Si u shfaros divizioni “Peruggia”

April 16, 2016 14:05

Si u shfaros divizioni “Peruggia”

Nga Alqi Koçiko

Në historiografinë ushtarake italiane, rasti tragjik i divizionit “Peruggia” përmendet si një ndër shembujt më të dhimbshëm të shfarosjes së një grupimi të organizuar ushtarak pas firmosjes së kapitullimit të Italisë fashiste më 3 shtator 1943. Nga ana tjetër, për arsye se me këtë emër lidhet edhe një ndër përpjekjet më të propaganduara të nacionalistëve shqiptarë si luftëtarë kundër fashizmit, që u shoqërua me shumë jetë të humbura e sidomos me atë të njërit prej eksponentëve të zëshëm të Ballit Kombëtar, Hysni Lepenica, odiseja e “Peruggia-s” që zë fill me ngjarjen e Grehotit: (kazermat italiane pranë Gjirokastrës) është përmendur shumë herë. Megjithatë, në kohën kur kemi mundësi të shfrytëzojmë dëshmi personazhesh, dokumente dhe hulumtime nga të gjitha palët e përfshira në këtë ngjarje, është e udhës t’i rikthehemi asaj çka ndodhi shtatorin e mbi 72 viteve të shkuara në trekëndëshin Gjirokastër-Sarandë-Porto Palermo, me synimin e hedhjes sa më shumë dritë mbi shfarosjen e mijëra ushtarëve e oficerëve italianë që kërkonin me dëshpërim, të ktheheshin në atdhe.

Divizioni “Peruggia”, pjesë e korparmatës IV të ushtrisë italiane, kishte zbritur nga Mali i Zi në muajt korrik-gusht 1943 për t’u dislokuar me komandë në Grehot të Gjirokastrës, duke zëvendësuar divizionin “Firenze” me detyrë kontrollin e linjave Gjirokastër-Porto Edda (Sarandë)-Tepelenë-Këlcyrë. Siç dihet, firma e daljes nga lufta e marshallit Badoglio me forcat aleate më 3 shtator 1943, që zyrtarizoi kapitullimin e qeverisë fashiste, u anonçua për trupat italiane jashtë vendit më 8 shtator dhe ky lajm nuk mbërriti kudo. Ndaj dhe lajmin e daljes nga lufta (Massimo Coltrinari, La resistenza dei militari italiani all’estero), më shpejt e morën vesh rastësisht nga radioja ushtarët italianë, sesa komandanti i divizionit, gjenerali Chiminello. Në kaosin që lëkundej mes gëzimit për kthimin në shtëpi dhe pikëpyetjes sesi duhej vepruar, komanda italiane kontaktohet si nga krerët partizanë shqiptarë të Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër (ku ndër negociatorët kryesorë ishte edhe majori anglez i atashuar pranë tyre, Tillmann), edhe nga Balli Kombëtar, që u kujtua se ky ishte rasti për marrjen e armëve dhe logjistikës së bollshme në këmbim të sigurisë për kthimin e trupave në atdhe. Pa harruar se po ato ditë, kishte mbërritur edhe një oficer gjerman që parashtroi po ato kërkesa. Këtu zë fill mpleksja e situatave mes pavendosmërisë italiane në pritje të kotë të urdhrave eprore, presioni i ballistëve dhe partizanëve, shthurja e disiplinës mes oficerëve dhe ushtarëve italianë dhe keqkuptimeve që sollën të ashtuquajturën “luftë të Grehotit”. E nga të gjitha burimet konfirmohet të paktën një fakt: Që komandanti i Ballit Hysni Lepenica, atë pasdite të 14 shtatorit 1943 nuk u vra në luftime me italianët, por u zu në një shkëmbim fatkeq zjarri fillesa e të cilit ende mbetet misterioze. Ja çfarë thonë dy dëshmitarë të palëve kundërshtare për këtë fragment:

Libri i studiuesit italian Coltrinari

Libri i studiuesit italian Coltrinari

Limoz Veip Runa, i datëlindjes 1918, nga Nivica e Kurveleshit, në dëshminë e tij pas viteve 90-të për luftën e Grehotit, ka shpjeguar se: “Mbasi u angazhova në detyrën e kryetarit të çetës së Ballit për Nivicën dhe kam qenë në Drashovicë, në fshatrat e Lumit të Vlorës, në Mifol me të gjithë çetat e Kurveleshit, u ndodhëm në Gjirokastër, kur Italia nënshkroi aktin e kapitullimit. Vendosëm që t’i bënim një ultimatum forcave italiane që ndodheshin në Grehot dhe për ta dorëzuar isha caktuar unë, sepse dija italisht dhe anglisht. Ende pa shkuar të dorëzoja ultimatumin, vjen Hysni Lepenica, i cili kishte disa ditë që kishte marrë detyrën e komandantit të Ballit për zonën Vlorë-Gjirokastër dhe do të shkonte për në Libohovë.

I them, se ne kemi vendosur që italianëve t’iu japim një ultimatum që të dorëzohen tek ne, ballistët. Hysniu më thotë: “Veproni!” Atëherë paraqitem tek dera e komandës italiane me ultimatumin në dorë, ua dorëzoj dhe u jap 4 orë afat. Komandanti italian, më kërkon leje që të shkojë në Gjirokastër, që të merret vesh me eprorët e tij dhe kur u kthye ishin së bashku me një major anglez. Majori anglez ndikoi shumë mbi të, në mos ai e vendosi, që italianët të mos u dorëzoheshin ballistëve, por partizanëve. Kur ne kemi shkuar në Grehot për të dorëzuar ultimatumin, ngritëm flamurin kombëtar por në këtë kohë vijnë Bedri Spahiu, Liri Gega, Dilaver Poçi, Nexhmije Hoxha dhe ngulin flamurin e tyre krahas flamurit tonë. U thashë: O hajdeni me ne, ose largohuni. Ata u larguan. Ndërsa unë prisja tek dera përgjigjen e ultimatumit, nuk u mor vesh se kush bëri një provokim dhe italianët filluan të qëllojnë nga të tëra anët. Ballistët ishin të papërgatitur, dhe u zunë krejtësisht në befasi. Aty janë vrarë 36 veta, nga Nivica, Progonati, Lekdushi, Golemi etj. Vetë, u plagosa dhe urgjent më çuan në spitalin italian. Në kohën që plasi lufta, Hysni Lepenica kthehet nga Libohova dhe aty vritet. D.m.th, në atë pellg të vrarësh ku ndodhi masakra, u vra edhe Hysni Lepenica me gjithë shoferin e tij nga Lekdushi, jo se ka qenë Lepenica në luftime, siç është interpretuar… Ballistët u prenë ujin italianëve dhe në këmbim të oficerit rob italian më tërhoqën edhe mua, duke më dorëzuar tek Balli, ndërsa vetë italianët, zbatuan dorëzimin e tyre për tek komunistët, rrugës për në Sarandë”.

Nga ana tjetër, ish-partizani Mexhit Kokalari i datëlindjes 3 korrik 1924, avokat, publicist e historian, tregon: “…Para ngjarjes së Grehotit, Bedri Spahiu na këshilloi të mblidhnim kafshët për të ngarkuar armët e italianëve, pasi këta kishin thënë se “armët do t’ua japim partizanëve të Enverit”. Në atë kohë Hysni Lepenica i shoqëruar nga doktor Imami (më pas drejtor i spitalit ushtarak të Tiranës) ishin mbledhur për drekë tek shtëpia e Sefedin Hadërit në Hazmurat të Gjirokastrës. Aty ishte doktor Imami, Hysni Kapo, Koço Muka, Safedin Hadëri dhe po diskutonin. Gjithçka që u zhvillua në Grehot, unë kam qenë prezent, sepse pasi mblodhëm kuajt në Lunxhëri, u nisëm drejt Grehotit, të bindur se do dorëzoheshin municionet nga italianët. Sipas tyre, gjenerali Chiminello pat thënë se armët do t’u jipen atyre që kanë anglezët me vete.

Në këtë kohë në kazermat hapin derën disa nga njerëzit e Partisë Komuniste që na thonë: Ikni se do plasë lufta. Ne sapo kishim kaluar Lumin e Thatë përballë kazermës dhe u befasuam se nuk ishim as të armatosur. Përpara nesh në rrugë kalon një makinë Mileçento e hapur me flamur shqiptar, që sapo

u afrua tek porta e kazermës, u qëllua. Ky ishte sinjali i luftës që shpërtheu brenda kazermës për katër orë. Ne u tërhoqëm, duke lënë kuajt aty, pasi nuk e parashikonim se do kish luftë dhe u larguam barkas drejt Lunxhërisë. Pra, zjarri i italianëve u bë në drejtim të atyre qe kishin tek dyert, nacionalistëve. Në makinë na thanë se ishte Hysni Lepenica me Nano Gjonin (shoferin?!).Të nesërmen divizioni bëri lëvizjen drejt Delvinës….”.

Por është surprizuese për këtë përplasje, ajo çka thotë studiuesi italian Coltrinari një paragraf që po e sjellim në ligjëratë të drejtë: “Një makinë që sillte një oficer madhor të regjimentit 130 të këmbësorisë, erdhi me lajme të këqija, Batalioni i Këlcyrës dhe i Përmetit, ishin çarmatosur prej partizanëve dhe ushtarët ishin vënë në rresht drejt Tepelenës. Pika e Tepelenës ishte çarmatosur nga gjermanët dhe italianët po i çonin drejt Vlorës. Mëngjesit të datës 14, kazermave u ishte prerë uji. Një komision i partisë nacionaliste shqiptare që ndërkohë bashkëpunonte me gjermanët erdhi sërish me një ultimatum që kërkonte dorëzimin e armëve brenda orës 17.00. Gjermanët nga Tepelena me telegram kërkuan që italianët të fillonin marshimin drejt Vlorës. Për të bllokuar zhvillimet, koloneli Lanza u dërgua në shtabin partizan ndërsa koloneli Rossi në atë nacionalist me të njëjtin mesazh “Nuk i dorëzojmë armët tek asnjë palë”.

Orët e para të pasdites, vjen nga Gjirokastra një kolonë shqiptarësh të Ballit Kombëtar, të prirë nga dy mesaxherë që kërkonin dorëzimin e armëve. U dha alarmi dhe mbi 60 gryka të rënda zjarri, veç armëve individuale, ishin gati. Por shqiptarët afruan në qetësi dhe në disa poste, shkëmbenin cigare me tanët, duke biseduar. Gjenerali Chiminello urdhëroi të mos shkrepej asnjë armë pa urdhrin e tij dhe ra në depresion të thellë psikik. Shefi i Shtatmadhorisë ishte edhe më apatik. Shqiptarët ishin ulur buzë rrugës duke folur mes tyre, disa hanin bukë, disa tundnin flamurin e tyre. Nuk dukeshin si grup luftarak, por si njerëz që kishin ardhur të merrnin plaçkën që u takonte (grupet e ballistëve shën.aut). Situata ishte e nderë. U tentua të kërkohej largimi i shqiptarëve ‘”ndërsa një postë ushtarake u zu prej tyre paqësisht, duke biseduar e zënë miqësi me italianët. Ndërkohë, se nga u dëgjua një krismë dhe pa asnjë urdhër, oshëtinë të shtënat nga të gjitha anët, si të shkarkohej një ankth i grumbulluar prej ditësh. Përplasja ishte e ashpër dhe nacionalistët humbën 300-500 njerëz. Më pas një komunikatë e tyre në Gjirokastër fliste për sulmin nacionalist ndaj kazermave italiane, për qindra ushtarë të vrarë dhe për 9-10 ballistë dëshmorë…”.

Sekuencat e rralla: nga ekzekutimi i gjeneralit italian, Chiminello dhe ndihmësit të tij në Limjon të Sarandës

Sekuencat e rralla: nga ekzekutimi i gjeneralit italian, Chiminello dhe ndihmësit të tij në Limjon të Sarandës

Sigurisht, një prej versioneve të pasluftës, ai i shkruar nga veterani Veiz Bajo që mban datën 10 prill 1984, nuk flet fare për përplasjen e italianëve me ballistët, por vetëm për lëvizjet e forcave partizane gjatë atyre ditëve në aksin Gjirokastër-Sarandë. Interesant është fakti që sipas Bajos, armët e forcave të divizionit u dorëzuan më 25 shtator: “Më 25 shtator forcat e këtij divizioni, i dorëzuan të gjitha armët në Qafën e Gjashtës në Sarandë. Në atë mbrëmje, kur dielli i shtatorit sapo perëndonte, trimat e Duçes, që erdhën si triumfatorë më 7 prill 1939, tani u kishin rënë pendët, se i hidhnin përtokë pushkët, revolverat, mitrolozat, mortajat, topat, arkat me municione e bomba, flamurë dhe tërë salltanetet e tyre dhe largoheshin, si pula të lagura….” . Sipas Massimo Coltrinarit, armët u dorëzuan mesa duket nën urdhërat e gjeneral Chiminellos, më 27 shtator, pas marrjes së një radiogrami që konfirmonte rënien e Korfuzit përballë në duar të gjermanëve dhe dorëzimin e trupave italiane atje.

Megjithatë, para se divizioni të vihet në udhë drejt Sarandës mëngjesin e 16 shtatorit (dy ditë pas ngjarjes së Grehotit), duhet theksuar përçarja e thellë midis oficerëve madhorë italianë për mënyrën sesi duhej vepruar, në mungesë totale të urdhrave nga komanda qendrore e ushtrisë, tashmë e zhvendosur në Brindizi nën mbrojtjen e forcave aleate. I paaftë të marrë vendime, i tronditur psikologjikisht dhe nën presionin e oficerëve, sipas Coltrinarit, gjenerali Chiminello thirri një mbledhje të zgjeruar të oficerëve ku u peshuan të gjitha shanset. U vu re se ai, koloneli Lanza dhe disa të tjerë ishin pro dorëzimit të armëve tek partizanët shqiptarë, çka u kundërshtua fort nga koloneli i artilerisë Costadura, koloneli Cirino, kapiteni Tonzi e të tjerë. Përfundimisht, Chiminello u komunikoi personalisht ushtarëve se armët nuk do t’i dorëzoheshin askujt dhe se trupat do të viheshin në kolonë drejt Sarandës. Kështu ndodhi dhe italianët braktisën qytezën ushtarake të Grehotit duke i vënë flakën gjithçkaje që nuk e merrnin dot. Ata shoqëroheshin edhe nga një kamion e një blind i vogël gjerman (ndërkohë që vazhdimisht një avion gjerman vëzhgonte lëvizjet) dhe më 19 shtator pasdite, ushtarët e parë hynë në qytetin e Delvinës. Këtu një delegacion partizan hyri në bisedime dhe u ra dakord që momentin e imbarkimit në Sarandë drejt Italisë, armët e rënda t’u liheshin partizanëve. Por në Delvinë ndodhi edhe diçka tjetër, që do të shenjonte përfundimisht fatin e “Peruggia”-s.

Në dokumentet gjermane të Vermahtit, bobina T 501-259 dhe bobina 314-671 fondi KA XXI, në faqet 4-13 jepet e dokumentuar dhe e firmosur nga dëshmitarët okularë, kapiteni italian Antonio Tonzi, kapiteni Sogglio Marina, nëntogeri Bregam Evelino dhe gjermanët: Rreshterë Shreder Vilhelm, Mahn Husber, Lippeld Fritz, Dorm Manfred, tetar Lohude Hejnrich dhe topçinjtë Bahert Vilhelm, Honer Franc dhe Vildaner Horman, ngjarja e mëposhtme: “…Më datën 15 shtator në orën 14°°, kaloi në Gjirokastër një automjet gjerman, i cili tërhiqte një kamion. Ishin 8 ushtarë gjermanë të ardhur nga Janina dhe donin të arrinin pranë njësisë së tyre në Vlorë. Meqenëse ata nuk kishin karburant ne vumë në dispozicionin e tyre 1000 litra benzinë, por ua ndryshuam mendjen pasi rruga ndërmjet Gjirokastrës e Tepelenës ishte ndërprerë nga partizanët… Për këtë shkak i ftuam udhëtarët gjermanë, për t’u bashkuar me kolonën tonë, që donte të çante nëpër Jorgucat, Delvinë dhe Porta – Edda (Sarandë) me qëllim që së këtejmi, duke kaluar në qafën e Llogarasë të arrinin në Vlorë. Nesër në mëngjes kolona e fortë e përbërë prej rreth 6000 vetash u vu në lëvizje, duke marrë me vete mjetet ushqimore, armët, municionet, lëndët djegëse dhe materialet e domosdoshme… Ne arritëm në Delvinë, e në rregull të plotë, zumë të gjitha fortifikatat dhe qëndruam në këmbë në këtë qytet. Popullsia ishte e arratisur nëpër male, u kthye dalëngadalë përsëri në qytet, por për habinë tonë më të madhe na u desh të shihnim, se nga ora në orë, po shfaqeshin nëpër rrugë gjithnjë e më tepër komunistë të armatosur, të cilët me pëlqimin e gjeneralit lëviznin lirisht dhe nxirrnin patrullat e tyre. Gjenerali dhe koloneli Lanza në Delvinë, thirrën kapiten Tonzin dhe i thanë, se situata qenka shumë kritike dhe se mund të vazhdohet me marshimin për në Porta Eda, për shkak të mungesës në ushqime, dhe se prezenca e ushtarëve gjermanë dhe të 5 vullnetarëve shqiptarë (që të gjithë këta të dënuar për vdekje nga rebelët dhe të kërkuar dendur nga ata), na kanë vënë në një pozitë të vështirë. Pjesa më e madhe e forcave italiane, donte të qëndronte disa ditë në Delvinë me qëllim që të priste ardhjen e një vaporri në Porta Eda, i cili, të bënte transportimin e tyre për në Itali. Komunistët garantonin ushqim për ushtarët italianë (një racion në ditë, bukë dhe ujë). E kuptuam, se me ushtarët gjermanë dhe me ata vullnetarët shqiptarë që ishin nën mbrojtjen tonë, nuk mund të qëndronin më gjatë në Delvinë. Vonë, në mbrëmje bëmë një takim të shkurtër sekret dhe vendosëm, që patjetër të tentonim për të kaluar për në Janinë, nesër në orën 4 të mëngjesit…”.

Gjenerali Chiminello

Gjenerali Chiminello

Në fakt ky grup italiano-gjermano-shqiptar ia doli aventurës për të mbërritur në Janinë dhe siç shihet nga dokumentet, ata raportuan për gjithçka në komandën gjermane: Kush oficer kishte tendenca pro-partizane apo pro-gjermane, si ishte sjellë gjenerali Chiminello dhe shtabi i tij etj, etj. Të ashtuquajturit “vullnetarë” shqiptarë që kërkoheshin nga partizanët ishin Nexhmedin Bejleri e Xhaferr Beqiri nga Libohova, Dule Beshtka, Nole Roci, Nazmi Roshi, Hilmi Hoxha.

Mëngjesin e 22 shtatorit 1943, divizioni “Peruggia” mbërrin në Sarandë, plot shpresa për imbarkim. Por një ditë më pas, nga thellësitë e Kurveleshit zbresin në qytet rreth 1500 ushtarë të gjendje të mjeruar, të çarmatosur e të grabitur nga të gjitha palët. Gjithsesi, më në fund u arrit kontakti me shefin e shtabit të ushtrisë italiane nga Brindizi, gjeneralin Ambrosio dhe një trupë prej 1500 vetësh u arrit të transportohet. Shfaqet sërish në Sarandë i kudondodhuri Tillmann, që edhe njëherë i kërkon Chiminellos dorëzimin e armëve për llogari të partizanëve. Po atë ditë (më 26 shtator) një zbarkim gjerman prej 30 vetësh eliminohet apo zihet rob nga italianët e partizanët shqiptarë, por Korfuzi kishte rënë dhe Ambrosio dërgon pasdite këtë mesazh: “Korfuzi ra. E pamundur tërheqja e trupave nga Porto Edda. Transferohuni në Porto Palermo ku do mundësojmë transportin tuaj…”.

Orët e para të 27 shtatorit, të drejtuar nga koloneli Lanza ushtarët e lemerisur formojnë kolonën për t’u nisur drejt Porto Palermos. Por kolona nuk nisej: Partizanët shqiptarë kërkonin me ngulm armët sipas marrëveshjes se Delvinës. Më në fund, pas dorëzimit të shumicës së artilerisë, armëve e pajisjeve, italianët arrijnë me shpejtësi rrufe në Porto Palermo: 55 kilometra marshim brenda një nate. Por ky do të ishte fundi. Gjenerali Chiminello dhe stafi i tij mbetën në Sarandë, ndërsa ushtarët që u mblodhën në Porto Palermo dhe në rrethinat e Borshit (Coltrinari i vlerëson në rreth tetë mijë vetë) pritën më kot. Gjermanët kishin hyrë më të fund në Sarandë dhe nisën operacionin e titulluar “Spaghetti”, të eliminimit të divizionit “Peruggia”.

Më 2 tetor Chiminello vendos të dorëzohet bashkë me stafin e tij, ndërsa koloneli Lanza tërheq ushtarët e tij drejt maleve të Kuçit me shpresë se nuk do të arrihet nga gjermanët. Operacioni “Spaghetti” drejtohet në terren nga grupi më i sofistikuar, batalioni I i regjimentit 99 malor gjerman, i drejtuar nga majori Dodel. Disa raporte gjermane flasin për numra italianësh robër që variojnë nga 3000 në 4 mijë e ca vetë, që ekzekutohen më pas grupe-grupe ndërsa një pjesë tjetër mbahen si punëtorë hamallëqesh nga nazistët. Disa të dhëna mbi oficerët i jep Massimo Coltrinari: Gjenerali Chiminello dhe ndihmësi i tij major Bernandelli, ekzekutohen pasditen e 4 tetorit. Në Limjon të Sarandës, më 5 tetor 1943, ekzekutohen rreth 150 oficerë të “Peruggia-s”, trupat e të cilëve hidhen në det. Më 7 tetor, pushkatohen në vend 33 oficerë të kolonelit Lanza të kapur në malet e Kuçit. Më pas, mijëra të tjerë çohen në Bitolje (Manastir) e që andej në kampet gjermane të përqendrimit. Përfundimisht kjo ngjarje në histori, qoftë nga këndvështrimet e Ballit Kombëtar, partizanëve, gjermanëve, italianëve dhe anglezëve, ka një të vërtetë: shtabi italian ka qenë i përçarë pro partizanëve, pro ballistëve dhe pro gjermanëve. Ajo që është anashkaluar është roli qendror i anglezit Thilmann, ndërsa si përfundim, me keqardhje duhet nënvizuar se shpëtimtari i munguar i situatës do të ishte gjenerali fatkeq Ernesto Chiminello, i cili nëse do të kishte marrë vendime të shpejta ato ditë të çmuara, siç shkruan Massimo Coltrinari,“ndoshta do ta kishte sjellë gjithë divizionin e vet shëndoshë e mirë në atdhe”.

April 16, 2016 14:05
Komento

14 Komente

  1. gjin bue shpata April 16, 15:14

    Z. Koçiko, per te pasuruar te dhenat e tua lexo librin ” La Guerra piu lunga” e Benanti dale ne botim ne vitin 1966. Benanti eshte deshmitar okular dhe ka punuar doktor ne Div. Perugia. Aty ai pershkruan shume mire se si ka ndodhur ngjarja. Ne te njejten kohe eshte edhe nje botim anglezi titulluar The Wildest Province: SOE in the Land of the Eagle I v.2008 ku flitet po per te njejten ngjarje.

    Reply to this comment
  2. ZEUSI April 16, 15:17

    tani ITALIA KERKON SI KOMPESIM VLOREN DHE LABERINE E KURVELESHIN E LOPESIN PRA TOSKERINE HAJDE MENDJE HAJDE CFAR HISTORIE TREGOHET

    Reply to this comment
  3. 16 PRILL 1997 April 16, 15:35

    I nderuar Alqi dhe stafit te Dites

    Kujti duhen keto histori qe I kemi lexuar per te 100 here?…sinqerisht asnje gje te re ..vetem copy-paste ??

    Nqs se shigjeta e ketij artikulli eshte drejtuar diku…le te pranojme se lufterat …sidomos ajo e L2B kishte tejkalime nga te dy krahet por asnje krim lufte deri me sot nuk ja kalon Bombardimit te Dresdenit..ku u vrane..refugjate dhe rober lufte ku shifrat e verteta I kalon 100 mije veta …pra 10 divizione sa I Peruxhias.

    Le te njihemi cfare masakre bene ne Dresden anglo-amerikanet qe deri me sot nuk kane kerkuar falje per kete krim kunder njerzimit

    “Firencja e Elbës u zhduk”, dëgjon të thuhet ende sot në Dresden kur kujtohet bombardimi i qytetit më 13 shkurt 1945. Në javët e fundit të Luftës së Dytë Botërore qyteti u kthye në objektiv për bombarduesit anglo-amerikanë dhe me të edhe qindra mijëra qytetarë dhe refugjatë, që e popullonin Dresdenin e që vdiqën në flakët e zjarrit. Një sulm i dyshimtë kriminal nga këndvështrimi ushtarak, gjurmët e të cilit dallohen ende sot. Wolfram Nagel mbi ngjarjet e 7 dekadave viteve më parë.

    Sirena, kundërajror, zhurmë avionësh bombardues, shpërthime bombash.
    Nga një pikëmbështetje në jug të Anglisë u ngritën që në fillimin e mbrëmjes së 13 shkurtit 244 bombardues Lancaster dhe nëntë avionë luftarakë Mosquito. Ata ishin pjesë e flotës bombarduese të Royal Air Force. Ishte e marta e karnavaleve.
    Në orën 21:39 u dha alarm ajror në Dresden, as 20 minuta më vonë ranë bombat e para mbi stadium paksa jashtë qendrës së qytetit. Thuajse gjysmë ore zgjat bombardimi i parë. Ai ishte aq i dendur saqë vala e zjarrit që shpërtheu i vuri flakën gjithë qendrës së qytetit. Një ushtar që mbijetoi kujton:
    “Midis tramvajeve të shkatërruara pashë të vdekurit e parë të djegur, trupa të zvogëluar prej zjarrit, disa vetëm të prekur nga flakët e megjithatë të mbytur. Gra, fëmijë, burra: të gjithë i kishte marrë vdekja e tmerrshme.”
    Sulmi ndaj Dresdenit nuk synonte vetëm të thyente vendosmërinë e fundit të popullatës civile për të rezistuar. Në librin e tij të diskutueshëm historiani britanik Frederik Taylor tërheq vëmendjen tek pozicioni strategjik i Dresdenit, i cili në fund të luftës luante një rol të rëndësishëm:
    “Atje kishte një nyje hekurudhore, kishte një garnizon, ku hynin e dilnin trupa si në çdo qytet tjetër gjerman në afërsi të frontit. Planifikuesit anglezë donin të pamundësonin furnizimin e frontit në lindje. Sulmi nuk drejtohej vetëm kundër Dresdenit, duhet thënë qartë se bëhej fjalë edhe për Kemnicin dhe Berlinin.
    Natën, midis orës një dhe dy erdhi vala e dytë e sulmit. Këtë herë qytetin e bombarduan më shumë se 500 avionë në një sipërfaqe prej 15 kilometrash katrorë.dhe brënda një nate u vranë nga anglo-amerikanet pa asnje aresye mbi 100-135 mijë veta, civile dhe refugjatë duke përfshirë dhe bombardimin e Hamburgut e dy qyteteve te tjera

    POR BOTIMI I KETYRE MASAKRAVE TE DIVIZONIT PERUXHIAS ESHTE “DIRTY JOB” E GAZETES DITA…SEPSE DUHET TE MERRET ME MASAKRAT E SALI BERISHES KU ME DJALLEZORJA ISHTE SULMI I MERCENAREVE TE VERIUT PER TE PUSHTUAR JUGUN KU SYNIMI ISHTE PUSHTIMI I GJIROKASTRES

    Pse nuk merret gazeta me masakrat e Sali berishes qe ne 1997 u vrane “u shfarosen disa divizione Peruxhie” ??
    si sot ne 16 PRILL 1997 GJENERALI I ZENE ROB Sali Berisha u dorzua pa kushte dhe kerkoi nga NDERKOMBETARET DHE PS:

    Edhe pse kriminel Sali Berisha që prej 22 marsit 1992 kur u vetëshpall president Republike, hiqej si i plotfuqishëm, në fillim të muajit prill u dërëzua, kapitulloi.

    Në fakt kapitulli i tij u bë që në datën 9 mars 1997, kur ai pranoi paktin me 10 partitë politike opozitare. Përballë ultimatumit të komiteteve rebeluese të 6 rretheve të jugut, Sali Berisha edhe pse kishte hedhur në veprim SHIK të Gazidedes,
    ushtrinë,
    policinë secrete
    dhe gardën, nuk mundi të rezistoj dot më tej përballë revoltës dhe zemërimit popullor.
    Krejt i izoluar prej ndërkombëtarëve dhe prej shqiptarëve të armatosur, me një pushtet të kthyer në gërmadhë, me një shtet kufomë, me një PD me “poture” të rëna që e braktisi, Sali Berisha, prani dhe kërkoi pakte paqeje. Ai u paraqit përpara shqiptarëve, me flamur te bardhe si kapitullim përpara politikës dhe ndërkombëtareve, me një platformë pothuajse personale, me 5 pika:

    1. Kërkoi ndihmën e Bashkim Finos, kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar, që të bllokonte marshimin e 5 mijë protestuesve të jugut, drejt Tiranës.

    2. Kërkoi ndërhyrjen e PS dhe të 3 krerëve të partive opozitare, për të bindur protestuesit, se ai do të jepte dorëheqje në një moment stabiliteti të vendit.

    3. Kërkoi ndihmën e Romano Prodit dhe Franz Vrahnickit, për të kthyer mbrapa marshimin drejt presidencës dhe kundër tij, të 5 mijë protestuesve.

    4. Kërkoi nga Romano Prodi dhe Franz Vrahnicki, që të largonte familjen jashtë Shqipërisë, pra vajzën, djalin dhe gruan dhe në një moment ekstrem edhe veten.

    5. Kërkoi nga SHBA, të ndërhynte për të qetësuar rebeluesit e jugut, duke shprehur gatishmëri për të dhënë dorëheqjen, duke pranuar kushtet e rebeluesve

    PRA ZOTERINJ TE GAZETES DITA
    PSE NUK MERRENI DERI NE FUND ME MONSTREN BERISHE..

    kush e shpetoi gjeneralin e kapur rob berishe nga revolta e 1997

    kush sherbim secret I huaj e coi nga Tirana ne Lac te Ulajt e MALIT TE ZI

    kush sherbim secret I huaj e mori nga Ulajt e coi ne nje anije luftarake ne Adriatik ??

    KUSH PO E MBRON ME CDO KUSHT KETE MONSER QE KA CFAROSUR JO VETEM NJE DIVIZON PERUXHIO POR NJE KOMBE TE TERE?
    KEQARDHJE PER GAZETEN DITA DHE ALQIT E SAJ PER KETO MJEGULLNAJA..NE ATE VEND ME KEQ SE TE PUSHTUAR..

    Reply to this comment
  4. Edi April 16, 15:53

    Italianët, pordha modhe, dale me nge. Të kishin vepruar shpejt në bashkëpunim me partizanët dhe do shumica do kishin shpëtuar.

    Reply to this comment
  5. KOZi April 16, 16:29

    Si perfundim kur erdhen gjermanet nuk kishte me partizane per te luftuar apo si ndodhi !?
    Shtese miqesore.
    Mbretnija Shqiptare. Tirane me 24/9/1943.
    Arma e gjindarmerise mbreterore.
    Komanda e Pergjithshme.
    Zyra e Komandantit.
    Nr 31-21/1
    P.T.
    Ministrise P. te Brendshme Tirane.
    I parashtrohet asaj Ministrije se si mbas njoftimeve qe kemi, me dt 9 te vashduesit Gjinokastra asht pushtue nga cetat e Ballit Kombetar tuj marre ne dorezim te gjitha Zyrat Qeveritare.
    Me dt 14 po te vazhduesit ne ora 16 jane futun edhe cetat komuniste te cilat jane bashkue me cetat e Ballit ,qe te dy palet kane luftue kunder ushtrise italiane per t,carmatose; Xhenerali i ushtrise italiane i ka dergue fjale komandantit te Ballit per te pushue luftimin e me shkue me marre ne dorezim materjalin e kerkuar..Komandanti i Ballit ka shkue me nje veture me flamur te bardhe dhe posa ka arrijtun ne vend…Xhenerali ka hape zjarr duke lane te vdekur ne vend komandantin e Ballit Hysni Lepenica bashke me disa shoke qe ka pase me vedi. Ka filluar luftimi mes ushtrise italiane dhe cetave ,mbas ketij luftimi kane mbetun te vrame 43 veta nga ana e cetave me qe Xhenerali e kishte minuar vendin.
    Me date 16 ushtria italiane ashte larguar nga Gjinokastra ne drejtim Porto Eda e pas tyre cetat qe te vene prita rruges. Ushtria para se te largohej ka djegur gjith materjalin dhe barakat, nga 43 te vramun te cetave 33 jane te Ballit Kombetar e 10 te Partise komuniste.
    Komandant pergj. gjindarmerise
    Kolonel.
    Hysni Peja.
    …………………………………………………………..

    Reply to this comment
    • kujt i rruhet per gerhotin ? April 16, 17:56

      O kozi i ZI

      PO KUJT I RRUHET SOT CFARE U BE ME GJINDARET E MRETNISE ZOGUT KURVES APO GJUGJMAGJUGJIT EMANULE I TRETE QE JY KELYSHAT I CUAT DHE KUROREN E GJERGJ KASTRIOTIT ??

      po te jete per miqsore kape kete timin qe ekma ndare ne tre pjese

      projekti i CIA në 1949: Si do ndërhyhej në Tiranë

      TOP SEKRET
      21 mars, 1949
      Për: PILIGRIM
      Nga: CICERO
      OPERACIONI SHQIPTAR
      Për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe zëvendësimin e saj me një qeveri të pëlqyer prej nesh,
      mbetet shumë për t’u bërë në terren, përpara se ne të ndërmarrim hapa konkretë. Ne duhet
      të koordinojmë veprimet tona në momentin kur Ushtria kombëtare greke është fitimtare
      në Epir

      Dosja e panjohur e operacioneve sekrete
      Autorët e projektit: Frank Wisner, drejtues i Drejtorisë Sekrete, dhe James Angelton,
      s
      hefi i Kundërzbulimit.
      Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri
      Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet
      tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë
      shqiptare
      të Luftës së Ftohtë. Prej vitit të kaluar, rreth 10 mijë dokumente të
      deklasifikuara hedhin dritë për herë të parë mbi operacionet e Shërbimeve Sekrete
      Amerikane ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumentet në fjalë i përkasin
      periudhës kohore 1949 -1955, periudhë kur një prej shërbimeve sekrete më të fuqishme të
      botës përgatiste në fshehtësi të plotë operacionet klandestine ndaj vendit më të vogël dhe më të varfër të Ballkanit, Shqipërisë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë në kontekstin e tyre historik dhe politik

      USHTRIA ENVER HOXHES
      “Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, agresion luftarak për pushtim
      Sipas dokumenteve faktike, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli i cili në regjimin “hoxhist” quhej “popull ushtar e kufitar vigjilent”, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Këto diversione e sulme ushtarake, kanë qenë sistematike veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë në vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1913, kur “Konferenca e Londrës”, caktoi kufijtë zyrtar shqiptar, duke mbyllur kapitullin e kufijve mes Greqisë e Shqipërisë. Një nga aktet më famëkeqe luftarake greke kundër Shqipërisë, ka qenë sulmi ushtarak i nisur në 2 gusht 1949 në jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të asaj toke shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”.

      KARNAVALET E SALI BYTHISHES
      Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar, porse në traktin e organizatës “MAVI” i botuar edhe nga shtypi grek, shkruhej: “Organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente në janar 1994, i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar, pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga “Seksioni i mbledhjes së informatave”, skuadra PIRRO-l, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut,

      kujt i rruhet per gerhotin ? kur ai vend ka shkue per lesh..

      Reply to this comment
      • KOZi April 16, 22:22

        Ke dalur nga tema. Une prezantova nje dokument te Arkivit ne vashdimesi te artikullit. Per sa shkruani juve drejtoniu Ambasadorit Amerikan dhe Kryeministrit Rama. tung

        Reply to this comment
        • kujt i rruhet... April 16, 23:23

          KOZi !!

          po ta perseris

          kujti i rruhet per “cfarosjen” e nje divizioni pushtues italian kur mbas 1992 u cfaros ushtria legjendare shqiptare qe tani eshte katandisur ne dore te Mrika Kodhelit qe eshte kthyer ne nje drejtoreshe komunale..qe i bien helikopteret shume miljonesh te Sali Rames si te ishin
          ballonat e KOZit qe luante kur ishte adoleshent…prape adoleshent ngele..

          Reply to this comment
  6. Tironci April 16, 17:11

    Llafe llafe, dhe analiza qe i qajne hallin nje trupe pushtuese, ku te pushtuarit hallemedhenj, te cileve shtepite ua dogjen, mallin ua vidhen, burrat ua vrane, dhe ku grate e femijet moren malet per tu fshehur. Ja nje analize e thjeshte, dhe reale per cfare ndodhi: cuditerisht shqiptaret, me c’fare hoqen nga pushtuesit italiane, u treguan mjaft njerezore, dhe ne mjaft raste zemergjere ndaj tyre kur ata kapitulluan. Behet fjale per 44-45, kur bota ishte ne fund te luftes, kur Gjermania po masakrohesh nga ruset, dhe anglo-amerikanet per marrje haku, dhe ku japonezet po digjeshin te gjalle me bomba atomike. Disa italianet me paturpesi duan te ankohen sot se vuajten nga shqipot. Se si ala leberit e Kucit, i lane te gjalle italianet qe u dogjen shtepite, e u vrane pleqte e femijte, asnje here nuk do ta kuptoj!!!

    Reply to this comment
    • albanopol April 16, 19:55

      Leberit dhe shqiptaret ne pergjithesi nuk merren me kermen, e vrasin gjahun sa esht ene kembe. Shqiptari eshte aristokrat edhe ne drejtim te robit.

      Reply to this comment
      • rrem vogli jr. April 16, 23:00

        pyet Aranit Çelen sa rrober Italian therri ne Kuç ato dite me biçak barrinjsh ??
        Tre dite e tre nete rrenkuan ne fund te prroit ne gremine deri sa dhene shpirt

        Reply to this comment
  7. info analitike April 17, 04:53

    Alqi shkruhet “Perugia” e jo “Peruggia”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*