Siguria e pushuesve, 140 operacione dezinsektimi në zonat turistike

July 10, 2018 20:48

Siguria e pushuesve, 140 operacione dezinsektimi në zonat turistike

 

Në kuadër të sezonit turistik Ministria e Shëndetësisë ka nisur dezinsektimin e zonave turistike, kryesisht në bregdet, për të parandaluar problemet që lindin nga insektet apo vektorët, që mund të shkaktojnë sëmundje infektive për pushuesit.

Gjatë një intervistë ne ERTV, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se janë kryer 140 trajtime dezinsektimi nga veriu në jug, ndërkohë që procesi vazhdon, për të garantuar mbrojtjen e pushuesve në vend nga insektet.

Procesi i dezinsektimit është kryer në Velipojë, Shëngjin, në Tale për herë të parë, në Durrës dhe në zonat urbane , edhe në Divjakë ku ka qënë problematikë në të shkuarën. Vijon të kryhet përgjatë plazheve të Vlorës, Qeparos, Borshit, Ksamilit. Janë kryer 104 trajtime në këto zona dhe do vijojnë të kryhen 40 të tjera. Ky proces do të monitorohet edhe nga Instituti i Shëndetit Publik që të mos kemi sëmundje infektive”, tha Manastirliu.

l.h/ dita

July 10, 2018 20:48
Komento

1 Koment

  1. Arben July 10, 21:49

    llaporen ja ke bere edrames per sot????!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*