punohet te deformohet historija dhe dalin paterjote ata qe kane bashkepunuar me armikun . Shkrime te tilla jane dokumenta historike .U bej thirrje historjaneve te ndershem ne te dy anet e kufirit dhe gjithe atyre qe dine te shkruajne te punojne pa u lodhur per dokumentuar vlerat historike te popullit tone .

    Reply to this comment
  2. ik ore pirdhu June 5, 13:57

    ktij i ka ngel ora ke UCK-ja, popullit po i zien koka si te nxjerri muajin ky akoma me kte propagande ,,,,,,,,,,, !!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Agron June 5, 14:05

      Shum idiot je ti, mor mut, udbash je,
      Ptu fare e keqe

      Reply to this comment
    • Gentian. R June 5, 15:42

      Ti duhet te jesh thjesht ndonje krijese vegjetative se ska mundesi…..Nqs te bezdisin keto shkrime ku pershkruhen ngjarje historike per shqiptaret, qe kane ndodh jo me shume se 10-15 vite me pare…ik lexo Playboyn se ndoshta aty heq edhe stresin e muajit qe ste del….Klluf Krajli

      Reply to this comment
      • Mollosi June 5, 16:28

        Nje tjeter histori e thot qe krijuesi i emblemes se UCK-se eshte gazetari i “Gazeta Shqiptare” z. Ali Ukaj i cili ne vitin 1997 u vra nen rrethana ende te pasqaruara!!!

        Reply to this comment
    • te lerofsha greken June 5, 22:38

      Jane gojoret e Janulles,

      tani qe Gerrqia, i ka ngritur kembet perpjete dhe pret se kush e ka radhen, per t, ia ngulur, djemte e Janulles, perpiqen “te mbajne frontin”. Te pakten, te shajne dhe te lehin, kur shohin se shqiptaret po bashkohen.
      “Ik ore pirdhu”, eshte gojore. I sherben cdo njeriu qe paguan. Ngaqe askush nuk i afrohet, ka mbetur tek Janulla dhe ata mjekerrcjapet pederaste. Vazhdo “punen” shqipfoles.

      Reply to this comment
  3. Anna June 5, 15:06

    Shume respekte e mirenjohje te thelle per Z. Bedri Islami. Artikujt e tij i lexoj me deshire ; ne cdo artikull mesoj dicka te re qe eshte mire ti dime. UCK eshte e kosoves dhe, e gjithe shqipetareve . Jane trimat dhe herojnte e popullit shqipetar qe do te nderohen ne jete te jeteve.
    Jemi nje popull,nje gjuhe, nje toke e nje gjak. Largesia te ben me te ndjeshem dhe lotet te rjedhin kur lexon mbi historine e popullit tend kaq te vuajtur por dhe krenar per kush jemi.

    Reply to this comment
  4. Mark uk June 5, 18:17

    Z Bedri ju falenderoj qe ke treguar ne detaje per UCK.Do ju lutem se kam pasur nje shoke nga drenica me Emer Ramadan Rushiti[prekazi] ka qen komandant me drenic e nifni a po jo.

    Reply to this comment
  5. Deli June 6, 04:49

    Shoku yte agjenti i Sigurimit dhe i UDBse e disa tjerave sherbime Xhavit Haliti ka verzionin pak me ndryshe per amblemen e UCKse

    Reply to this comment
  6. Selim Daci June 6, 09:53

    Nese ka njeri me pak ne boten shqiptare lidhur me kete qeshtje e ne vecanti per UCK jeni ju zoti Islami. Ty te befshin mire parate e Fondit basht me Ibrahim Kelmendin. Perse po flet per gjerat qe s je kopetent. Perse po flet per gjera qe ti s ke qene protagonist gjate vendimmarrjes, perse po ja fut kot tani edhe per emblemen dhe quditeshem edhe per proqesin e themelimit e organizimit. Sikur te ishte keshtu sic po thua ti, UCK do te perfundonte ne embrion. Askush pervec atyre qe e barten barren nga fillimi ne perfundim s e din proqesin. Ti Bedri deshiron te jeshe njeri nga protagonistet, por ti e din qe askush per asgje s te ka pytur. I hangeshit pe te shnoshe parate e fondit.

    Reply to this comment
  7. ymer June 7, 10:12

    Selim Daci, udbash i vjeter, qe nxorre ne prite Jusuf Gervallen dhe Kadri Zeken. Laj gojen kur te flaesh per Bedri Islamin. Don a nuk don , ti e raca jote e qelbun, Bedri Islami eshte nderi e krenarie e UCK-se, njeriu ma i ndershem qe ke pase ne mesin tone. Kosova i dha statusin e veteranit, por ai meriton ma shume se aq. Jeni nxi ne fytyre kur B.Islami u zgjodh kryetar i Levizjes, se fjala e tij nxiti njerezit, dhe ata i besuan me shumne se kujtdo. E di se raca jote e donte ne prite, si u munduat disa here, por nuk ia arritet. Turp mbetet mbi ju, e shemtina udbashe.

    Reply to this comment
  8. bashkimi June 7, 10:57

    Une nuk e dij kush eshte daci por Bedri Islami ishte zeri dhe perkushtimi i veqant mbrenda LPK.Pas fjales se tij njerzit niseshin per RRUGEN E LIRISE.

    Reply to this comment
  9. Lili October 22, 10:34

    Tststsmodel eshte marr nga logo i studenteve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*