Siguria e kombëtares, në hotel s’ka simbole kombëtare por xhandarë e qen antiminë

June 7, 2016 19:59

Siguria e kombëtares, në hotel s’ka simbole kombëtare por xhandarë e qen antiminë

I vetmi moment që mund të shohësh lojtarët e përfaqësueses shqiptare në Francë është ai harkut kohor prej 15 minuta që trajneri Gianni de Biasi ka vendosur të lejojë gjithçka të hapur për publikun, përfshirë edhe mediat.

Nuk është e qartë nëse kjo është një masë sigurie e këshilluar edhe nga autoritetet vendase të xhandarmerisë franceze apo thjesht një vendim personal i trajnerit për të mbajtur skuadrën të përqendruar tek Europiani.

Gjithsesi masat e sigurisë janë të një niveli shumë të lartë, hoteli ku ndodhet përfaqësuesja jonë ndoshta është i vetmi që nuk ka një flamur kombëtar tonin të dukshëm, si thuajse çdo dyqan në Perros-Guirec.

Pavarësisht kësaj dallohet lehtësisht që aty ndodhet ekipi ynë përfaqësues. Masat e policisë vendase por edhe siguria private e marrë si asistencë janë të shumta në të gjitha hyrje-daljet e hotelit.

Rreth 30 roje private ndodhen në ambientet e jashtme por edhe të brendshme të hotelit “L’agapa” ku ndodhen kuqezinjtë. Përveç tyre, xhandarmeria ndodhet kudo dhe kontrollon çdo vend përpara se të shkojë ekipi ynë përfaqësues deri edhe me qenë antiminë.

Edhe pse nuk konfirmon askush nga xhandarmeria franceze publikisht, në brendësi të hotelit ku ndodhet ekipi janë dhe dy prej forcave speciale më të njohura në Francë të quajtura Raid, raporton TCH.

Këto dy oficerë të grupeve speciale janë dhe të vetmit persona të armatosur që shoqërojnë ekipin dhe do ta ndjekin atë edhe në udhëtimet jashtë Perros-Guirec, kur të udhëtohet për në Lens, Marsejë dhe Lion në 3 ndeshjet e para.

June 7, 2016 19:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*