Siguracion makine në portin e Barit, Policia: Bëni kujdes, janë mashtrues

July 28, 2019 19:04

Siguracion makine në portin e Barit, Policia: Bëni kujdes, janë mashtrues

Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari i ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të mos bien pre e personave që përpiqen të shesin polica sigurimi në portin e Barit. Ajo njofton se nuk ka asnjë punonjës shteti shqiptar që ofron shërbime konsullore pasi ato ofrohen vetëm në Konsullatën e Përgjithshme në Bari.

“Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari njofton të gjithë udhëtarët që lëvizin me automjete nga Bari për Durrës të mos bien preh e mashtrimeve të personave të paligjshëm, të cilët përpiqen t’ju shesin polica sigurimi në portin e Barit.

Këto siguracione të përpiluara me dorë janë false dhe nuk ju mbulojnë sipas ligjit në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka asnjë person të autorizuar në portin e Barit që shet siguracione. Nëse automjeti juaj është i pajisur me siguracion që nuk mbulon Shqipërinë, atëherë duhet të prisni policën përkatëse vetëm pasi keni mbërritur në portin e Durrësit, ku janë edhe agjencitë përkatëse të sigurimeve.

Kujtojmë edhe njëherë qytetarët, se nuk ka asnjë person të autorizuar apo punonjës të shtetit shqiptar në portin e Barit që ofron shërbime konsullore. Shërbimet konsullore ofrohen vetëm në Konsullatën e Përgjithshme në Bari në adresën: Via Pasquale Villari, n. 50”, thuhet në njoftim.

e.t./dita

July 28, 2019 19:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*