Si u lejua botimi i sekretarit të Ismail Qemalit me firmën e Hysni Kapos

February 28, 2016 10:02

Si u lejua botimi i sekretarit të Ismail Qemalit me firmën e Hysni Kapos

Zemra që s’u plak e Ali Asllanit Në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta (1966-2016)

Nga Nasho Jorgaqi

 

Nuk e mbaj mend mirë se kur jam takuar për herë të parë me Ali Asllanin. Ka mundësi që të ketë qenë nga fundi i viteve 50, kur sapo kisha kryer studimet e larta dhe punoja tashmë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Fakti që nuk e mbaj mend takimin e parë me poetin shpjegohet me rrethanat dhe mentalitetet e kohës. Ndofta, nuk i kam dhënë rëndësi dhe s’e kam marrë për gjë të madhe jo vetëm pse isha i ri, por edhe pse brezi ynë, i edukuar me frymën militante të ditës, nuk tregonte ndonjë vëmendje të veçantë ndaj shkrimtarëve të gjallë të traditës. Ata na dukeshin si etapa të kapërcyera, ndërkohë që lidhjet tona shpirtërore i kishim kryesisht me letërsinë bashkëkohore. Ka, megjithatë, dhe një shpjegim tjetër pse ai takim më ka kaluar pa lënë gjurmë. Atje ku punoja, kisha të bëja për ditë me disa nga personalitetet e letërsisë shqiptare të traditës. Dhe këta si duket më mjaftonin.

Në shtëpinë botuese atëherë redaktonim dhe përgatitnim për botim në radhë të parë vepra të letërsisë shqipe, por dhe nga letërsia e huaj. Dhe kjo bënte që të trokisnin në dyert e zyrave tona shkrimtarë të të gjithë brezave. Në mes tyre ishin dhe shkrimtarë të brezit të vjetër. Këta të fundit do të vinin, me sa mbaj mend, aty nga mbarimi i viteve 50. Më kujtohet mirë Milto Sotir Gurra që solli një vëllim me tregime të shkruara në kohën e Rilindjes, apo Nexhat Hakiu me poezitë e tij. U dha atëherë orientimi që të botoheshin vepra të traditës mbi bazën e disa kritereve, dhe kështu ne botuam romanin “Sikur t’isha djalë” të H. Stërmillit, “Lirika” të L. Poradecit, “Trëndafila që s’çelin për ne” të Helenaut etj. Në këto rrethana erdhi në dyert e shtëpisë sonë botuese edhe poeti Ali Asllani.

E nëse nuk më kujtohet takimi i parë, nuk më kanë dalë nga mendja ardhjet e tij të herëpashershme në zyrat tona, që vazhduan për disa kohë. E kam parasysh si tani kur, pasi trokiste lehtë dera, shfaqej pamja e poetit plak, shtatmesatar, me trup të ronitur, por të drejtë, me një fytyrë të kuqërremtë, me ca sy të vegjël, por tepër të gjallë e të ëmbël. Ashtu i ndrojtur hiqte kapelën republike dhe na zgjaste dorën. Kishte në sjelljen e tij jo vetëm shumë mirësjellje, por dhe elegancë e delikatesë, që me kohë do ta kuptoja se kjo i vinte jo aq nga që kish qenë diplomat, se sa nga shpirti i artistit. “Jemi njerëz të bukurisë, or tungjatjeta”, do të më thoshte më vonë. Ai kish një natyrë të afrueshme, pa kurrfarë sqime, një zë të butë dhe vështrim ngaherë dashamirës, gati prekës. Dinte të komunikonte me të gjithë, madje me ne të rinjtë ndjehej çuditërisht në mjedisin e tij. Më pas ai do të më thoshte se “Vërtet ju të rinjtë fitoni nga ne pleqtë, por ne të moshuarit fitojmë më shumë nga ju, fitojmë nga energjia dhe freskia e vërsës së re, nga risia e mendimeve dhe e sentimenteve. Në mes jush ne ndjehemi më të rinj dhe kjo është gjë e madhe, kur ke shumë mote mbi kurriz”.

Kuptohet se përse brenda një kohe relativisht të shkurtër u krijuan midis nesh raporte dashamirëse e komunikuese dhe kjo në radhë të parë falë poetit, i cili dinte të hynte natyrshëm në psikologjinë dhe interesat e ne të rinjve, që aspironim drejt dyerve të artit. Qenë këto raporte të ngrohta njerëzore, të cilat të bënin të harroje moshën dhe të mos kishe pothuaj asnjë kompleks, siç ndodhte jo rrallë me të tjerët. Me Ali Asllanin zhdukeshin jo vetëm kufijtë e moshës, por edhe kufijtë mes jetës dhe artit, të cilat ai i bënte pjesë të njëra-tjetrës. Ai arrinte që me thjeshtësinë dhe konfidencën që krijonte, të mos ndjehej diferenca e brezave, madje të ndjeheshe i barabartë me të. Aq e vërtetë ishte kjo sa, në bisedë e sipër, pa kuptuar, e harroje distancën dhe i hapeshe vetiu. I rrëfeje gazet e dertet rinore dhe ai në ato çaste lumturohej dhe përsëriste, herë me zë e herë nën zë fjalët italisht “Amore e felicita”. Një shprehje që sikur përbënte kodin e tij, kodin e rinisë së përjetshme, pas të cilit ai mbahej fort edhe në moshën e pleqërisë, sado që kjo mund të tingëllonte për ne të rinjtë si diçka në mes absurdit dhe utopisë. Por kishte raste kur ai guxonte të pyeste dhe për intimitete, ndonjëherë gati liçencioze. Dhe këtë e përligjte duke arsyetuar: “Mos ma vini veshin, se mua më ka dalë turpi, pyes pa teklif, me allallexhan, or tungjatjeta!”

Poeti vinte të trokiste në dyert e shtëpisë sonë botuese për të botuar një libër me vjersha, por botimi për të nuk ishte gjë e lehtë. Me gjithë dashamirësinë dhe gatishmërinë që tregonim ndaj poetit unë dhe Drago Siliqi, drejtori i shtëpisë botuese, botimi i një libri me vjersha të tij nuk varej vetëm prej nesh. Ndërhyrja dhe përçapjet tona pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, edhe pse atje Shefqet Musarai ishte një nga drejtuesit e saj dhe ndjekës i hershëm i poezisë së tij, nuk dhanë asnjë rezultat. “Biografia” e poetit, përbënte pengesën e vetme që ai të “rihynte” në letërsi dhe të shfaqej rishtazi para publikut. Plaku i mirë ishte i ndërgjegjshëm për këtë gjë dhe, ashtu siç dinte të fliste ai, me një çiltërsi prekëse, na tha se kish qenë diplomat në Trieste, Sofje dhe Athinë deri në vitin 1932, pastaj kryetar bashkie në Vlorë dhe në fund, gjatë pushtimit italian anëtar i Këshillit të Shtetit. Por, ndërkaq, edhe pse këto i tregonte me druajtje, nuk rrinte pa folur dhe për disa merita të tij, kur na kujtonte se kish qenë njeri i afërt i Ismail Qemalit apo që në kohën e Luftës së Vlorës u qe kundërvënë pushtuesve italianë duke u bashkuar me kryengritësit. (Kështu kish lindur marshi i fitores, kënga “Vlora-Vlora”.) Madje shtonte me krenari se, kur qe vrarë Perlat Rexhepi në Shkodër, kish shkruar një vjershë për të. Të qenit anëtar i Këshillit të Shtetit më 1942 nuk e kish penguar të shkruante dhe vjershën “Hakërrim” përmes së cilës stigmatizonte qeverinë kuislinge dhe klasën e korruptuar politike nën pushtimin fashist. Mbaj mend se dhe këto argumente nuk mjaftuan që t’i hapej drita jeshile vëllimit me vjersha, që poeti kish sjellë prej muajsh në redaksi. Atëherë nuk kish rrugë tjetër. Një ditë, kur erdhi në redaksi, i thashë miqësisht: “Dërgo një letër lart. Pa një miratim prej andej, nuk bëhet gjë”, dhe i përmenda disa raste. Poeti plak u mendua, vështroi nga dritarja dhe, duke më parë pastaj në sy, më tha shkurt: “Mirë, mor bir, u bëftë!”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe një mëngjes më del përpara në rrugë, kur shkoja për në zyrë, dhe i ngazëlluar më thotë: “Doli për mirë ajo letër. I shkrova Hysni Kapos dhe m’u përgjigj pozitivisht. Ti rrofsh”. Dhe mori e më përqafoi. Më ka mbetur në mend fakti që ishte aq i gëzuar sa i gjithë trupi i dridhej nga emocioni. Më pas më treguan se mbi letrën e poetit Hysni Kapua kishte vënë shënimin “T’i plotësohen të dy kërkesat këngëtarit të Luftës së Vlorës”. Kërkesat e tij kishin qenë: t’i jepej e drejta e botimit dhe të bëhej anëtar i Klubit të Shkrimtarëve.

Kështu, në muajt e parë të vitit 1960 u botua përmbledhja “Vidi vidi, pëllumbeshë dhe Hanko Halla”, paraqitur dhe redaktuar nga kritiku Razi Brahimi. Libri u prit shumë mirë dhe kjo, veç të tjerash, dhe për arsyen se poezia e Ali Asllanit ishte një poezi krejt tjetër nga ajo që shkruhej e botohej asokohe. Poeti i Labërisë i preku lexuesit e brezit të ri me lirizmin dhe sinqeritetin e thellë të verbit të tij poetik. Në kopjen e librit që më dhuroi, më ka shkruar këto fjalë: “Të dashurit Nasho Jorgaqi, shkrimtar, të kam gjetur me pak poezi, me shumë dashuri” – Ali Asllani – Tiranë, 20 gusht 1960”. Pas botimit, poeti u bë i pranishëm edhe fizikisht në rrethet letrare. Filloi të hynte e të dilte lirisht në Klubin e Shkrimtarëve. Do të vinte herë pas here nëpër mbledhjet e debatet që zhvilloheshin dhe, ajo që nuk më harrohet, xha Aliun do ta shikoje çdo ditë në sallën e Klubit duke pirë kafe ose me një gotë të vogël rakie a konjaku përpara. Zakonisht poeti nuk qëndronte aq në shoqëri me shokët e moshës së tij sesa me ne të rinjtë. Edhe ne të rinjve poeti na tërhiqte e na bënte për vete më shumë se me kulturën e gjerë, siç ndodhte, ta zëmë, me Lasgushin apo M. Kutelin, apo me mendimet e guximshme dhe elokuencën e fjalës, si me S. Luarasin, me natyrën e tij të butë e fjalën e ëmbël, me psikologjinë e hollë të artistit të vërtetë, me thjeshtësinë dhe humorin e këndshëm. Ai ishte burim i pashtershëm ngjarjesh nga jeta dhe historia shqiptare, një bashkëbisedues i shtruar e tepër i sinqertë. Ajo ç’ishte e veçantë qe afërsia, që dinte të krijonte në raste të caktuara dhe ti harroje që kishe të bëje me një njeri të shtyrë në moshë e të dukej sikur bisedoje me një mik të vërsës tënde.

Përpiqem tani pas pesëdhjetë e ca vitesh të sjell ndër mend disa nga momentet që më kanë mbetur prej sa e sa takimeve e bisedave të paharruara me poetin. Kujtoj që thoshte se vjershat e hershme i kish shkruar turqisht, kur ish student në Stamboll, dhe i kish botuar në revistat letrare të kryeqytetit të Perandorisë. Por, veç gëzimit të publikimit, kish ndjerë një boshllëk, se desh të komunikonte doemos me bashkatdhetarët e tij, nga që shpirti i këndonte këngë labe. Vetëm aty nga vitet 1913-14 shkroi vjershat e para shqip. Ishin dufet atdhetare të kohës. Këto arriti t’i botonte vetëm pas shumë viteve. Të tjera shqetësime dhe interesa më të rëndësishme mbushnin asokohe jetën e poetit të ri. Ai kish kryer studimet e larta për shkencat politiko-shoqërore dhe administrata e re shqiptare kish nevojë për një kuadër të formuar, siç qe ai. Poeti e quante fat të madh dhe ndjehej tepër krenar që Ismail Qemali, duke çmuar vlerat e tij intelektuale e morale, e kish marrë pranë fill pas Shpalljes së Pavarësisë dhe e kish emëruar Sekretar të Presidencës së Këshillit të Ministrave. Një vit e pak që kish punuar me të, thosh se kish përfituar aq shumë nga patriotizmi i plakut të Vlorës, sa shqiptarizmin që i njihte vetes, ia detyronte në radhë të parë atij. Poeti kujtonte me dhembje momentin historik të ndarjes kur më 22 janar 1914 Ismail Qemali, nën presionin e reaksionit vendas dhe të huaj, i detyruar të largohej nga Shqipëria, kish thirrur Aliun dhe i kish diktuar deklaratën e dorëheqjes, që i drejtohej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, dhe lamtumirën popullit të tij.

Edhe më pas Ali Asllani nuk ish larguar nga administrata shqiptare. Lufta e Vlorës e kish zënë kryetar të bashkisë së qytetit. Për dhjetë vjet kish shërbyer në diplomaci si konsull dhe ministër fuqiplotë i Shqipërisë. Nga karriera e tij diplomatike i pëlqente të bisedonte për kohën kur shërbente në Athinë. Opinioni atje nuk e dinte se nën kostumin e diplomatit shqiptar fshihej poeti, kur një gjë e tillë nuk do të ndodhte në vitet 30 me konsullin grek në Korçë, poetin Jorgo Seferisin, nobelistin e ardhshëm. Opinioni e dinte se ç’përfaqësonte ai përtej të qenit konsull. Diplomati shqiptar nga kjo pikëpamje do të qëndronte në hije. Por interesat e tij letrare do t’i mbante zgjuar. Kështu, ai do të më tregonte se si ishte njohur me poetin më të madh grek të kohës, Kostas Pallamasin. Falë atij ishte bërë e mundur dhe një vizitë e Gjergj Fishtës në Athinë, ku qenë takuar dhe dy poetët e mëdhenj. Ndërkaq lidhjet e Aliut me Pallamasin do të zgjeroheshin. Diplomati shqiptar do të takohej herë pas here me të. Do të shëtisnin tok e do të shkonin madje deri në Pire e Korinth. Këto takime ai do t’i kujtonte me mall, duke shtuar se kish përkthyer dhe vargje të poetit në shqip, të cilat ia lexonte autorit dhe atij i bëhej qejfi pa masë kur i dëgjonte në gjuhën e mikut. I vinte keq që dorëshkrimi i këtyre vjershave i kishte humbur.

Në Athinë, në shoqërinë e Pallamasit, ai kish pasur rast të takohej e të njihej dhe me shkrimtarin e madh indian Rabindranat Tagorën. Ishte kjo një ngjarje e rrallë, për të cilën poeti mburrej. Edhe prej tij kish përkthyer nja dy proza poetike që s’dinte se ku kishin përfunduar. Me Pallamasin do të ruante miqësinë deri në fund, aq sa dhe kur vdiq, në ditët e rënda të pushtimit fashist (1941) i dërgoi të afërmve të tij një telegram ngushëllimi.

Në kryeqytetin grek ai e kishte mbyllur karrierën diplomatike në kundërshtim me dëshirën e tij. Zogu e kish ngarkuar me detyrën që, si përfaqësues i shtetit shqiptar, të interesohej dhe të fillonte bisedime për fatin e pasurive të shqiptarëve, sidomos bejlerëve, në Greqi. Grekët, që e konsideronin këtë gjë një çështje tepër të ndjeshme, nuk jepeshin kollaj dhe përdornin të gjitha mënyrat për t’iu shmangur ose për ta shtyrë në një kohë të papërcaktuar. Xha Aliu tregonte se me këtë çështje ishte marrë vetë kryeministri Venizellos. Madje ky e kishte pritur Ministrin fuqiplotë të Shqipërisë jo në selinë e tij zyrtare, por në mjediset e një anijeje ushtarake. Ishte një presion psikologjik që i bënte politikani dinak grek. Dhe fakti është se bisedimet nuk rrodhën në favorin tonë. Bejlerët u zemëruan aq shumë, sa ndërhynë te Zogu dhe mbreti nuk ia fali diplomatit të tij dështimin e bisedimeve. Ali Asllanin e kthyen urgjentisht, dhe pasi ndenji disa kohë pa punë, u zgjodh kryetar bashkie në Vlorë dhe qëndroi në këtë detyrë deri në pushtimin fashist.

Poeti e kujtonte këtë kohë jo pa keqardhje dhe shtonte se çdo e keqe ka dhe një të mirë. Me këto fjalë ai kish parasysh se, pas mbylljes së karrierës diplomatike, iu hap vetvetiu karriera, si të thuash, letrare, sepse pikërisht në fillim të viteve 30 emri i tij nisi të shfaqej në shtyp. Kështu, një herë më solli gazetën “Miku i popullit”, ku kish botuar vjershat “Vajza shqiptare” e “Dasma” dhe revistën “Minerva” me disa fragmente të poemës “Hanko Halla”. “Xha Ali, – e pyeta – ju kishit shumë kohë që shkruanit, po si shpjegohet që dolët para publikut kur po i afroheshit të pesëdhjetave?” Ai tundi kokën dhe me një buzëqeshje të hidhur m’u përgjigj: “Sipas mentalitetit të kohës nuk ishte e hijshme që një funksionar i lartë të merrej me vjersha. Aq më tepër, të ishe poet e t’i këndoje dashurisë siç i këndoja unë. Eprorëve të mi, po dhe opinionit të qarqeve të larta, nuk para u pëlqente kjo gjë. Prandaj, unë për vite e vite shkruaja, si të thuash për vete dhe për një rreth të ngushtë miqsh, që ua lexoja me raste dhe i mbaja në sirtar”.

Në të vërtetë, para çlirimit poeti arriti të botojë veç librit “Mbreti ynë” (që se përmendte) dhe përmbledhjen “Hanko Halla”, ku, veç poemës, përfshiu dhe vjershat e gjata “Vajza shqiptare” dhe “Dasma”. Gjatë okupacionit fashist vërejmë një vërshim të poezisë së tij, sidomos në suplementin letrar “Tomorri i vogël”. Janë vjersha erotike, po nuk mungojnë dhe vjersha me frymë të fuqishme atdhetare. Një pjesë të këtyre të fundit i kish shkruar në vitet 20, por që, duke u botuar në kohën e rezistencës antifashiste, merrnin një tingëllim aktual patriotik. Poeti në ato vite, ndonëse ishte anëtar i Këshillit të Shtetit, një post gati formal, ndjehej i shqetësuar për fatin e rëndë të atdheut të robëruar. Kush e njohu nga afër, s’kish si të mos e besonte kur ai rrëfente se pikërisht në këtë kohë kish shkruar vjersha kundër pushtuesve. Tek fliste për këtë gjë, të vështronte në sy. Vallë, a do ta besonim ne të rinjtë, që nuk mënonim të ishim skeptikë dhe me paragjykime ndaj të vjetërve? Ishte fjala kryesisht për vjershat “Perlat Rexhepi” dhe “Hakërrim”, dy krijime poetike tepër të ndjera, që mund të lindin në zemrën e poetit vetëm në atmosferën e pushtimit. Nuk do ta harroj kurrë shkëlqimin e syve të tij, që shkreptinin nga një ngazëllim i brendshëm, kur një ditë, tek rrinim në klubin e shkrimtarëve, i thashë: “Xha Ali, një poet që ka shkruar marshin “Vlora-Vlora”, s’kish si të mos shkruante këto dy vjersha. Ishin po ata breshkaxhinj, që zotrote i njihje mirë si më 1920, ashtu dhe më 1940, apo jo?” Ai, në vend që të më përgjigjej, më vuri dorën në qafë.

(Vijon nesër)

February 28, 2016 10:02
Komento

20 Komente

  1. intelektuali February 28, 12:19

    AMAN O NASHO JORGAQI MOS E VIJO NESER PJESEN E DYTE TE DACIBAOS TENDE SI ATO TE NEXHMIJES PER ENVERIN DHE PARTINE E PUNES!

    AMAN O NASHO JORGAQI KUR DO TE KUPTONI TE “VERTETEN” SE NA PLASET SHPIRTIN ME KETO MALLENGJIME DALLKAUKE BOLSHEVIKE!

    sepse:

    ISMALI BEU ISHTE KUSAR ME VULE NE BALLE SI ADRIAN FULLAN BEU I BANKES SE SHTETIT!

    Reply to this comment
    • Kola February 28, 15:54

      Ti qenke nje coban derrash e jo intelektual. Mesiguri duhet te jesh nga ata qe kullot neper legenet e serbit dhe grekut, ndaj s’te pelqen figura madhore e kombit Ismail Beut dhe e shume te tjereve qe na e bene vendin te pavarur. Nejse, keto vemje qe kemi neper kembe, do i durojme, derisa nuk u shtypem koken, atehere kur duhej.

      Reply to this comment
      • intelektuali February 28, 20:31

        Me dokumenta Ismail Beu ishte VALIBEJ i Varnes, nje qytet ne lindje te Bullgarise apo te Rumelise Lindore sic quhej ate kohe. Por Ismail Beu u kap nga spiunet e sulltanit qe kishte vjedhur arken e Portes se Larte dhe Sulltani e fali dhe nuk i preu koken sic e kerkonte ligji, por me nje ferman te posacem e shkarkoi nga te gjitha postet dhe titujt qe kish ne Perandorine Osmane dhe i konfiskoi pasurine e tij te luajtshme dhe te paluajtshme. Prandaj kur erdhi ne Shqypni me mendime patriotike nuk kishte asnje kacidhe ne xhep dhe filloi te vjedhe edhe ne vendin tone ndihmat e rilindasve qe i dergonin nga dheu i huaj dhe i pari qe e ka deshmuar kete kuseri te Ismail Beut ishte Faik Konica qe i shkroi Zogut t’i nderpriste ndihmat e Mbreterise per familjen e tij. Zogu nuk pranoi propozimin e Konices, por e bere realitet Enver Hoxha qe u tha familjareve te Ismail Beut:

        BOLL VODHET TERE JETEN!

        Reply to this comment
    • arbereshi February 28, 18:00

      Nuk mund te kete me IDJOT dhe me INJORANT ne rruzullin toksor se sa ky injoranti me vule te thate qe i ka vene vetes emrin ‘intelektuali’.IDJOTI qe nga momenti qe kupton qe eshte IDJOT nuk eshte me idjot

      Reply to this comment
    • N.VJOSA February 29, 11:41

      O ju te DITA-s
      Do ja mbyllni Halene ketij Haleje me 100 nickname…nga Nastradin e deri intelekt-hale…apo jo….?!
      Ky @intelekt-hale ,qe poshteron figurat me te ndritura te Kombit shqiptar e ka vendin ne Serbi, Serbis i sherben, siç i sherbeu Stergjyshi i tij Esat Pashë Tradhetari me damkë!…
      Une e kuptoj lirine e Fjales, por ta shperdorosh ate ne kete farë soji, duke shpifur edhe per Ikonen e Themelusin e Shtetit shqiptar Ismail Qemal Bej Vlora, nuk mban më uje Pilafi…

      Reply to this comment
  2. Patriot February 28, 14:28

    Ali Asllani ishte dhe mbeti nje Patriot I Madh,nje politikan i Madh,dhe nje poet I Madh qe dha sa mundi per popull dhe atdhe.
    Veprat qe la pas Ali Asllani do mbeten te pa vdekshem ashtu sikurse dhe vete Ai.
    Mirrnjohje per Ju qe e kujtoni,dhe shume mirnjohje per te pavdekshmin Ali Asllani.
    Poezia Hakerrimi flet shume per te shkuaren dhe te sotmen e politikave antinjerezore te dites ne kohe e vite,qe nga eterit,bijte dhe mostat e tyre per bemat qe kane bere dhe po bejne ndaj nje populli te vuajtur dhe te supersakrifikuar ne deri me sot.
    “Eshte koha e maskarenjeve,por Shqiperia e Shqiptareve”Nje mbyllje gjenjale e brilante e poemes qe u vertetua me ze,figure e deshmi te gjalla ne vite,qe do te thote se per ato “te pa breke qe i gjeti dita dhe miljonere qe i beri nata”gjithmone ka pasur dhe do te kete nje fund te turpshem dhe pa kthim.Besoni,binduni dhe denonconi marrite e tyre sa korruptive aqe dhe superkriminale ne vite dhe mos u beni me to pjese ne bangen e akuzes.

    Reply to this comment
  3. Venizellosi February 28, 15:52

    Te lumte more intelektual!.
    Sa mire po e ben punen tone per te nxire figurat e shquara te shqiptareve, per ta cbere historine e atij populli.
    Hallall te qofte parja jone se duket qe e meriton.
    Ke te fala nga Jano Llapa ne Tirane e nga Bartolemeu nga Stambolli.
    Shpirti jot do te veje ne parajse bashke me te Janos e te Bar(sh)tos.

    Reply to this comment
    • intelektuali February 28, 20:44

      Ismail Beu mesiguri nuk hyn tek figurat e shquara te Kombit, pse me pare Sulltani e kishte shkarkuar nga te gjitha detyrat si VALIBEJ i Varnes ne Rumeline Lindore dhe i kishte konfiskuar te gjitha pasuriste qe dispononte. Keshtu pa nje dyshke ne xhep Ismail Beu pasi tentoi te lidhej me kryengritesit greke filloi kauzen e tij patriotike per pavaresine e Shqypnise, por e kapen perseri qe vidhte Arken e Rilindasve dhe per kete gje ka shkruar edhe Konica gjere e gjate dhe prandaj nuk e pati te gjate karrieren e tij patriotike si BABA i Kombit.

      CFARE NDODHI ME PAS?

      Enver Hoxha qe e dinte nga Arkivat me mire se cdo kush te verteten e Ismail beut dhe te kaluaren e tij si ajo e Fullan Kusarit sot, per arsye demagogjike dhe propagande e lartesoi figuren e Ismail Beut ne histori, por kur erdhi puna qe te vazhdonte pensionin e Zogut per familjen e tij u tha familjareve me nje arrogance te posacme:

      BOLL VODHET SHTETIN!

      prandaj:

      mos u ngusni me vleresime dallkauke sepse Kon Fuci ka thene:

      JO CDO GJE QE FLUTURON MUND TE HAET!

      Reply to this comment
  4. ..“Ku e ka varrin Esat Pashë Toptradhetarii?”. February 28, 15:54

    per komentuesin intelek

    qe ke ke probleme mentale kjo shikohet nga menyra si fyen historine,autoret e shkrimeve dhe komentuesit por kjo eshte gje e mire qe po ben Dita qe po te boton diarrete tuaja ku ke arritur qe te ofendosh HEROIN E KOMBIT AVNI RUSTEMI si kacak terrorist biles dhe per MADHESHTOREN VACE ZELA e quaje cingije orgjish biles kete e the pikerisht diten e varrimit te se ndjeres..

    Por te arrish te ofendosh PLAKUN E VLORES (pamvaresisht se beri gabime se nuk ishte profet) qe respekton mbi 99 perqind e kombit shqiptar..ti nuk duhesh te largohesh nga blogu i Dites..qe te kuptojne shqiptaret si i paguajne serbet esat pashet e sotem si puna juaj …une ju falenderoj per sinqeritetin tuaj si nje
    djall anti shqiptar

    NJIHUNI ME ESAT PASHE TRADHETARIN E INTELEKHALESE DITES

    Esat Pasha, një feudal tipik turkoshak antishqiptar

    Një nga feudalët antikombëtarë ishte Esat Pashë Toptani. I dhënë pas orgjive dhe shthurjeve morale, ai përshkohej nga mungesa e çdo ndjenje kombëtare.

    “Unë jam turk, ç’lidhje kam me qeverinë e Ismail Qemalit?!”,

    ishte përgjigjja e tij, kur u pyet për qeverinë e përkohshme nga një gazetar i huaj, në maj të vitit 1913

    . “Sa për qeverinë e Vlorës, si mundem unë, një gjeneral turk, të kem marrëdhënie me të? Konsujt e Austrisë dhe Italisë më kanë njoftuar se një qeveri e tillë ekziston. Unë nuk e di, dhe nuk më intereson!”. Ky ishte qëndrimi i hapur e armiqësor i Esat Pashë Toptanit.

    Atdhetarët shqiptarë e dinin se si pashai turkoshak kishte dorëzuar Shkodrën, qytet i cili kish tërë mundësitë e mbështetjen që të shpallej kryeqytet i Shqipërisë së pavarur; dinin gjithashtu se ai kish bërë një marrëveshje me Malin e Zi që të dorëzohej duke mbajtur trupat. Dorëzoi Shkodrën, por mbajti të ngritur një ushtri me rreth 15 mijë trupa të armatosur.

    “Ku e ka varrin Esat Pashë Toptani?”.

    Kjo është një pyetje formale e që merr si përgjigje përpos se emrin “tradhti”. Shumica e shqiptarëve ngrenë supet, po t’u drejtosh këtë pyetje dhe vetëm tek-tuk ndonjëri jep përgjigjen e saktë: në Beograd. Si këta, edhe shumica e shqiptarëve nuk e dinë që qeveria e Mbretërisë Jugosllave, gjashtë vjet pas krismave që vranë tradhtarin, i mori eshtrat e Esatit dhe i varrosi me ceremoni në varrezat e ushtarakëve në Beograd. Pse, për çfarë motivesh fqinjët tanë armiq i kanë bërë këtij njeriu shpenzime dhe ndere? A mundet kush të japë një shpjegim të qëndrueshëm se pse i vendosi me ceremoni në tokë serbe qeveria jugosllave eshtrat e një të huaji?

    Për të marrë një përgjigje bindëse, duhet parë veprimtaria në dëm të popullit shqiptar.

    Dega e ullirit që nuk u përfill

    Në filmin “Nëntori i Dytë”, në mënyrë simbolike, i paharruari, regjisori Viktor Gjika, e shfaq Ismail Qemalin me një degë ulliri në dorë, si simbol të paqes me fqinjët e me fiset e këtij vendi. Por rrethanat e detyruan atë që degën e ullirit, së pari t’ia ofronte Esat tradhtarit. I ndërgjegjshëm se jashtë kabinetit ai do shndërrohej në një armik të rrezikshëm, Ismail Qemali rrëfen se “…ne vendosëm që të futet në kabinet. Kërkoi ministrinë e ushtries, as desha dhe as munda t’ia ap, duke qenë se Z. Mehmet Pasha prej Kosove, ish zgjedhur prej kongresit kombëtar. Nuk kisha veçse ministrinë e punëve të Jashtme që i’a lashë zotit Mufit Beut, i cili u hoq për t’ia lënë ministrinë e punëve të Brendshme Pashës”.

    Emërimi si ministër i Brendshëm i Esat Toptanit, ndonëse nuk u paraqit kurrë në këtë detyrë, u cilësua nga personalitetet politike të kohës si gabimi i parë i madh i Ismail Qemalit. Si ministër i Punëve të Brendshme, nuk vonoi të ngrinte krye kundër qeverisë së vet. Kërkoi gjëra që ishin kundër interesave të atdheut. Ai kërkoi që të dëmshpërblehej financiarisht nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës për “humbjet” në Shkodër; kryeqyteti të hiqej nga Vlora e të shkonte në Durrës, ku ai të njihej si princ i shqiptarëve dhe të kish të drejtë të ngrinte një kabinet të ri. Nuk vonoi dhe kërcënimi: nëse nuk i plotësoheshin këto kërkesa, do të bashkohej me serbët, ose Shqipëria do qeverisej nga Turqia. Dega e ullirit ofruar Esat Pashë Toptanit u shkel dhe përdhos nga ai vetë.

    Në kujtimet që sjell Sejfi Vllamasi, bën të njohur se Ismail Qemali nuk e lejoi dhe e pengoi Isa Boletinin, kur ai i shfaqi dëshirën që për interes të Shqipërisë ta zhdukte Esatin në ditët që ai erdhi në Vlorë, gabim që u korrigjua veçse pas shtatë vitesh veprimtari antishqiptare. Plagët që i la në trup, Shqipëria i lëpiu për një kohë të gjatë.

    Shqipëria e helmuar dhe e përçarë nga armiqësia
    Janë fjalë këto të dala nga goja e Ismail Qemalit në fund të gushtit 1913, diktuar nga rrethanat dëshpëruese të krijuara nga sulmet tradhtore, ndonëse më 29 korrik 1913, Konferenca e Londrës e kishte vendosur njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë.

    Në mbledhjen e 31 korrikut, ajo vendosi që në krye të shtetit shqiptar të caktohet një princ i huaj dhe, në vijim të traditës që kish filluar me Greqinë 90 vjet përpara, e pasuar nga Rumania dhe Bullgaria, ky princ s’mund të ish tjetër përpos se një gjerman. Ky vendim gëzoi shumicën e popullit. Pas kësaj, qeveritë lokale në Shqipëri u detyruan ta njohin Princ Vidin si të vetmin sundimtar të Shqipërisë, ndërsa krahina e Dibrës kishte ngritur krye kundër sllavëve serbë. Esat Pasha e ka rritur ndjeshëm sulmin e tij kundër Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Shpifjet e intrigat kanë zënë në kurth Myfit Libohovën, Azis Pashë Vrionin, Bektash bej Cakranin, Ahmet Zogun dhe, madje, me ta u bashkua edhe Faik Konica.

    Një varg i gjatë artikujsh të tij, fyes e tallës për “Malon”, zinin faqet kryesore të gazetës “Dielli”, të cilat ndikuan shumë për formimin e një opinioni dhe qëndrimi negativ ndaj Ismail Qemalit te komuniteti shqiptar i emigrantëve të kolonisë së Amerikës. Kështu, shqiptarët humbnin kohën e çmuar, duke u marrë me grindje të dëmshme.

    Në ditët e para të gushtit, siç na e ka lënë të shkruar konsulli austro-hungarez në Shqipëri, Esat Pashë Toptan analfabeti, fillon të mësojë për të shkruar dhe për të kënduar shqip. Për rrjedhojë, ai dëgjoi, por nuk mundi dot të lexonte shkrimin e Mihal Gramenos, botuar në gazetën “Perlindje e Shqipëniës” nga mesi i gushtit, nën titullin,

    “Esad, kini kohë të hiqni dorë nga tradhtia”,
    të cilin po marrim përsipër për vlerat që ka, ta botojmë të plotë.
    Më 1 shtator, 18 anëtarët e Senatit i dorëzuan Ismail Qemalit një dokument të nënshkruar prej tyre, ku përshkruheshin gabimet e kryetarit të qeverisë. “…Ne duam flamurin osman, prandaj do të ndahemi nga toskët”, u thosh Esati katundarëve të Shqipërisë së Mesme. S’vonoi dhe gabimin e Ismail Qemalit e bëri dhe Princ Vidi. Dy ministritë më të rëndësishme, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Luftës ia dha Esat Pashës. Shumë shpejt u dëshmua se nxitimi në vendimmarrjen e posteve që ju besuan Esatit, ishte një nga gabimet më të rënda të Vidit.

    Mëkatet e Esatit ndaj Shqipërisë, të rreshtuara shkurt
    Esad Pasha u bë përkrahës i xhonturqve në politikën për osmanizimin e shqiptarëve; është e provuar se subvencionohej si agjent nga viti 1908 prej qeverisë italiane me 6 mijë lira në vit dhe u pagua si agjent serb me shuma të mëdha nga Serbia dhe Jugosllavia, deri në vdekjen e tij (50 mijë dinarë në muaj); si ushtarak madhor, me ushtrinë xhonturke mori pjesë aktive në shtypjen e kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, duke djegur dhe duke shkretuar malësorët; organizoi vrasjen e komandantit turk të Shkodrës, Hasan Riza Pashën (me nënë shqiptare); nuk pranoi kërkesën e Ismail Qemalit për të ngritur flamurin kombëtar në fortesën e Rozafës; u dorëzoi malazezëve Shkodrën, me ushtri, armë e topa, pas një marrëveshje tregtie që bëri me mbretin Nikolla (u fol për 25 mijë napolona në dorë), çka nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës u konsiderua si atentat ndaj pavarësisë në ditët kur vendosej mbijetesa e kombit; më 7 maj 1913 deklaronte se i njihte Greqisë kufirin që niste prej Himarës; në mesin e majit 1913 organizoi, si kundërvënie ndaj Kuvendit Kombëtar të Vlorës, të ashtuquajturin “Kongres i Krujës”, me pjesëmarrjen e turkoshakëve klerikë nga Tirana, Durrësi, Shijaku dhe Kavaja; si kundërvënie ndaj Qeverisë së Vlorës, formoi më 12 tetor 1913 në Durrës “Pleqësinë e Shqipërisë së Mesme”; urdhëroi heqjen e gjuhës shqipe nga administrata dhe zëvendësimin e saj me gjuhën turke; dha me gjithë mënyrat ndihmën e tij në stisjen e akuzës ndaj I. Qemalit në çështjen e komplotit të Beqir Grebenesë; nxiti dhe përkrahu të ashtuquajturën “Kryengritje e Shqipërisë së Mesme”; komplotoi me tërë mjetet e forcat kundër Qeverisë së Princ Vidit; ndërsa Princ Vidi po largohej nga Durrësi në drejtim të Italisë, takohet me Pashiqin më 17 shtator 1914 në Nish,
    ku Esat Pashë Toptani nënshkruan një marrëveshje me Nikolla Pashiqin, në dëm të kombit shqiptar, tradhti të cilën e damkos përfundimisht më 28 qershor 1915, kur firmosi me ministrin e Brendshëm serb, Ljubomir Jovanoviç, bashkimin me Serbinë; mori përsipër atributet e një delegacioni në Konferencën e Paqes në Paris, ku më pas gjeti dhe atë që i ishte profetizuar nga gazeta “Atdheu” në gusht të vitit 1913, vdekjen.

    Ndonëse pinjollët e turpëruar të linjës së tij, Toptani, në këto vite janë orvatur që t’ia heqin njollën e turpit përmes shkrimesh, siç është për shembull biografia e tij te “Wikipedia”, është e sigurt se nga koha kur eshtrat e tij u vendosën në Beograd, asnjë shqiptar nuk ia vizitoi varrin.

    Reply to this comment
    • Mollosi February 28, 20:37

      Mendoj qe Esat Pashe Toptani eshte i varrosur ne varrezat e ushtareve serbe ne Tije (paralagje e Parisit).

      Reply to this comment
  5. demo February 28, 17:33

    Sa keq me vjen qe Nasho Jorgaqit i erdhne mente ne pleqeri.Si drejtor i redaksise se perkthimeve ne shtepine botuese “Naim Frasheri”,ka qene si qerrexhijte e komunales,qe mprihnin ne qerre kuajt arabe pas shpartallimit te ushtrise.Kurre nuk ja ka ditur vleren Vedat Kokones.Sotir Cacit,Lasgush Poradecit,Mitrush Kutelit,Klio Evangjelit,Vexhi Buharase,Sotir Papahristos,Gjon Shllakut.Tani e ka marre vesh Nasho Jorgaqi,se ke ka pasur vartes!Themelet e kultures boterore u bene pasuri e gjuhes shqipe nepermjet HIRUSHEVE te perunjur qe perkthenin me norme.O llum i proletariatit!Floriri mbetet flori dhe nuk i humbet vlera kurre.Tek ura e Lanes,tek Taivani i ke te gjithe llumin e proletariatit qe po shiten me cmime demode,se nuk i blen kush me qe nga Kadareja e deri tek maloket qe zbuloi Dritero Agolli: Rudolf Marku,Zija Cela,Besnik Mustafa,Djana Sigurimi dhe kurvat e trishta te Mira Meksit,..

    Reply to this comment
    • Kola February 28, 18:10

      Ndaj te njejtin mendim me ju edhe pse u detyrova te merrem me ate hale intelektuali qe komentoi i pari. Nashua e mblodhi trapin shume vone, madje une dyshoj se akoma ndodhet ne ato pozita, por tashme ne kushte te ndryshme. sidoqofte kjo prurje e tij eshte shume me e nderuar se e atyre qe ti permend te shkrimtaruceve te Taivanit te cilet tashme kane krijuar nje klanin e tyre mafioz.

      Reply to this comment
    • hanko halla February 28, 20:00

      o demon i zi
      si nuk the as nje fjale te mire por vetem bloze sikur te jesh ndonje devil black hole dhe rrjeshton gjithato emra..qe ti ja di vleren….i bere te gjithe maloke,sigurimsa dhe kurva….qe tregon se cfare malli je…per tu zbutur pak lexo pak keto rrjeshta qe te kuptosh sa “hadi bylmez “je

      Rreth e rrotull zjarrit nunuris njeriu,
      si gjithkush të tijat plaku dhe i riu…
      Fjala e të rinjve çelet me përrrallë
      me një gjum’ të ëmbël gati mbi qëpallë:
      Ç’është njëz’e njëzë, ç’jan’ata dervishë,
      Ç’jan’ ata dervishë, kryet me fildishë?
      ç’ësht’ai që s’hahet, ç’ësht’ai që s’pihet
      edhe nëpër xhepe kurr’ e kurr’ nuk vihet?
      Fjala e të rinjve çelet me përrallë
      Brezi yn’po dihet, zëm’e qajmë hallë…
      Një ka bër’ të mira, po s’ka par’ të mira
      tjetri qënka pjekur keq në takllaira;
      plagve të atia nuk iu gjend melhemi
      dertet e këtia nuk i merr kalemi;
      njëri s’paska miell, tjetri s’paska thes,
      fund’ i fjalës bota qënka e pabes’!
      Muaj i shënëndreut, muaj i flamosur
      ngryset edhe s’gdhihet, nata s’ka të sosur
      Shum’i hidhur qënka, shum’ e shum’ po thuaj
      sa dhe pulat s’pjellin brënda këtij muaj.
      Enët mbahen mbyllur, qypa, shtëmba, butet,
      pasi karakëshi vjen e brënda futet!
      Netët shum’të errta, dita shum’e vrazhd’,
      mbetëm mu si patat mbyllur në një grazhd;
      pa le llafazankat vin’e na bezdisën
      pasi kot së koti zën’ e kakarisën;
      ruana zot nga fjala, zgjatet edhe zgjatet
      sa me pash’ njeriu s’ka se si të matet!
      III
      Xhiko xhevahirja, Halla dhe Xhixhia
      Krushka Hanko Shega edhe xho Inxhia
      Bulla Qeribaja, dadara, gegera
      zonjat e mëhallës që na vin’ ngahera
      veshur kadifera, veshur me shalira,
      rroba rrob’ stambolli, s’paska më të mira!
      S’paska më të mira, po për sy të ballit
      bora më e pastër ësht’ në maj’ të malit
      rroba më e pastër ësht’ mbi trup të Hallës,
      mu si shkum’ e bardhë mu në sup të valës!
      Edhe rreth’i Hallës, rreth’ i atij gjiri
      ruaj zot nga syri, mu si prush floriri
      Duket der’ e parë, bukuri e derës
      çquan mbi katër stina stin’ e paraverës!
      Ngulur mbi shiltera, gjith’ ato shiltera
      hapur gjer te dera, shum’e shum’ të vyera
      me ixhat Janine lule ylyver
      dy mexhide topin Halla i ka bler’!
      Pa dëgjoni, zonja, – nisi Halla plak’-
      do ju them një fjalëz, fjalë pa kapak!
      Erdhi koh’ e keqe, koha e flamosur
      na u prish dynjaja, bota ësht’marrosur!
      Sot një lajmës erdhi, e mir’ se na erdhi
      pati çar nuk pati një nga një i derdhi’
      lajkat më të rralla, lajkat më të holla…
      mbret mbi pem’ limoni, mbretëresh’ dhe molla…
      Fjala vinte rrotull, rrotull e vërdallë,
      ç’do t’i thot’ limonit moll’e kuqe vallë?
      Thuaj e thuaj e thuaj edhe shum’ përralla
      her’ i terej zëri, her’ i terej fjala
      her’ i terej fjala, her’ i terej zëri,
      dalë me ngadalë mos këputej përi
      her’ i çelej buza, her’ i çelej gazi
      dha e dha e mbushi… pasandaj e zbrazi:
      Qenka mos na qenka, një hadi bilmes
      na e do për nuse çupën time mbes’!
      Fët e fët e mora një kongjill nga zjarri
      nxora dhe nga xhepi një gjerdan prej ari:
      “Na – i thash’, – trazoj’, nuk trazohen kurrë
      njëri për në gusha, tjetri për në furrë”
      U më marrt’ të keqen dhe m’u bëft’ kurban
      far e fis i tija anemban’ ku jan’!

      Reply to this comment
  6. fshatari pafshat February 28, 20:09

    Ore Nasho i Jorgaqeve, po na e nxorre HISNIUN e Kapove Demokrat, qe ne titull, mo tu mbyllte dera!
    “Estrada ne Mikrofon” !?.

    Reply to this comment
  7. qytetari B February 28, 22:53

    Tani edhe Ismail Qemalin duan ta mohojne edhe Ali Asllanin, por dhe Gjergj Kastriotin, veç larte e me larte fashistet dhe kriminelet e kesaj kohe, Sali Berisha dhe qente qe i vene si zagar prapa. Harram memedheu o qen qe pergojoni keto figuar te ndritura te kombit! Kjo demokraci u nxorri fytyren e vertete gjakprishur e gjakpirese tuajen si ai “intelektuali” me larte dhe konet e tjera qe hiqen me qente e beseprishureve dhe besengrenve qe dine te shkruajne e flasin shqip.

    Reply to this comment
    • intelektuali February 29, 08:25

      Duket qe ke lexuar shume veprat e Enver Hoxhes, por ki parasysh se ishte ky Diktator i pari qe lanetosi familjen e tij me titullin:

      HAJDUT!

      dhe i hoqi pensionin e perjetshem qe u kishte falur Ahmet Zogu.

      Reply to this comment
      • qytetari B February 29, 13:39

        o “intelktual”, une i kam lexuar te gjitha veprat e Enver Hoxhes, por kam pare, prekur dhe ndjere dhe veprat e Sali Berishes. Une me librin kam bere kompromis: ta lexoj; le te jete i kujdo edhe i fashistit edhe i komunistit, se nje gje e dimire fare: Ne kete bote qe i kane vene nje emer pa permbajtje nuk egzistojne te tjere perveç fashisteve dhe komunisteve. Megjithate ne kete shkrim flitet per nje nga korifejt e mendimit letrar popullor: Ali Asllanit. Pershendetje per intelektin qe ke!

        Reply to this comment
  8. demo February 29, 04:48

    Mos me lexo hanko hallen,se nuk eshte tuaja.Lexo “shqiponjat fluturojne lart”,apo i rane pendet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*