Si vepron një shtet serioz me vijën e interesit të tij historik? Shembulli i Sofjes me veton ndaj Shkupit dhe heshtja si mumje e diplomacisë sonë me fqinjët

November 18, 2020 23:15

Si vepron një shtet serioz me vijën e interesit të tij historik? Shembulli i Sofjes me veton ndaj Shkupit dhe heshtja si mumje e diplomacisë sonë me fqinjët

 

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Në datën 17 nëntor u zhvillua mbledhja e ministrave të jashtëm të BE, e cila kishte në rendin e ditës vendosjen e një date për hapjen nga BE të bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, shpalli veton bullgare për caktimin e një date të konferencës së parë ndërqeveritare të BE me Maqedoninë e Veriut.

Meqë vendimet e marra në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE kërkojnë unanimitet, BE dështoi që t’i caktonte Shkupit një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

Duke shpjeguar qëndrimin e qeverisë bullgare, ministrja e jashtme Zaharieve deklaroi në 17 nëntor se projekti i propozuar nga Komisioni Europian për marrjen e vendimit për Maqedoninë e Veriut “nuk reflekton kërkesat bullgare dhe nuk mund të mbështetet në formën e tanishme”.

Ndërkaq ministrja theksoi në mbledhjen europiane se Bullgaria e përkrah kuadrin bisedues të një date të konferencës ndërqeveritare të BE me Shqipërinë.

Në fakt dështimi i tanishëm i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE ishte paralajmëruar nga dështimi i samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje në 10 nëntor për të arritur një kompromis midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndonëse dy shtetet ballkanike fqinjë ishin organizatorët e përbashkët të samitit.

Dështoi edhe takimi kokë më kokë në Sofie po atë ditë i kryeministrit bullgar Bojko Borisov me kryeministrin verimaqedonas Zaev. Në prag të mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE ministrja e jashtme bullgare shpjegoi qendrimin zyrtar bullgar se “Shkupi duhet të njohë të vërtetën historike. Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut pranon rrënjët bullgare të kombit dhe të gjuhës së saj, kjo do t’i jepte fund tensionit në marrëdhëniet tona”.

Intransigjencën e qeverisë së Shkupit e sinjalizoi dy ditë para mbledhjes së BE, Akademia e Shkencave e Maqedonisë së Veriut, që publikoi në 15 nëntor një promemorie, ku kërkon që integrimi i shtetit në BE të respektojë statusin e tij shtetformues dhe identitetin kombëtar, historik, kulturor, gjuhësor dhe nominal.

Gjendja duket pa rrugëdalje, sepse qeveria e Maqedonisë së Veriut pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE ritheksoi intransigjencën e saj në datën 17 nëntor me një deklaratë, ku sipas agjencisë maqedonase “Makfaks” deklarohet se “qendrimi i Bullgarisë është dështim i BE. Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë objekt për bisedime”.

Në qendër të konfliktit diplomatik dhe politik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE qëndron historia. Janë të njohura qëndrimet e Bullgarisë, e cila nuk njeh as historinë, as gjuhën dhe as identitetin e pretenduar nga Maqedonia e Veriut. Ndonëse Bullgaria ka qenë shteti i parë, që e njohu pavarësinë e Maqedonisë së Veriut në 1991, ajo gjithmonë ka shprehur rezervat e saj lidhur me gjuhën, historinë dhe identitetin e shtetit të ri verimaqedonas, të cilat Sofja i konsideron me rrënjë bullgare dhe pjesë e historisë, e gjuhës dhe e identitetit bullgar.

Bullgaria nuk u bë pengesë në fillim të vitit 2020 që Maqedonia e Veriut të anëtarësohej në NATO, sepse anëtarësimi i saj ishte një interes imediat gjeopolitik, strategjik dhe ushtarak i gjithë vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Bullgarinë, përballë kërcënimit rus. Por tani Bullgaria ndaj fqinjit të vet perëndimor, që pret datën e konferencës ndërqeveritare me BE, ka vendosur të mos ndjekë më tolerancën, që demonstroi në rastin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Tani Sofia ka vendosur të zbatojë veton e saj në procedurën e anëtarësimit të Shkupit në BE, duke aktualizuar më fort presionin që Shkupi të pranojë të vërtetën historike të prejardhjes nga Bullgaria të gjuhës, kulturës, kombit dhe të identitetit maqedonas. Sofja ka paralajmëruar shumë herë gjatë gjithë kohës, që nga anëtarësimi i Bullgarisë në BE në vitin 2007, se ajo do të përdorë të drejtën e vetos për të bërë që Shkupi të pranojë të vërtetën historike të prejardhjes bullgare të popullit, të gjuhës dhe të identitetit maqedonas.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se diplomacia bullgare është treguar tolerante dhe e duruar me Shkupin, ndonëse e ka paralajmëruar prej shumë vitesh që duhet të zgjidhë problemet e hapura me Bullgarinë. Në vitin 2012 kam theksuar vijat e kuqe bullgare para portës së integrimit europian të Shkupit: “Vija e re e kuqe bullgare, që i vendoset Shkupit, me kërcënimin për mbylljen e portës së BE, është një zhvillim serioz negativ në marrëdhëniet dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, i cili mund të ketë pasojat e veta në dinamikën e integrimit të Maqedonisë në BE, por edhe në raportet ndërballkanike” (“Shqiptarët e Maqedonisë-prioriteti i çështjes shqiptare”, Tiranë 2016, fq. 203).

Tani duket çeshtja ka ardhur në një pikë ngopje, ku Maqedonia e Veriut ka nevojë të ndërmarrë hapa, që plotësojnë kërkesat e Bullgarisë. Duket se vendosmëria e Sofies këtë rradhë është më e madhe, sepse ajo ka refuzuar jo vetëm dokumentin e përgatitur nga Komisioni Europian për kuadrin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut, por edhe ndërhyrjen dhe presionin e Gjermanisë si presidente e rradhës e BE.

Qeveria e Shkupit i ka refuzuar kërkesat e Bullgarisë dhe për me tepër ka nxitur një frymë antibullgare në politikën dhe në mediat e saj. Maqedonia e Veriut si republikë dhe si shtet është një realitet i ri politik dhe gjeopolitik, i krijuar për interesa dhe faktorë ideologjikë të rrethanave të pas luftës së dytë botërore dhe nuk ka asnjë bazë shkencore të pretendojë se është një realitet historik.

Ushqimi zyrtar i sotëm i miteve historike është vazhdim i së njëjtës strategji komuniste serbo-sovjetike, që krijoi republikën e Maqedonisë në vitin 1945. Artificialitetin e pretendimeve historike të Maqedonisë së Veriut e vërteton edhe fakti se gjatë 30 viteve të shtetit të pavarur të krijuar në 1991 Maqedonia e Veriut për shkak të vakuumit të saj historik ka ndërruar flamurin, himnin, Kushtetutën dhe vetë emrin e shtetit.

Pikërisht për t’iu larguar ëndrrës megallomane të trashëgimisë historike, në këtë kuadër Shkupi duhet të realizojë përshtatje të reja në funksion të prioritetit të identitetit politik dhe gjeopolitik, pa rrezikuar integrimin europian për pretendime surreale të trashëgimisë antike dhe historike.

Përtej efekteve dypalëshe të përplasjes së tanishme midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me veton bullgare të datës 17 nëntor, ridel si e rëndësishme detyra për të nxjerrë disa mësime nga shteti për besnikërinë ndaj interesit, trashëgimisë dhe vlerave historike dhe diplomatike kombëtare. Historia ka pasur dhe ka një rol të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomacinë e sotme, sidomos me shtetet fqinjë.

Problemi i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut ka filluar qysh kur u krijua nga Jugosllavia në vitin 1945 “Republika e Maqedonisë”, e cila konsiderohet nga shkenca serioze historike si një krijim i Serbisë për të pakësuar influencën e Bullgarisë në popullsitë sllave të jugut të përfshira në Jugosllavi.

Shkenca linguistike e konsideron edhe gjuhën maqedonase si një inxhinjering politik të Serbisë, e cila që në vitin 1945 ngriti një Komision Shtetëror për krijimin e një alfabeti maqedonas. Një nga anëtarët e këtij komisioni shtetëror të Serbisë ka qenë shkrimtari Venko Markovski, (1915-1988), i cili do të deklaronte më vonë se “maqedonasit etnikë dhe gjuha maqedonase nuk ekzistojnë dhe janë rezultat i planeve të Kominternit për Ballkanin”.

Kur Maqedonia e Veriut u shpall shtet i pavarur në 1991 dhe u përkrah edhe nga Perëndimi, Bullgaria ishte e para që e njohu si realitet politik këtë shtet, por nuk pranoi kurrë kornizën zyrtare të Shkupit për gjuhë maqedonase, për popull maqedonas dhe për identitet maqedonas. Ministrja e jashtme bullgare Zaharieva në datën 16 nëntor deklaroi se “në qoftë se Bullgaria mbyll sytë ndaj faktit që Maqedonia e Veriut i qendron ideologjisë së konceptuar nga Stalini dhe Tito, kjo do të jetë në favor të Moskës”.

Në fakt mbrojtja e historisë nga shteti dhe diplomacia bullgare në marrëdhëniet dypalëshe ka ardhur në kreshendo, sepse Maqedonia e Veriut, si shtet pa rrënjë reale identitare, kombëtare dhe linguistike, ndoqi rrugën e gabuar të mohimit të historisë reale të prejardhjes, por u zhyt në përvetësimin e historisë së popujve dhe të shteteve fqinjë.

Ajo ndoqi rrugën e gabuar të maqedonizimit të historisë dhe personaliteteve bullgare, duke u përpjekur të ngrejë një nacionalizëm fals historik. Shkupi ndoqi rrugën e gabuar të përvetësimit të historisë antike të Greqisë, duke pretenduar Aleksandrin e Madh, megjithë absurditetin e saj zyrtar, sepse Aleksandri i Maqedonisë ka jetuar 1000 vjet para se sllavët të zbrisnin dhe të pushtonin Ballkanin. Shkupi përvetësoi historinë dhe personalitetet shqiptare që nga kompozitori i famshëm i Bizantit, Jan Kukuzeli nga Durrësi, e deri tek Nënë Tereza dhe vëllezërit Manaki.

Vërtet historia nuk duhet të pengojë diplomacinë e sotme në ecjen përpara, por nuk është diplomaci ajo që harron apo fshin historinë e popullit të vet. Ndaj qëndrimi i diplomacisë bullgare është një shembull bashkëkohor se si mbrohen interesat e kombit dhe të historisë së tij.

Në këto situata aktuale diplomatike në rajon stonon akoma më shumë qendrimi i papranueshëm i qeverisë dhe i diplomacisë shqiptare përballë presioneve të shteteve fqinj, që duan të na fshijnë kujtesën historike dhe trashëgiminë historike. Mund të shënojmë këtu se Shqipëria e dha votën e saj për pranimin e Maqedonisë në NATO pa i kërkuar asgjë lidhur me të drejtat historike të popullit shqiptar në atë shtet për të qenë shtetformues dhe vendimmarrës në drejtimin e shtetit.

Për fat të keq Shqipëria është sjellë me mendjelehtësi të pakrahasueshme lidhur me mbrojtjen e të vërtetave të saj historike në marrëdhëniet me shtetet fqinjë. Në vitin 2017 kur filluan bisedimet zyrtare midis Shqipërisë dhe Greqisë për të ashtuquajturën paketë të çeshtjeve të marrrëdhënieve shqiptaro-greke, Shqipëria pranoi kërkesën alogjike greke dhe hoqi dorë nga përfshirja në këtë dosje bisedimesh të çeshtjes çame. Shqipëria ndërmori aktin vetvrasës diplomatik që pranoi në bisedimet të mos zihej me gojë as çështja çame dhe as fjala Çamëri.

Diplomacia shqiptare shkelte historinë e popullit dhe të kombit të vet. Çështja çame, që është pjesë e historisë kombëtare, e çeshtjes ende të pazgjidhur kombëtare dhe e identitetit kombëtar shqiptar, u braktis nga diplomacia shqiptare me përulësinë më të madhe. Ishte vija e imponimit grek për të fshirë një degë të rëndësishme të historisë, të popullit dhe të identitetit tonë si Çamëria.

Është një vijë antihistorike, që në mandatin e dytë të qeverisë së Edi Ramës pati si rezultat aktin skandaloz të heqjes së çështjes çame nga programi i qeverisë socialiste, çeshtje të cilën ajo vetë e kishte futur në programin qeveritar të vitit 2013. Është vija e imponimit grek për të përjashtuar nga parlamenti i Shqipërisë kryetarin dhe deputetët e partisë PDIU.

Por qëndrimi i mjerë servil shqiptar ndaj Greqisë nuk është aksident. Sepse këtë qendrim përulës ndaj atyre që na vjedhin historinë tonë ka mbajtur shteti dhe diplomacia shqiptare edhe ndaj Serbisë. Në tetor të viti 2013 Serbia kulmoi projektin e saj zyrtar “Edikti i Milanos 313-2013, Serbia”, ku në mënyrë flagrante përvetësonte aktin dhe veprën lapidare të perandorit Kostandini i Madh, i lindur në viset e Dardanisë, dhe ia shiste botës si përkatësi serbe. Serbia organizonte projektin diplomatiko-shtetëror të përvetësimit të Kostandinit të Madh, që ka jetuar 400 vjet para se sllavët të zbrisnin dhe të pushtonin Ballkanin.

Por shteti shqiptar, qeveria shqiptare dhe diplomacia shqiptare heshtën si mumje dhe nuk bënë asnjë përçapje diplomatike dhe mediatike nëpër kancelaritë dhe qeveritë europiane për të ndriçuar të vërtetën se Kostandini dhe vepra e tij nuk kishin asnjë lidhje me Serbinë dhe historinë serbe, por kanë lidhje me historinë e kombit shqiptar.

Leksionet, që diplomacia nuk duhet të shohë nga historia, janë përralla për kozmopolitët e shteteve të vogla. Të gjithë shtetet e botës respektojnë historinë, trashëgiminë dhe vlerat e tyre historike në marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe nuk lejojnë cenimin e vijës së interesit historik kombëtar. Sofja dhe Shkupi sot po zihen për përkatësinë historike, por Shqipëria e sotme po e shet falas historinë e saj.

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

November 18, 2020 23:15
Komento

22 Komente

  1. Niku November 19, 00:46

    Z. Murati i keni të gjitha të sakta, me përjashtim të shprehjes:” Shkupi
    ndoqi rrugën e gabuar të përvetësimit të historisë antike të Greqisë, duke pretenduar Aleksandrin e Madh”. Historia i referohet hapsirës dhe kohës. Në kohën e Aleksandrit, Maqedonia nuk ishte Helene dhe maqedonasit ishin një degzim i ilirëve, pra ishin më afër ilirëve se sa helenëve. Në atë kohë ishin qytete-shtete dhe lufta bëhej tribu me tribu, pra ilir me ilir, apo Sparta me Athinën. Për sllavët maqedonas apo bullgarë historia fillon pas shekullit të VI të erës sonë. Pra ata nuk kanë ekzistuar. Por duhet kujdes kur flasim për grekët, emër që është vendosur vonë dhe territori i zmadhuar në kurris të të tjerëve. Ngatërohet koha e Aleksandrit me kohën e sotme dhe territori i tij me territorin e Greqisë së sotme.

    Reply to this comment
    • Bureto November 19, 12:57

      Drejt @Niku! Me siguri Shaban Muratit do t’i ketë rrëshqitur kjo ‘lajthithje’, së ciles që i ka fryrë vazhdimisht me aq zell ‘megaloidheja’ greke.
      Me të tjerat dakord me zotin Murati, i cili e njeh mire Maqedonine, sepse aiper disa vjet ka qene ambasador i Shqiperise në Shkup. Shkrimi duhet lexuar edhe ,ose sidomos midis rrjeshtave, sepse aty gjejme interesin tone madhor kombetar te neperkembur. Krijimi i Maqedonisë, në kuadrin e ish Jugosllavisë, të krijuar per te kenaqur interesat e fuqive fituese te L.I.bot, kishte si qëllim kryesor ruajtjen/mbajtjen brenda territorit të saj faktorin shqiptar në atë rajon, nderkohe qe Kosova i ishte perfshire qysh në 1913 ne Londer. Ne situaten e re gjeopolitike, po të kishte qene ndryshe, pjesa lindore e asaj qe sot quhet Maqedonia e Veriut, do t’i bashkohej Bullgarisë dhe ajo lindore Shqipërisë. Mos harrojme se Bullgaria ne fund te luftes se pare Bot. ishte nder fuqite humbese te saj dhe per kete ashtu si austro-hungari dhe Gjermania u ndeshkuan. Keshtu që problemi nuk eshte kaq i thjeshte, perkundrazi është shumë më i thellë dhe më i komplikuar se sa cicmicet diplomatike që dalin here pas here në siperfaqe.Të gjitha keto jane pasojat e lojrave të Fuqive të Medha Europiane, perfshire pa dyshim Rusine, të cilat, pas shperberjes se Perandorise Otomane, pas perfundimit të luftarve I-II ballkanike dhe asaj të Pare Boterore, krijuan kete mozaik aspak real me ate të historise, duke favorizuar dike e duke sakrifikuar një tjeter komb. Në kete kuader më i demtuari/sakatuari ka qenë kombi shqiptar, i cili sot, si askund në bote, ka në kufijte e tij vetem troje shqiptare, e të banuara nga shqiptare, por qe ndodhen në shtete te tjera, perjashtuar mbas vitit 2008, Kosoven, e cila u pavaresua dhe u krijua si shtet me vete, por po nga te medhenjte me rezoluten 1244 të Keshillit të Sigurimit, e ka te nadaluar t’i bashkohet shtetit ame. Keto jane padrejtesiste e tyre që e mbajne Ballkanin me të drejte në këmbe si një vend krizash të perhershme dhe që po me të drejte eshte cilesuar si “Fuçi Baruti’. E fundit që dua te shpreh eshte ajo qe e shohim perdite, se Europa e ka te veshtire qe ne kuadrin e pranimeve te reja ne BE, e ka te veshtire ta ndaje Shqiperine nga Maqedinia e veriut. Si të thuash, historia i ka vene te dy keto vende në kushtet e vellezerve siameze. Gjithmone do të gjendet nje sebep per njeren apo per tjetren pale qe asnjehere ato te mos pranohen veçmas sipas performances se seciles. Keto veshtiresi i perodren ne menyre qellimkeqe, në funksion te marrjes apo mbajtjes se pushtetit, nga forcat politike, duke bere gjoja sikur nuk kuptojne se si luhen lojrat politike në kancelarite e medha. Mesa duket orekset nacionaliste kane filluar te lulezojne dhe vete brenda BE, dhe ndodhta nje rrezik duket ne horiuzont, qe mu per kete arsye, nje dite Europa, në vend qe kontinenti Europian te bashkohet në një SHBE (Shteteve te Bashkuara të Europes) të shperbehet fare dhe aq sa është. Ppopujt, sidomos ata të Ballkanit Perendimor, me te drejte jane lodhur nga keto lojra.

      Reply to this comment
  2. Fluturon, fluturon... gjeli i detit November 19, 07:22

    Shitjen dhe falsifikimet e historisë faktikisht i kryejnë dobiçat e shkolluar, dhe në rastin konkret, ajo që duhet saktësuar është se historinë e kanë nxjerrë në ankand si mall pa zot një grusht batakçinjsh, të cilët nuk e kanë problem të vënë interesat vetijake mbi interesat jetike të kombit.

    Duke qënë se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve autoktonë sot jeton brenda asaj “toke të xanun”, të cilën në 1913-ën fuqitë e mëdha ja shqyen pa mëshirë truallit amë si kofshë pule, atëhere është detyra e historianëve të patredhur dhe e institucioneve përkatëse që ta mbrojnë historinë e kombit me çdo lloj mjeti nga shtrembërimet e qëllimshme. Historia nuk shitet, se indirekt janë shitur trojet. Shën Naumi është shembulli më tipik. Është lënë enkas në harresë aq sa sot brezi i ri nuk e ka fare idenë se sa shpejt u fluturon shqipfolësve gjeli i detit nga duart.

    Aksidentalisht dhe si pasojë e presionit të gërqisë për vendosjen e vetos në BE, sot “kofsha e shqyer” me emrin qesharak vorio makedonia (fjalëformime të kësaj natyre janë bash pisllëk historik) po shfaq të njëjtat mangësi të theksuara shtetformuese e ligjzbatuese për sa i përket përshtatjes dhe përqasjes në strukturat e bashkimit evropian, sa që gjella (vetoja qesharake) e qeveritarëve bullgarë duket sikur është kavërdisur me lugë druri në kuzhinën e brukselit, dhe si e tillë lë të kuptohet se shanset që ky palo shtet i sajuar me një të rrotulluar të lapsit mbi hartë të paktën për një dhjetëvjeçar do vazhdojë të ushqehet si foshnje me lugën bosh.

    Reply to this comment
  3. SUPER SHKRIM November 19, 09:46

    Z. Mutati, ju meritoni titullin “nderini kombit”! Por nuk ka lider politike qe tjua japi…! ÇESHTJA KOMBETARE PO SHITET SI KREDO POLITIKE NGA PD-PS-LSI, njera parti tradheton, njeha kur’vëron dhe njera hesht… Po 30 vite dhe premtimet elektorale janë perseri te copa e bukes… tek uji… tek rruget tek heqja e balltes nga kepucet… Z. SHABAN MURATI, DIPLOMAT I NDERUAR, JU LUTEMI MOS HIQNI DORE NGA TË VËRTETAT! Shume pateiote e kane fikur penën… ju lutemi mbajeni ndesur e mos u dorezoni! Zoti ju dhente shendet e jete!

    Reply to this comment
  4. Remo November 19, 10:17

    Na doli perseri Shaban Murati turkoshaku i Saliut.
    Ish diplomatit qe i “dhemb” kaq shume ceshtja Shqipetare ne rajon, po si nuk e tha nje fjale ky per paudhesite e Saliut atehere?
    As per ceshtjen e detit, as per varrezat e ushtareve Greke qe u firmosen ne ate kohe perse nuk e tha nje fjale?
    Se andej nga Maqedonia ky dhe Fahri Balliu dine akoma me shume, pse si thote dhe keto!

    Na qenka indinjuar per Konstandinin…hahaha po ky eshte i vijes islamiste dhe kur Erdogan e ktheu Kishen Agia Sofia ne xhami ka ferkuar duart, ky eshte perhere i sponcorizuar nga TIKA Turke.
    Po shpikjen qe na bene ne Tirane palohistorianet se gjoja Nena e Gjergj Kastriotit na qenka Serbe, tha ndonje gje ky?

    Shikoni cfare ligesie thote: “Eshte vija e imponimit Grek per te perjashtuar nga parlamenti i Shqiperise kryetarin dhe deputetet e PDIU”
    Po kush e perzuri Shpetim Idrizin sahanlepiresin e te gjitha kraheve more Shaban zorra, po Dashin e Havase Camin nga Vlora…
    Qe ka qene nje regji e huaj per ti nxjerre te gjithe nga Dulja tek Basha e Mona, po qe ka qene, dhe ky si nuhates perse nuk e thote?
    Cfare ceshtje came more ti dhe si do ti tundesh kembet tjeterit kur ai ka dhe gurin dhe arren ne dore. Perse e krijuan partine came PDIU? Sali Berisha i ka perdorur gjithmone, kete strategji ndoqi ne Jug per ti pasur me vete, dolen gjoja si te persekutuar nga Enveri! Aspak e vertete.

    Edhe ne shkrimin e kaluar ku Shaba na foli per nje X zyrtar te MPJ qe na kish bere nje marreveshje sekrete, po kurre nuk na tha kush e si e ka bere, e nese ishte e vertete ta akuzonte hapur. Keshtu me shkrime ne ere askund nuk shkon.
    Kush ngre akuza te drejta per keta qe jane ne pushtet sot, po jam dakord dhe ka shume te tilla ,por jo nje si Shaba se e dime per ke e ben!

    Reply to this comment
    • mirel November 20, 19:02

      Remo spiuni 8 Dules po e akuzon Shabanin pikerisht per ato qe nuk paska thene e nuk paska bere. Rast unik. Meqe Remo nuk ka argument per argumentin e Shabanit, pretendon te ndjeke nje vije mohimi te Pavaresise se Shqiperise duke atakuar direkt denoncuesin e tradhetise te Ramut Dule Vucicit.
      Remo kurva, ne detyre si zagar i Dule Ramutit per te sfumuar sado pak rrezikun e te vertetes, nuk vonon te shfaqet me tere vrromllekun qe ushqehet nga Dule minorikari dhe nga tagjia greko serbe e Ramutit.
      Shabja qenka fajtor pse nuk ka thene asnje fjale nga ato qe pret Remua, per kete e per ate. Po ja more Remo, kishim ekspert Ramutin, mikun e Klosit, qe thote se serbet e kane shqiponjen dhe flamurin simbole te lashta kombetare te tyret. Ashtu sic kane lahuten te tyren. Tani te kemi dhe ty ekspert per linjen turke te shqiptareve, qe si thua ti, te perfaqesuar nga Shabja, paska nje regji te flase tani, e te mos fliste atehere.
      Gjeni me vete je o dhiari i Dules me dhjevatirio italane. Ta kam thene dhe me pare. Dhjevatirua nuk te ben me te mencur, por te ben dhiar te devotshem, tip vulve e Dules..dmth

      Reply to this comment
      • Remo November 21, 11:16

        Dole prape more kopili Mirel, ose gjithollogu qe shikon enderra me sy hapur.
        Po cfare ke shkruajtur ketu o psikopat, nga rakia e Likes ke pire?
        Ke filluar vete rehabilitimin per tu kthyer ne gjirin e Partise se Debilave , dhe mire ben, u duhesh se iku i biri i Fahriut.
        Perse e tjeterson ate cfare kam shkruajtur une me lart? Perse eshte kujtuar tani te beje “atedhetarin” me lira turke Shaba( ja me poshte ke dhe Arben osmanlliun qe nxori direkt veshet, njelloj si ti )dhe pse nuk u ndie atekohe me Saliun? Ja more ti kaq kisha une, ti me permend Dulen! O gjysmak, leri ato fabula me “dhjevatirio” e dil nga perroi psiqik se je keq fare. Te shkuara.

        Reply to this comment
  5. Arben November 19, 11:42

    Remo diplomati i njohur i ka trajtuar si cedhtjen e detit ne nje liber te posacem dhe ate te varrezave te ushtareve greke me syrin e diplomati dhe patriotit shqiptar.Insinuatat tuaja jane percarese dhe dashakeqe.Eshte koha per te kontribuar me profesiinalizem e dashuri per Atdheun.

    Reply to this comment
    • Remo November 19, 14:17

      Po more Arben po,keshtu duhet te ishte por ti perdite nuk e ndan Sulltanin nga goja.
      Ti mohon shtetin ku jeton se te mungon baba Turk, prandaj nuk te shkon ky lloj “patriotizmi”
      Ke pjerdhur me kohe more ti.

      Reply to this comment
  6. XXXL November 19, 12:57

    Termin Maqedoni pas grekëve shqiptarëve u takon ma tepër ta përdorin se mongolve bullgarë por përmes kësaj Republike bullgarët jo se ruajten identitetin e tyre por aritën që të rrisin numrin e popullësisë duke asimilu me dhunë edhe shqiptarët myslimanë se për ata katolik dhe sidomis ortodox deri sa shqiptarët krishterë u asimiluan lehtë se me siguri ishin na të pakët nga shqiptarët mysliman Shkupi zyrtar shkoi edhe ma extrem se Beogradi ndaj shqiptarëve ky i fundit shqiptarët e Sanxhakut i quajti vetëm myslimanë dhe jo serb mysliman si Skupi që i shëndrroi në maqedon mysliman

    Reply to this comment
  7. VATRA November 19, 13:17

    Kur Kosova me 17 – 02 – 2008 ma në fund edhe zyrtarisht kērkoi pērkrahje politike për
    njohëje ndërkombëtare për pavarësi politike nga Serbia qeveria shqiptare në vënd se të vepronte si BG me Maqedoninë qeveria e shtetit amë ishte diku kah mesi apo fundi i valës të njohjes ndërkombëtare të Kosovës kurse ky Murati e heshtë kētë presedan të qeverisë Berisha dhe fletë për Çamërinë e boshatisur nga çamët nëse greku dëboi çamēt në atë kohë përse edhe shqiptarët nuk dëbonin minoritarët si kundër pëgjigjëje dhe tash bëjnë sikur do ta ringjallin prap kjo ma kujton atë kufirin e Mollës të Kuqe

    Reply to this comment
  8. !!!! November 19, 13:28

    Kur Greqia i bēri Maqedonisë embargo dhe ku Shkupi zyrtar as atëhere nuk zbatonte marveshtjen e Ohrit ishte shanci që qeveria e asaj kohe të shfrytëzonte këtë rast për presion që të realizonte ato të drejta minimale që edhe vet i kishte pranu zyrtarisht por ruana zot u hapën rrugët dhe portet shqiptare ma tepër se sa për vet Kosovën thaji edhe këto o Shaban dhe trego se Bullgaria e madhe vetëm që do të jetë edhe na rrezik se Serbia ata janë të parët që zhdukën shqiptarët ortodox nga gjeografija e Vardarit te ne themi nga nji maqedon dalin dy serb ata janë njiher shqiptarë pastaj bugar pastaj serb taman identitet i çiroditur

    Reply to this comment
  9. Tartari November 19, 15:34

    Bravo “Bureto” jeni konkret dhe i sakte. vec nuk keni permendur dicka, qe z. Murati e nxjerr ne publik (une e degjoj per here te pare,), qe ne bisedime shqiptaro-greke te vitit 2017 , pala shqiptaree paska rene
    dakord qe te mos flitet per ceshtjen Came ! Sa e vertete eshte kjo thyerje historike
    dhe kush mban pergjegjsi per kete? Pse nuk flet z. Bushati, ish ministri i jashtem i asaj kohe? Faleminderit!

    Reply to this comment
  10. mirel November 19, 16:33

    Nuk eshte vije Anthistorike, por Antikombetare o Shabe. Thuaje hapur dhe pa frike. Rama eshte tradhetar i ndyre qe e ka shitur Shqiperine si Butrintin, me gjithe toka det e histori. Gremina shqiptare eshte geope e hapur per vite me radhe. Populli lepihet pas buceve.te Rames.
    Shqiperia nuk ndjek shembullin e Sofjes, por te ndonje Sofie qe q.het njehere me Dulen dhe heren tjeter me Sheshelin.

    Reply to this comment
  11. Gzim Kulufi November 19, 16:38

    Po ti kerkoje rrenjet e thella Ekaterina Zahareva, do i dale vellai i saj njw afrikan ne Ugande! Bullgaret jane perzier nderkohe me te tjere, maqedonasit me te tjere; keta te fundit jane ndikuar edhe nga kultura helene shume me teper se bullgaret! Keshtu qe Ekaterina nuk mund te kapi vetem nje periudhe te caktuar te historise, ku bullgaret pushtuan edhe Maqedonine me gjithe Epir dhe nje pjese te zonave veriore pas-ilire, duke dale deri ne Adriatik.

    Reply to this comment
  12. Gzim Kulufi November 19, 16:39

    Po ti kerkoje rrenjet e thella Ekaterina Zahareva, do i dale vellai i saj njw afrikan ne Ugande! Bullgaret jane perzier nderkohe me te tjere, maqedonasit me te tjere; keta te fundit jane ndikuar edhe nga kultura helene shume me teper se bullgaret! Keshtu qe Ekaterina nuk mund te kapi vetem nje periudhe te caktuar te historise, ku bullgaret pushtuan edhe Maqedonine me gjithe Epir dhe nje pjese te zonave veriore pas-ilire, duke dale deri ne Adriatik…

    Reply to this comment
  13. Pano Hallko November 19, 22:36

    “Leksionet, që diplomacia nuk duhet të shohë nga historia, janë përralla për kozmopolitët e shteteve të vogla. Të gjithë shtetet e botës respektojnë historinë, trashëgiminë dhe vlerat e tyre historike në marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe nuk lejojnë cenimin e vijës së interesit historik kombëtar”…
    Sepse është njohës perfekt i Historisë së Shqipërisë, Rajonit dhe më gjerë, prandaj Ambasadori ynë i shquar-Prof. Shaban Murati, vazhdon të… “operojë pa narkozë”. Për këtë lloj operacioni, ka nevojë shoqëria, politika dh ediplomacia.
    Përgëzime Profesor!

    Reply to this comment
  14. fery November 20, 11:33

    Nga edukata qe ka z. Murati ai nuk e thote drejteperdrejte por terthorazi se linja qe ndjekin politikanet shqiptar eshte antihistorike por, znj. Elena Kocaçi e thote me drejteperdrejte, se politikanet shqiptar ne keto 100 vite te fundit jane paguar nga Greqija,Turqija dhe Serbija dhe, ata teadicionaloshte kane ndjekur kinjen antikombtare dhe tradicionalishte kane tradhetuar interesat e kombit shqiptar dhe popullin e vete

    Reply to this comment
    • Erdogan November 20, 15:15

      E Verteta historike eshte qe Albania u krijua si shtet me shumice kombetare turke nga Turqia.
      Kombetare eshte ajo qe eshte e Vertete ka thene Pieti Kombetare Greke Solomos.
      Kjo e Vertete historike eshte e bazuar tek individet qe e krijuan kete Shtet dhe Evropa e mosmirenjohjes kunder Greqise Epirit,Ilyrise dhe kunder vete Identitetit te saj.
      I vetmi vend qe ka Kryeqytetin e Saj te pushtuar eshte Greqia.
      Kjo zone historike quhej Ionia sa siperfaqja e Frances ku ka lindur poeti i pare Evropiane Omiros,Filosofi i pare Evropiane Thales nje nga 7 te Diturit e Lashtesise,Mrekulli te botes qe akoma germojne Turqit dhe gjejne Greqine e Lashte.
      P.sh.Arnautet nga turqit dhe Arvanitasit,jo rastesisht u quajten Albanas pretendojne qe jane popull i Lashte dhe paraarrdhesit e tyre quheshin Ilyre.
      Por te mohosh historine e shkruar nga Historiane te pandikuar politikisht eshte thjesht Idiotesi dhe Turp.
      Kostantini si Perandore Ilyre i fundit i Romes eshte ofenduar nga Turqit dhe Turkoallvanosat.
      Ta quash Stamboll dhe jo Kostantinopolis eshte turpi me i Madh qe tregon poshtersi,ignorance,hipokrizi.
      Te ashtuquajturit Shqiptare nuk e respektojne historine dhe historianet dhe kjo tregon karakterin e popullit shqiptare.
      Historia e shkruar nga Greket dhe Greko-Romaket e kane te documentuar qe Perandori Ilyre Kostandinos Megas Kostantinos e kishte nenen Greke Eleni dhe i Ati mbiemrin Greke Xlloros (i bute shqip).
      Nje nga faktet qe Evropa nuk e quan p.sh Omiros por Homer,Zeusi Jupiter,Afroditin ne Venus,Aris ne Mars,Elenin ne Helena,Odhiseun ne Uliks,Arxilean ne Akil,Irakleos ne Herkul etj eshte se ka kopjuar cdo gje Greke dhe zilia dhe urrejtja qe kishin (kjo duket edhe sot) per Greqine kjo eshte aresyeja pse mbeshtesin Turqine nga cifutet qe e kane te shkruar ne Torah armikun nr1 te tyre,Helenizmin.
      Kush mendon se Kishat dhe Feja e mallkuar Abrahamike e ignoranteve eshte e ndare nga Shteti eshte thjesht Idiot.
      Rilindja Greke Evropiane nuk u realizua plotesisht nga te Krushteret e Inkuizicionot se i kane duart me gjak kunder Lirise,Shkences,Dijes,Dashurise midis popujve.
      Pompeo vjen verdalle dhe flet per “Lirite e Besimit”!
      Por kur vjen puna per Xhamine Agia Sofia nuk reagon por per Pstorin beri namin.
      Maqenese flasim poer termin Lashtesi Kombetare,Greqia si Komb njifet si e Lashte as Itali e lashte,as Gjermani,as Angli,as France.
      Bile Romen e Lashte e krijuan Greket e Troas apo Ilion ne Dhardhanele emer ky i Mithollogjise dhe historise Greke
      Keto shtete jane te krijuara nen ndikimine Civilizimit Greke qe fillon nga Pyles tou Irakleos (Gjibraltari i sotem) qe greqisht do te thote Porta e Herkulit qe del ne Oqeanus,deeeeeeeeeri ne Persi emer ky Grek nga Farsi qe do te thote i paster.
      Maqedhonasit kishin per Mbret Persis.
      Faktet historike duhet te ndihmojne popujt te ndergjegjesohen dhe te ndjehen te respektuar dhe jo te mohojne Identitetin per interesa te perkohshme qe ndikojne negativisht

      Reply to this comment
    • mirel November 20, 15:34

      Ku e thote Zonja kete? A thirrje kombetare per veprim? Konstatimet, sic thote xxx, i bejme vete, pa patur nevoje per theniet e Kocaqit dhe te Shabes. Puna eshre qe njerezir duhet te pozicionohen ne lufte kunder fenomenit qe po ndodh, ndryshe per cfare flitet?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim