Siguracioni i makinave/“Sistemi i ri penalizues, ja kush paguan më shumë e kush më pak”

August 22, 2015 07:03

Siguracioni i makinave/“Sistemi i ri penalizues, ja kush paguan më shumë e kush më pak”

Në janar 2016, pritet të nis nga zbatimi sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Ekspertët thonë se ky sistem nuk është i duhuri pasi penalizon një kategori shoferësh dhe favorizon një tjetër.

Ekspertët

Konkretisht Kadri Morina si përfaqësues i një kompanie sigurimi, thotë se ligji penalizon me rritje të sigurimit drejtuesit e automjeteve që kryejnë aksidente, dhe favorizon ata që kanë një historik të pastër. Ndërkohë, që përmban edhe një sërë elementësh të tjerë mbi të cilët llogaritet primi i sigurimit.

“Sistemi bonus–malus nga vetë fjala do të thotë bonus-përfitim dhe malus-dënim; që nënkupton që nëse ke një historik dëmesh, 1, 2, apo më shumë aksidente, në momentin që bën sigurimin ke një pullë të kuqe në sistem dhe kështu të rritet automatikisht primi i sigurimit; ndërsa ai që nuk ka dëme përfiton bonus. Ne kemi mbi 1 vit e gjysmë që po testojmë; pra sistemi bonus-malus është në test, por historiku i dëmeve do punë akoma, të madhe,” thotë Kadri Morina.

Por tashmë infrastruktura është e ngritur dhe ligji i ri do të shmang abuzimet në treg si dhe do të rris konkurrencën mes kompanive.

Në shumë shtete europiane ky sistem funksionon prej vitesh dhe ka treguar që është efikas në uljen e numrit të aksidenteve, duke bërë që për shkak të kostove, drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm në rrugë.

Sistemi i ri

Kështu sistemi i ri për llogaritjen e siguracionit të makinave do të penalizojë të gjithë ata që kanë kryer një aksident nga data 3 mars.

Në draftin e ri parashikohet që “historiku me qëllim vënien në zbatim të sistemit fillon nga data 3 mars 2015”.

Pra çmimet, do të varen nga numri i aksidenteve dhe historiku i çdo shoferi. Aktualisht çmimi i sigurimit të makinave, i detyrueshëm me ligj, është fiks. Pra, në rast se do të sigurosh automjetin, çmimi që ofrojnë kompanitë është përgjithësisht i njëjtë. Ai ndryshon vetëm nga cilindrata e makinës.

Çmimet e reja

Në draftin e ri parashikohet që çmimi të ndryshojë sipas sjelljes së shoferëve, ose siç njihet ndryshe, sistemi “Bonus­Malus”.

AMF parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Për çdo kategori është vendosur edhe një koeficient.

Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla. Në këtë mënyrë ndryshon edhe çmimi i siguracionit. Në draft parashikohet që një shofer i ri dhe përgjithësisht të gjithë shoferët, pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të hyjnë në klasën e 13­të. Në draft janë parashikuar edhe si do të bëhet zhvendosja e shoferëve nga një klasë në tjetrën.

“Ulja e klasës së riskut me një klasë në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë aksident gjatë vitit të kontratës. Rritjen e klasës së riskut me 2 klasë nëse i siguruari bën dëm gjatë vitit të kontratës dhe 5 klasë nëse bën dy dëme”.

Rast

Nëse marrim një shembull: sot çmimi i sigurimit të një makine është 16 mijë lekë në vit. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, ai do të llogaritet sipas historisë së aksidenteve të shoferëve nëpërmjet formulës së mësipërme.

Kështu, në rast se një shofer nuk ka bërë asnjë aksident nga data 3 mars, ai klasifikohet në klasën e 13­të, që i përket koeficienti 1. Pra, siguracioni i tij do të jetë 16 mijë lekë (16.000 x 1). Në rast se një shofer ka bërë aksident, ai do të rritet në klasë.

Pra, në këtë rast shkon në klasën 15. Rrjedhimisht edhe çmimi i siguracionit rritet. Klasa e 15­të ka një koeficient 1.3.

Shoferi do të duhet të sigurohet jo më për 16 mijë lekë, por për 20.800 lekë (16.000 x 1.3). Në rast se një shofer nuk bën asnjë aksident gjatë një viti, atëherë ai ulet një shkallë, dhe nga klasa 13 shkon në klasën 12. Koeficienti i klasës 12 është 0.94. Në këtë rast, çmimi i siguracionit do të jetë 15.040 lekë. Pra, më i ulët.

August 22, 2015 07:03
Komento

4 Komente

  1. Jager August 22, 09:35

    Dmth keta do kopjojne copy paste sistemin italian te siguracioneve.

    Reply to this comment
  2. Moza August 22, 09:45

    Nuk eshte puna si Italia, por demet i paguajne si Afgabistani. Kedhtu eshte kur nuk ekziston amf. Si shpjegohet qe tvsh u hoq dhe cmimet u rriten , kjo do te thore se tvsh e kane oadur fiktive. Duhen konttolluar pasurite e pronareve sepse tatime skane paguar.

    Reply to this comment
  3. Darius August 22, 11:30

    Ne 165.000-170.000 polica Sigurimi,ne shtetin e kalbur te Albanias deklaroheshin rreth 60.000.
    Dhe tani rreforma qe do beje RRIPJELLJA ai,miserxhiu,faraxhiu,dhe gjithe shitesit ambulante duhet te shtypin kasen sa kausha me fara shesin.

    Reply to this comment
  4. V,Duka August 22, 17:28

    Ketij ligji i thone “O METE PER VETE”.
    Po shohim KLASEN 13: ne rast se shoferi nuk ka bere asnje aksiden ai nuk perfiton asgje, pra paguante 16.000 leke do te paguaj perseri 16.000 x 1 leke = 16.ooo leke.
    Si e stimulen ky ligj i ri ate qe bene kujdes per te mos u aksidentuar zoterinje burokrate apo servila te kompanive?
    Ky SISTEM apo vendim NUK FAVORIZON ASNJE POSEDUES AUTOMJETI, perkundrazi eshte bere qe te perfitojne sa me shume kompanit e sugurimit, prandaj zoterinjte qe kane ne dore te bejne ndryshimet t’i bejne pa u tallur me poseduesit e mjeteve duke bere medemek “REFERENDUM” per ndryshimen e SISTEMIT apo vendimit.

    Me respekt per lexuesit, V.Duka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim