Si u zbulua çifti që vodhi ndihmat e tërmetit

November 30, 2019 18:13

Si u zbulua çifti që vodhi ndihmat e tërmetit

Altin Zekaj, shef i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, janë mes të arrestuarve nga Policia pas një video që qarkulloi në rrjetet sociale, që tregonte disa persona që vidhnin ndihmat e mbledhura për banorët e prekur dhe të dëmtuar nga tërmeti i të martës së 26 nëntorit.

Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat njoftoi një ditë më parë arrestimin e tyre dhe një zjarrfikësi që akuzohen se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme pakosh ushqimore dhe 7 batanije.

18 pako me ushqime të një fondacioni që i kishte përgatitur për familjet në nevojë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mëson Panorama.

Por si arriti policia të gjente se kush i kishte vjedhur ndihmat.

Mes të arrestuarve është edhe zjarrfikësi Arben Taulla dhe komandanti i skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit, Ervin Haxhillari. Ky i fundit ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke treguar çfarë kishte ndodhur.

Nga hetimet Panorama ka mësuar se ishte pikërisht pedagogia Valbona Zekaj, e cila po hetohet në gjendje të lirë, ajo që siguronte ushqimet me anë të një shoqes së saj dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj, i cili urdhëronte Ervin Haxhillarin t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla.

Ka qenë data 28 nëntor 2019 kur Shërbimet e Ankesave në Ministrinë e Brendshme morën informacion se disa persona me uniform policie po kryenin vjedhjen e ndihmave të dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti.

Mësohet se gjithcka është zbuluar pas përgjimeve të pedagoges. Kur ajo ka mësuar për prezencën e policisë në banesën e prindërve të saj, Valbona i ka kërkuar ndihmë një shoqes së saj që të shkojë në banesë dhe të tërheqë pakot me ndihma dhe t’i dorëzojë tek njësia administrative nr. 3 në Tiranë.

Komunikimi i përgjuar

Valbona Zekaj: “…një mikesha ime nga Kosova më ka sjellë 20 pako me ndihma tek shtëpia e mamit tim, ku nga këto 10 pako do t’i çoj Altini në komisariatin e policisë Rinas dhe 10 pako janë për njësinë administrative nr.3 në Tiranë për fëmijët në nevojë. Të lutem a mund të shkosh t’i marrësh tek shtëpia e mamit tim sepse unë jam në Shkodër me Altinin dhe mamaja ime nuk ka mundësi që t’i sjelli…”.

E. N.:“…dakord, por e mira do ishte që t’i dërgosh tek pika e grumbullimit e të gjitha ndihmave…”.

l.h/ dita

November 30, 2019 18:13
Komento

7 Komente

  1. Nik November 30, 18:57

    20vjet burg per kok sekuestrim pasurie femijet ne jetimore ose te te afermit kta jan armiq te kombit per kta zdihet te ket meshire njesoj si ata skam meshire per viktimat dhe familjet e tyre e perkedo qe vuan sot pa mas kta jan armiq te njerzimit pik meshire po u falen shteti eshte njish me ta

    Reply to this comment
    • andi December 1, 07:31

      Po kete funderrinen Pedagogen pse nuk e kane arrestuar apo eshte mikeshe e ndonje te ps se.
      Perfundimsht shqiperia eshte ne duart e hajdtuteve Rilindasve me ne krye kryetarin e tyre.

      Reply to this comment
  2. Klonel November 30, 19:34

    Nuk eshte pedagoge e Akademise…

    Eshte thjesht nje mesuese Fiskujture..

    Eshte thjesht nje nuse partie, e cila mezi flet edhe Shqip, por partija i ka dhene Doktorraturen.

    Mos e ofendoni Akademine me nje mesuese fiskujture qe ben jete Partije…

    Me e keqja eshte se me sa Duket, administrate e larte dhe e ulet, eshte e mbushur me nuse te tilla partije…..te cdo lloj partije….pasi jan te gjitha njesoj.

    Reply to this comment
  3. Arben November 30, 22:02

    MOS KINI MERAK, U ARRESTUAN ATA TE

    “JETA ESHTE QEJF”, QE BENE FILMIMIN.

    KESHTU QE VIDHNI TE QETE TANI.

    Reply to this comment
  4. Arturi December 1, 00:31

    Nuse partir dhe burr partie

    Reply to this comment
  5. KORÇARI December 1, 11:01

    Po administratorët e asaj faqes që shiste online ndihmat e dërguara a u zbuluan ???

    Reply to this comment
    • Arben December 1, 14:29

      U arrestuan administratoret e faqes online qe I zbuloi keta hajdutet edroga, mos ki merak, vidh I qete Tani, vetem kujdes, se po dole ne televizor duke vjedhur, nuk te mbrojme dot as ne.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*