Si u njoh Berluskoni me të fejuarën 27-vjeçare?

Redaksia Online February 13, 2013 17:18

Si u njoh Berluskoni me të fejuarën 27-vjeçare?

Francesca Pascale, 27-vjeçarja e fejuara e Silvio Berluskonit rishfaqet në publik pas disa muajsh mungesë që shumë e lidhnin me fushatën elektorale të kavaljerit me pretekstin se ajo në krah mund t’u ulë pikë elektorale partisë së tij.

E për rikthimin në publik të ciftit më të përfolur italian është zgjedhur një revistë e familjes, revista “Chi”. Në një shkrim të gjatë, Francesca flet për takimin e parë me “Kavaljerin”.

“President, sa i bukur që jeni!”, ishte fjalia e 27 vjeçares drejtuar Berluskonit më 5 tetor 2006, në një takim të rastësishëm të tyre. “Zonjushë, jeni e sigurtë që shihni mirë?!”, ishte përgjigjja jo pa shaka e “Kavaljerit”.

Francesca flet edhe vdekjen e së ëmës nga tumori dhe shpërnguljen nga Napoli në Milano për të jetuar përkrah “dashurisë së saj”.

Çifti që ka një diferencë të madhe moshe, Francesca 27 ndërsa Silvio 76, bëri publike lidhjen e tyre në nëntorin e vitit të kaluar.

Redaksia Online February 13, 2013 17:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*